Kryeministri i Greqisë: Ballkani jo më një fuçi baruti

5 Dhjetor 2018, 15:06Rajoni TEMA

“Ballkani ka bërë shumë luftëra në të kaluarën dhe vizioni ynë duhet të jetë një Ballkan jo më një fuçi barut për Europën, por një rajon që aspiron një model të ri në emër të unitetit të popullit europian”, tha kryeministri Aleksis Cipras pas takimit të tij në Athinë me presidentin slloven, Borut Pahor.

Ciprasi tha se “në vitet e fundit, Greqia është përballur me vështirësi financiare madhore, por më në fund ka arritur të dalë nga kriza falë vendosmërisë dhe sakrificave të popullit grek që tani është duke dhënë frytet e saj”.

Kryeministri grek theksoi se “Greqia po rikthehet në Ballkan nëpërmjet bashkëpunimeve të rëndësishme me vendet fqinje dhe një marrëveshje të rëndësishme të nënshkruar me Maqedoninë në vitin 2018”.

Ai u shpreh gjithashtu “i kënaqur se Maqedonia po lëviz shpejt me procedurat për të rishikuar Kushtetutën e vendit, sipas Marrëveshjes së Prespës dhe që të ndryshojë emrin e saj kushtetues”.

2 komente në “Kryeministri i Greqisë: Ballkani jo më një fuçi baruti”

  1. Ik ore b…q…Cam i pabese po na shpjegon ti Ballkanin se ceshte kapi dhe futi ne burg ato b..q..e tu qe po bejn vrasjen e shqiptareve me keq se ne Mesjete edhe nje here ti Cam i pabese Lryeministri i karit

  2. Alban says:

    Po keshtu per llafe ti Ciper te thane piten. Greqia ja doli per shkak te dashamiresise se popujve europian q si Gjermanet etj, qe s’u ngrriten te thoshin sduam te paguajme nga parat e femijve tane, per buzuqet e Grekve. Populli grek pervecse peshtye e shau kete dashamiresi, u tregua dhe mosmirenjohes duke kafshuar doren qe i dha buke. Greqia dhe nacionalismi i saj shovnist eshte aryse pse ne Ballkan eshte fuqi baruti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje