NATO: Prishtina do përballet me pasoja serioze nëse krijon ushtrinë

5 Dhjetor 2018, 18:50Rajoni TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”.

Sipas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat”.

Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, tha Stoltenberg.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri përmes tri ligjeve që pritet të miratohen në Kuvend më 14 dhjetor.

Lidhur me këto synime, kreu i NATO-s tërhoqi vërejtjen se nëse një gjë e tilë ndodh, atëherë “NATO-ja do ta shqyrtojë angazhimin e saj rreth Kosovës”.

I pyetur se për çfarë pasojash bëhet fjalë, Stoltenberg tha se vendimet i takojnë Këshillit të Aleancës Veriatlantike, si organi më i lartë i NATO-s.

Kreu i Aleancës së NATO-s konfirmoi se në takimin ministror është folur edhe në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës doganore prej 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Hapa të tillë e rëndojnë edhe më shumë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, dialogu është mënyra e vetme që të arrihet një paqe e qëndrueshme në rajon.

U bëjmë thirrje si Prishtinës ashtu edhe Beogradit që të përmbahen nga provokimet dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme në mënyrë që të ecin kah një e ardhme më e mirë”, tha Jens Stoltenberg.

12 komente në “NATO: Prishtina do përballet me pasoja serioze nëse krijon ushtrinë”

  1. Toni says:

    Hajde merre vesh. Rrini ashtu si mut tju shkeli Serbi me kembe dhe duhet ta duroni I thone kesaj. Kjo vetem pavaresi nuk eshte.

  2. jo per gje..... says:

    Titull disinformues… pale kujt i sherben ?

  3. agim says:

    Tjeshte po tregon veten se je antishqiptar si shume zyrtar Evropian

  4. Martin says:

    Po te jete per ju kurre nuk do kishim nje Kosove te lire e sovrane. Ushtria e Kosoves duhet ngritur per te mbrojtur ate sovranitet qe me gjak e pune e fituan ata djem te UCK ne vitin e mbrapshte 1998 kunder barbareve serbe qe masakruan e bene gjenocid ndaj popullsise kosovare. Ai genocid nuk duhet te ndodhe me. Pse nuk e thone kete lideret tane po lene te derdellisin serbet genjeshtra me bisht.
    Pse nuk i vene perpara faktit se ishin ata qe shkaktuan masakra e vrane pleq e femije e nuk i nxjerrin perpara drejtesise ata qe i shkaktuan. E tani na dalin si viktima. E si mund te flere e qete Prishtina kur askush nuk ja garanton qe ata qe shkaktuan ate genocid ne 1998 nuk do ta shkaktojne prape. Po Russia qe ka armatosur deri ne dhembe Krimene e Ukrainen lindore kujt i shet moral per krijim ushtrie?

  5. Kadriu says:

    Shume bukur!
    Edhe Shqiperise ja shkrine ushterine dhe gjithe armatimin. I lane disa automatike per forcat paqeruajtese qe u interesojne atyre dhe: Fqinjet tane anetare te BE dhe NATO vrasin nga nje Shqiptar ne dite. Dhe prijsat tane qe me fjale jane gati ti nxjerin syte njeri tjetrit, per keto jete njerezish belbezojne ndonje fjale gjithe frike se mos i degjon Brukseli.

  6. Pellazgos says:

    Spejt akoma Qiprua po ben 43 vjet dhe ka akoma “kohe” per bisedime.
    Keshtu jane protektoratet d.m.th dashnoret kur nuk do te martohesh,e shker…….en dhe po beri derci verci e di se ce pret.
    Serbia e thote troc qe kurre nuk do e njohe Kosoven,ky thote te bisedojne edge nja tre mije vjet.

  7. ILIAZ LAZI - Gostivari says:

    —“NË MOMENT TË PAPËRSHTATSHËM”, NA THOTË KY BANDILI QË ËSHTË RRITUR NË BEOGRAD DHE QANTE KUR E GODITËN FARE PAK SERBINË, NDËRSA ISHTE MINISTREJA MUTE E JASHTME E NORVEGJISË TIJ QË GËRTHISTE ATY NGA VITI 2001 SE ASESI TË MOS MENDOJNË SHQIPTARËT SE KOSOVA DO BËHET E PAVARUR DHE SE PËR SHQIPTARËT PARAJSA E FERRIT DO JETË MBETJA NËN SUNDIMIN E SERBISË. E LARGUAM MILLOSHIN (!!!!) E MILIONA MLADICA TË TJERË LE TË HYJNË NË DARDANI E TË USHTROJNË MASAKRA GJENOCIDALE ME CKA DO NA FORCOHEJ PERSPEKTIVA EVROPIANE.
    MERRNIE KËTË PRONONCIM TË TIJIN SI PERSONAL DHE NUK BESOJ ASPAK SE KY KËRCËNIM VJEN PREJ ANDEJ QË NUK VJEN KURRË – NGA AMERIKA-
    USA, USA, USA!

  8. ILIAZ LAZI - Gostivari says:

    POR TI MOR SERB KURVE, SE DEKLAROJE SE NDJEHESH EDHE SERB, SE KE SHOKËT MË TË DASHUR TË MOSHËS SHKOLLORE TË DASHURIT TUAJ SERBË, SE TË MERR MALLI PËR BEOGRADIN,
    PO GJYSHËRIT TUAJ C´PATËN QË U NDANË NGA SUEDIA!!!, AJO (SUEDIA) NUK USHTRONTE DHUNË MBI JU, JU MËSOI SE SI TË PËRPARONI SE ISHIT SHPELLARË, VURI BAZAT E INDUSTRISË MODERNE, GJERMANIT I THOSHTE TË GODASË KOKAT SI TI DHE TY TË MËSOI SI TA LUFTOSH GJERMANIN, KUPTON?
    NA LENI TË ARMATOSEMI E TË MBROHEMI VETË E MOS NA RRINË TIPAT SI TI, TË EVROPËS, MBI KOKË E TË NA JAPIN MËSIM SE SI DUHET TÍU PËRKULEMI SHOVENISTËVE SERBË E SLLAVOSHKIEVE TË FYROMIT. NJË PRONONCIM ANTISHQIPTAR ZYRTAR NGA KËSO NIVELESH TREGON SKIZMAT BRENDA STRUKTURËS NATO.
    LE TË SJELLIN NDËR MEND KËTO ANTIAMERIKANËT E EVROPËS SE PA USA-N, RUSISHTJA DO BËHET GJUHË E HEGJEMONISË NË GJITHË EVROPËN.I

  9. Al paci says:

    Se ca thot ky as mos ta rruajn fare shqiptaret kosova te ndertojn ushtrine dhe ta forcojn ate. Po ushtrin ta mbajn per te mbrojtur kosoven nga ndonje sulm ne teritorin kosovare. Dhe ska ca te bejn ase ku homua evropian dhe as putana e rusise. Amerika ka dhen ok. Haredinaje zbato rregulloren dhe ec perpara leri te lehin keta. Kosova eshte e vetmja nderhyrje e amerikes qe prodhoi stabilitet.

  10. Lani says:

    Jens Stoltenberg qelbanik antishqiptar thefsh qafen oj kurve proserbe.

  11. rexha 10 says:

    OKB FLETE PER DOGANAT E KOSOVES ME SERBIN ,KY PO NA FLET QE TE MOSE KRIJONI USHTRIN.
    ORE STOLTEMBERGE ,KISHA NJE PYETJE PER TE BERE .PSE JU SHQETSON KAQE SHUME RIFORMIMI I USHTRISE SE KOSOVES JUVE?.
    PO TE ISHTE PER EUROPEN KOSOVA EDHE SOTE TE KESAJ DITE DO ISHTE PJESE E SERBISE ,DHE TI DO ISHE NDONJE SPIUNE I ANGLEZEVE.PO SHTEPINE TATE ,A E KE ME AVULLI ? SHQIPTARET KANE NJE SHPREHJE :USHTRINE E KEMI , ARMIKUN E PRESIM TEKE DERA PROVOJENI PO UA MBAJTI.CFARE TE KEQE PO BENE USHTRIA E KOSOVES? OKB dhe NATO DUHET TI BEJE THIRRJE POPUJEVE TE BOTES ,QE TE NJOHIN PAVARSINE E KOSOVES ASHTU GJYSMA _GJYSMA SI JU DHA .JA DIME PER NDERE AMERIKES DHE JO EUROPES.ISHTE AMERIKA AJO QE E DREJTOI NATON NE LUFTE KUNDER SERBISE .

  12. Marku says:

    Zoti Stolenberg ne kete rast shpreh mendimin e vet personal si dhe te shteteve anetare qe nuk e kane njohur kosoven , por kjo nuk do te thote aspak se ushtria sdo krijohet me daten 14 dhjetor 2018.
    NATO eshte nje aleance ushtarake ne te cilen SHBA te Jane garantuesi kryesore si dhe mbajtesi I vetem I dokumentit te firmosur nga vendet anetare .
    Me fjale te tjera SHBA te dhe vetem SHBA te mund ti thone cdo vendi anetare ose te gjitha vendeve anetare ate shprehjen ” topi eshte I imi dhe penalltine do ta gjuaj une ” .
    Ne kete rast SHBA I kane dhene instruksione te qarta qeverise se kosoves per formimin e ushtrise .
    Keto perrallat e zotit Stolenberg se bashku me shtetet anetare qe kane nje drejtim te mprehte antishqipetare skane asnje fare rendesie.
    Ashtu si SHBA te e futen Shqiperine ne aleance pa vullnetin e shteteve antishqipetare si
    franca dhe greqia ashtu do ta fusin edhe Kosoven pa I pyetur fare keta xhuxhe antishqipetare.
    Europa plake dhe mendjemadhe asnjehere nuk luftoi per lirine e saje sepse ajo ju dhurua nga SHBA dhe Mbreteria e Bashkuar , ndesa edhe sot e kesaj dite kjo shtrige mbrohet ushtarakisht dhe ne menyre te pamerituar po nga SHBA te, dhe si te tille keta dordolece me zemer sllave dhe antishqipetare skane asnje te drejte te flasin ne emer te aleances.
    Por megjithate KOSOVA DO TA KETE USHTRINE ME 14 DHJETORE 2018 !!!!!.
    URIMEEEEEEE !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje