Fitorja e “Topit të Artë” nga Luka Modriç ka thyer hegjemoninë 10-vjeçare të dyshes Mesi-Ronaldo dhe të afërmit e portugezit duket se nuk e kanë pritur shumë mirë. Postimet në rrjetet sociale të motrës së futbollistit dhe të mikut të tij të ngushtë, i lënë pak vend imagjinatës.
Elma Aveiro, motra e lojtarit, nuk është kursyer në fjalët e saj.
“Fatkeqësisht, kjo është një botë që jeton falë varfërisë, mafias dhe atij bir k… që quhet pará. Fuqia e Zotit është më e madhe se gjithë kjo qelbësirë. Zoti vonin, por nuk gabon”, ishte mesazhi i saj që shoqëronte foton e Ronaldos me “Topin e Artë” nga edicionet e kaluara.
Edhe Miguel Paiçao, mik i ngushtë i Ronaldos, nuk u kursye me komentin e tij, duke shkruar të dhënat që e bënin portugezin lojtarin më të mirë të këtij viti.
“Vetëm kjo mungonte. Është e pabesueshme ajo që kanë bërë këtë vit. Kjo është një mungesë e madhe respekti ndaj atij që ka bërë mëse mjaftueshëm për t’u cilësuar një herë tjetër më i miri. Shumëkush mund të thotë se i shpreh këto gjëra se jam miku i tij por jo.
Askush nuk mund të kalojë mbi numrat e historisë së futbollit dhe të mbyllë sytë para atij që ishte realisht futbollisti më i mirë i vitit.
E vërteta është që askush nuk shënoi më shumë se Ronaldo në sezonin 2017-208, me 54 gola zyrtarë. Ai ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve për herën e 6 radhazi, me 15 gola. Fitoi Ligën e Kampioneve, Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës dhe Superkupën e Spanjës (duke shënuar gola vendimtarë). Ishte protagonist i arritjes më të madhe të Botërorit 2018 duke i shënuar 3 gola Spanjës.
U bë lojtari i parë në botë që shënon në fazat finale të 9 kompeticioneve radhazi për kombëtare. U bë lojtari i parë në botë që kalon shifrën e 400 golave zyrtarë në 5 ligat kryesore. Shënoi në Torino, kur ishte te Real Madrid, golin më të bukur të vitit dhe me shumë mundësi golin më të bukur në historinë e Ligës së Kampioneve.
Mes kandidatëve për “Topin e Artë”, askush nuk e kishte filluar këtë sezon më mirë, me gola, asiste dhe paraqitje të mëdha. Me këto të dhëna, nuk ka vend për asnjë diskutim”, shkruan ai.
KURE QAHENI PER VARFERI EDHE JU,MOSE NGELE KEMBE NJERIU ,QENI , DERRI PA U QARE.
JU DONI QE UJI TE SHKOJE GJITHMONE NE MULLIRIN TUAJ. ME AQE PARA SE MERRE KY MAVRIA JETON GJYSMA E TE VARFEVE NE BOTE ,KURRE MOSE U NGOPSHIT.CFARE KA KY RONALDO ME SHUME SE TE TJERET ? DURONI PAKE SE NE KETE BOTE DO TI PROVONI TE GJITHA ,VETEM DUHET PAKE KOHE. NJERZE PORDHACE,PORE E SOTMJA ESHTE KOHA E K……….E ME DAMKE. KUSHEDI JA KA FAJIN E DASHURA.
PO HARROVA ,SE NUKE ESHTE ME BLATER SHEFI I FEDERATES.
Njeri me hipokrit se ky bythe qim i Portugalise nuk ka
Te gjitha keto qe numeron ky miku i Ronaldos, jane pjesa me e madhe arritje, apo trofe qe Ronaldo i mori vitin e kaluar, vit ne te cilin mor dheTopin e Arte, te cilin vertet e meritonte. Por arritjet e vitit te kaluar, nuk i numerohen ketij viti mor Idiot. Super kupa e Spanjes, Superkupa e Evropes(ku Ronaldo nuk luajti), dhe Boterori i Klubeve, jane arritje te vitit 2017, dhe jo te Vitit 2018.
Po ne 2013-ten qe duhet ta fitonte Frank Ribery , qe nuk la kupe pa mare ne Europe(champion league) Budesligen Gjermane , kupen e gjermanise , dhe kupen e botes ne klube , dhe topin e arte e fitoi vellai jot pa asnje lloj trefeu , si thua moj baxhelle a qe e drejte ???????