FOTOT/ Studentët i zënë rrugën Lindita Nikollës, reagon ministrja: Gati të negocioj me ta, por jo në rrugë

5 Dhjetor 2018, 08:29Sociale TEMA
FOTOT/ Studentët i zënë rrugën Lindita Nikollës, reagon

Qindra studentë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Lidhur me këtë ka reaguar në Ora News edhe ministrja e Lindita Nikolla e cila tha se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë.

Sipas Nikollës, kërkesa e studentëve është që ata mos paguajnë vitin që ngelin.

Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër.

Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe degani ka qenë në komunikim me ta.

Ky moment është përdorur nga segemente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin.

Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë.  

Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj”, u shpreh Nikolla. (TemA)

15 komente në “FOTOT/ Studentët i zënë rrugën Lindita Nikollës, reagon ministrja: Gati të negocioj me ta, por jo në rrugë”

  1. drejtoresha e DAR qe pret te shkrihet nga Edi. says:

    studentet nuk duhet te ndalin protesten deris sa te largohet pergjithmone ministrja injorante dhe e korruptuar Nikolla, e cila e ka degraduar gjithe sistemin tone arsimor.

    1. Glaukias says:

      Para kësaj ministreje, sistemi jonë arsimor ka qënë funksional edhe erdhi kjo e degradoi ? Nëse nuk doni të paguani për provimet e mbartura atëherë mësoni e mos ngelni në provime. Por jo, ju doni të rrini kafeneve e të merrni edhe diplomën. Nuk kërkoni të rritet cilësia e mësimdhënies, e laboratorëve, e praktikës, por kërkoni të mbroni ngelësit e kështu penalizoni edhe ata që kanë shkuar në Universitet për të mësuar e jo për foto në Instagram.

    2. Bledi says:

      O drejtoresh. ne vende qe te becs thyrse qe studentet te ulin koken ehe mesojne del e ben politik. Kushe nuk studion penalizohet ne gjith boten, ngel ne klas, nota te ulta ehe paguan haracin e proviene te mbartura. Edhe ska lidhje fare me politiken. Te Protestojne per mesusa edhe drejtoresha te pa pergjegjshme si ti, apo ndonje tjeter, ose kure nuk behet mesim ose kerkohen leke. Por kure ngelin skane te drejte te kerkojne asgje, por teulin koken ehe mesojne!????

    3. Drejtori i ri qe do t'i zere vendin drejtoreshes se DAR qe do te rinovohet se ish drejtoresha eshte e korruptuar, injorante dhe ca si qejflie, e says:

      Studentet do ta ndalin protesten menjehere ne momentin qe do te largohet kjo bicim drejtoresha me karkateristikat e mesiperme.

  2. Doni rrumpallen vdekjeprurese apo shtet says:

    Asnje leshim. Nuk shkohet ne universitet per te ngelur deri sa ja sjell te hunda profesorve dhe u japin nje diplome. Boll ne me mastera te shpifur qe na kan len nje shkeull prapa gjermanis. Studim vetem per profesionistet e vertet dhe te motivuar.

    1. bureto says:

      Studentët, edhe mund të ngelin. Kjo s’përbën ndonjë çudi. Por ama, në këtë rast, duhen menduar edhe kostot. Te privati si veprohet? A paguajnë përsëri nëse përsëritin vitin? Po në regjimin e kaluar, për ata që përfitonin bursë nga shteti, studentit përsëritës a nuk iu pritej bursa? Gjynah që nxiten studentët të kërkojnë atë që s’u takon. Kështu më së paku keqedukohen, që para mundit të venë qylin.

  3. Toni.D says:

    Ok protesten… por mos pranoni figura politike ne radhet tuaja… pasi behet pa vlere…. sa me larg te ashtequajturit politikane.

  4. Lil Toronto says:

    Fajin e ka minisria qe pranon studente me mesatare shume te ulet. Ja rrezultati. T’u vije turp nga prinderit qe I paguajne keta femije. Femije te pafytyre.
    Beje mesataren 8.5 e shiko pastaj.

  5. enver hoxha says:

    lereni ore njerez politiken e partive shikoni partine e xhepit tuaj. ne universitet publike japin mesim profesore me dipllome te dyshimte. tarifa te larta cilesi e dobet.ku ti cojme femijet ne privat jashte shtetit. nuk kemi para jetojme me djerse . jo si ju politikane hajduta rektore hajdute . plera kriminele te ketij vendi.

  6. Usa says:

    Studentet nuk duan te paguajne kur ngelen ne klase dhe perseritin vitin eshte apsurde duhet te paguajne dhe bile pak me shume sec kane paguar se jane perserites .pyesni nje here per ketu ne usa para se te fillosh simestin do zgjedhesh lendet do te pagush leket kokerr me kokerr pastaj ne dac meso ose jo nuk behet merak njeri persa i perket librave i paguan studenti sa te jete cmimi qe munt te varioje nga 200 deri 800 $ prandaj ju qe beni proteste ekini mendjen tek faqja e zeze(fes buku) e jo te mesimet pse nuk pyesni moshataret tuaj qe studiojne ne usa qe marrin me detyri jo me pak se 12 kredite qe jane te detyruar ti paguaje me cmim me te larte se amerikanet te punojne pas mesimit qe te paguajne qirane shkollen librat ushqimin inshurencen e makines dhe po i perballove keto vazhon shkollen nese jo kethe majat nga ke fhembrat dhe ik se nuk behet merak njeri prandaj dhe ju shtojuni punes e lerini protestat dhe mos umerrni me partiti se nuk do te fitoni gje se familjet ju dine shkolle

  7. Gjeto says:

    Ka ardhur koha qe qeveria te jape llogari si perdoren taksat. shkollat me pagese, shendetsia te privati, keta nuk e kane idene.

    1. Prindi says:

      Keta ngelesat qe protestojne me IPhone neper duar dhe dergojne foto nga protesta ne Instagram nuk kane mend per shkolle. Vajza ime qe eshte pedagoge ne nje universitet publik me tregonte se disa prej tyre kane ngelur per here te trete dhe katert ne lenden e saj dhe gjithe egersine e tyre e luajne per te demotivuar pedagoget te cilet jane heronj qe merren me tipa si disa prej tyre. Ne Amerike po nuk pate para per te paguar studimet nuk ben shkolle, por kalon ne kualifikimet e nevojshme profesionale dhe i bashkohesh armates se punes ne fabrika, miniera, bujqesi, etj. Perse taksat e shqiptareve duhet te mbajne ne kembe universitete te mbipopulluara me studente medioker qe nuk studiojne? Ketu duhet zbatuar rregullorja e universiteteve gjermane sipas se ciles po u shpalle ngeles per here te trete ne nje lende perjashtohesh nga universiteti dhe duhet te merresh me dicka tjeter qe mund ta besh me mire. Keta kujtojne dhe sugjestionohen se jane te lindur per tu bere kuadro dhe nuk kane parasysh se kjo nuk arrihet pa ta pritur njecike truri dhe shume pune, parakushte te cilat atyre qe ngelen natyrisht u mungon njera, tjetra apo te dyja bashke. Rigoni nuk behet dot lis!!!!!!!

  8. ben says:

    Per cfare studentesh e keni fjalen, per ata qe kalojne kohen neper kafenete e Tiranes. Shkolle ishte dikur, kur duhet te studjoje cdo dite deri ne mengjes per te marre provimet. Fakt eshte se ata qe kane mbaruar shkollen e Enverit, po hane buke kudo qe jane neper bote. Keta te sotmit qe i marrin provimet duke paguar nen dore pedagoget as per roje zyre nuk bejne. Ngelesit, kur duan qe te perserisin vitin eshte normale qe duhet te paguajne.

  9. Xhaa Suloja says:

    Gëzohem që shikoj këta studentë të qeshur, të shëndetshëm në trup dhe me veshje të shtrenjta. Gëzohem po ashtu që nuk i kursejnë parat për të blerë borije. Gëzohem vërtet që protestën e shoqërojnë me dashamirësi, të gjithë të gëzuar, bisedojnë me njëri-tjetrin sikur janë në piknike.
    Ja ky është brezi i ri, na jep një shembull që protestat të bëhen të qeta, objektive dhe për çështje të drejta, siç është kërkesa e tyre më se e drejtë që pavarësisht se kanë ngelur në klasë, vitin shkollor që përsërisin nuk ka arsye që ta paguajnë. Nëse e paguajnë do të thotë që një vit shkollor të paguhet dy herë. Jo. Kjo nuk është e drejtë sepse studentët ngelës, nuk kanë faj pse nuk mësojnë dhe ngelin, ? fajin në këto raste e kanë pedagogët, që nuk mbyllin sytë dhe veshët kur përgjigjen studentët dhe në librezë të shënojnë notën ” shumë mirë” , kalon.
    Ku është dëgjuar, përshembull, që një fakultet mbaron për 5 vjet dhe për këtë paguhet 5 vjet, dhe për rastet kur ka studentë që (jo për faj të tyre) nuk e mbarojnë për 5 vjet, por meqë nuk studiojnë dhe pedagogu nuk u a jep notën, mirë apo shumë mirë, ata e përsërisin vitin shkollor qoftë dhe dy tre vjet të tjera deri sa ta mbarojnë dhe për këto vite ata përsëri duhet të paguajnë? Jo, more rektorë, dekanë, ministra e më shumë, nuk ka pse paguhet dy herë i njëjti vit. Ja pra sa e thjeshtë dhe e drejtë është kërkesa e studentëve ngelës.
    Do thotë ndokush që kjo kërkesë është sbsurde. Po keni të drejtë ta thoni këtë, por për ju të tjerët që kërkoni të zbatoni ligjet, rregullat, ndërsa për shqupin është krejt ndryshe. Kërkesa është e drejtë sikundër dhe mos prishja e ndërtesave në kundërshtim me ligjet. Shqupit dhe kjo pjesë e admirueshme e shqupit, shikojnë dhe kërkojnë jo ligjet por rrëmujën. E dini pse? Sepse po i merr në qafë, ai i gjati që nuk u a jep pushtetin në tavolinë. Xha Suloja

  10. Likja says:

    Po ata legena te perdorur nga pd bllokojne rrugen e njerzve te thjeshte me ore te tera po nuk ka shtet ketu tu hyje me dru.Njerzit do shkojne ne pune ne spital apo nje urgjence duhet tu marrin leje ketyre legenave.Pse nuk bllokojne k/ministrin ata po bllokojne rruget ku levizin njerzit per hallet e tyre.Nga zogu i zi deri ne qender eshte e pamundur te kalosh per shkak te ketyre bq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje