Mustafa Enok Xhixhiua u bë pjesë e futbollit shqiptar dy vite më parë kur erdhi si një lojtar i talentuar për llogari të skuadrës së Partizanit. Me të kuqtë u bë pjesë edhe në Kupat e Europës, apo dhe pjesën e parë të sezonit të shkuar. Më pas përfundoi në Shijak, aty ku u bë idhull i tifozerisë, por edhe një lojtar i spikatur, lider te Erzeni ku shënoi plot 8 gola. Verën e shkuar zgjodhi që të bëhej pjesë e Burrelit, aty ku filloi që të njohë në të vërtetë edhe realitetin shqiptar. E madje, si edhe e thotë në intervistën që ka dhënë për “Vipsport.al”, e ka mbyllur përpara kohe sepse nuk shtyhej më në kushte mjaft të vështira…
-Xhixhiua, si ka qenë për ty eksperienca në Shqipëri?
Erdha për llogari të Partizanit, një klub i madh. Isha pjesë e skuadrës në Kupat e Europës, por edhe në pjesën e parë të sezonit të shkuar. Por isha vetëm 22-vjeçar dhe kërkoja që të luaja sa më shumë. Erzeni më bëri ofertë dhe duke qenë se ishte një ekip me pretendime dhe më plotësoi kushtet luajta në Shijak…Ja vlejti, eksperiencë shumë e bukur
-Lider te Erzeni, por u larguat. Pse?!
E vërtetë në Shijak isha shumë i respektuar, ishte një ambient shumë i mirë për të qenë realist. Kam kaluar shumë mirë në atë klub, më kanë respektuar të gjithë dhe kalova një formë të mirë duke shënuar edhe 8 gola të rëndësishëm. U largova sepse mendova për më mirë. Më thanë se te Burreli do ndërtohej një ekip me pretendime, por kam bërë shumë gabim…
-Çfarë po ndodh tashmë, shikojmë bojkot të stërvitjes dhe situatë anormale për një ekip profesionist?!
Dua të flas për veten time. Kur firmosa kontratën i premtuam njëri-tjetrit që marrëdhënia do të ishte korrekte. Por, shumë shpejt dolën në pah problematika të mëdha. U stresova shumë, sepse me pagat nuk po tregoheshin korrekte. Por, më kryesorja me ushqimin dhe akomodimin. Këto janë të papranueshme, Si mund të luajë një futbollit pa pagesa, apo aq më tepër pa akomodim?! Kështu nuk vazhdohet?
-Çfarë do të bëni?
Nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Burrelit. Kam duruar kaq kohë, por nuk luaj më në atë klub. Do të shoh të ardhmen time, në Shqipëri, pse jo por edhe jashtë. Madje, mund të them me bindje se nga tani nuk jam më pjesë e Burrelit.
MESA DI UNE TE PAKTEN NUKE MBAJE MENDE QE BURRELI KA PASUR FUTBOLL