Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është pëgjigjur kritikëve që i kanë kërkuar t’i qëndrojë larg protestave të studentëve dhe të mos e ndoste politikisht.
Ai thotë në “Ora News” se në protestën e studentëve të Elbasanit është si pedagog dhe jo si përfaqësues i PD.
“Prej 30 vitesh jam pedagog i këtij universiteti. Kam pasur një kërkesë nga studentët që unë të jem i pranishëm dhe i mbështes ata.
Ekzistenca ime profesionale dhe akademike me detyron që të jem pranë studentëve. Jetën akademike dhe politike e kam pasur afër studentëve. Unë i përçmoj të gjitha interpretimet me sfond politik. Prania ime është si pjesë e stafit akademike.
Është zhvilluar një takim me studentët dhe përfaqësues të Universitet. Nuk kanë rënë dakord studentët për një zgjidhje të ndërmjetme, sepse zgjidhja e ndërmjetme nuk e shmang VKM. Kërkesat e studentëve janë edhe për përgjysminin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve”, tha Boçi.
Ok o Luci ikkkkk….