Manchester City në telashe, rrezikon përjashtimin nga Champions League

4 Dhjetor 2018, 14:33Sport TEMA

Manchester City rrezikon që të mos marrë pjesë sezonin e ardhshëm në kompeticionin e “UEFA Champions League”. 

Sipas medias britanike “The Guardian”, UEFA ka hapur një hetim për Cityn në muajin e kaluar pas akuzave të “De Spiegel” se klubi kishte shmangur rregullat e “fair-playt” financiar.

Gjatë takimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Dublin, presidenti Aleksandër Ceferin u shpreh se shumë shpejt do të ketë një rezultat konkret për hetimet e nisura ndaj klubit anglez.

Kampionët e Premier Ligës më parë janë gjobitur me 25 milion euro për shkeljen e “fair-playt” financiar, por shmangën një dënim nga ana e Federatës Angleze të Futbollit.

Sipas matrialeve të publikuara nga “Football Leaks”, në vitin 2014 Manchester City ka kryer veprime financiare në shkelje të hapur me “fair-playn” financiar vetëm për të shmangur përjashtimin nga garat evropiane.

Një sjellje për të cilën UEFA ka vendosur të nisë një hetim të pavarur që së shpejti do të mbyllet me pasoja për Manchester Cityn.

Sipas mediave britanike, më shumë mundësi skuadra e Pep Guardiolës në sezonin 2019/2020 mund të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje