“Kinezët fundosën Milanin, i vetmi që përfitoi ishte Berlusconi”

4 Dhjetor 2018, 21:49Sport TEMA

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-presidencës kineze të Milanit, që sipas tij nuk dhanë asgjë të re për klubin e njohur.

Ai pranon se pagesat asnjëherë nuk ishin problem, pasi Yonghong Li i shleu të gjitha detyrimet financiare, por menaxhimi i tyre ishte një problem i madh.

Me sponsorizimet e tyre ishim gjithnjë në tension, pasi paratë vinin gjithnjë në momentin e fundit. 

Vinin, por ama me shumë vonesë dhe në sportin tonë koha është flori, pasi na pengonte që të kryenim investimet e duhura në merkato. 

Nuk e kuptova se përse ikën, por të paktën paguanin edhe pse me vonesa”, thas Mirabelli.

Ai përfshin në këtë çështje edhe ish-presidentin legjendar të kuqezinjve Silvio Berlusconi.

Ai tha se kinezët do të bënin me Milanin atgë që ai nuk kishte patur mundësi të bënte dhe e besuam, pasi bëhet fjalë për një personazh të njohur, një njeri biznesi. 

Mendoj se Berlusconi ishte i vetmi që përfitoi nga kjo situatë, mori paratë nga kinezët, pasi Milani nuk përfitoi asgjë, qëndroi në vendnumëro, madje humbi shumë besueshmëri”, tha Mirabelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje