Aleatja dhe e preferuara e Angela Merkel është zgjedhur kryetare e Kristian Demokratëve të Gjermanisë, duke mundur rivalin e saj më të afërt në raundin e dytë.
Annegret Kramp-Karrenbauer mundi biznesmenin milioner Friedrich Merz në raundin e dytë.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn humbi që në raundin e parë.
Kramp-Karrenbauer nuk bëhet automatikisht kancelare.
Merkel ka shprehur vendosmërinë e saj për të qëndruar si kancelare për tre vitet e mbetura të mandatit të saj në detyrë.
Pesëdhjetë e gjashtë për qind e gjermanëve mbështesin vendimin e saj për ta bërë këtë gj.
Arsyeja e saj për të mos qëndruar për t’u rizgjedhur si kryetare e partisë shihet si strategjike, duke lejuar partinë që ajo iu bashkua në moshën 35 vjeç, pas rënies së Murit të Berlinit, të rillogarisë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.
Votimi për pasardhësin e Merkelit pasoi një garë të ashpër për udhëheqjes në CDU.
Kramp-Karrenbauer u përball me sfidën e gjatë në betejën për udhëheqjen e CDU-së.
Ish-shefja e Saarlandit fitoi 517 nga 999 vota të hedhura nga delegatët.
Ajo mposhti ngushtë Friedrich Merz, një avokat milioner, i cili mori 482 vota në konferencën e partisë.
Si kreu i partisë më të madhe të Gjermanisë, zonja Kramp-Karrenbauer mund të bëhet kancelare e ardhshme e Gjermanisë.
Nuk jam “kopja” e Merkel
Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Annegret Kramp-Karrenbauer pranoi e emocionuar fitoren me diferencë të vogël votash. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, ajo mori 517 vota, kurse konkurenti i saj Friedrich Merz mori 482 vota. Jens Spahn u eleminua në raundin e parë të votimit.
Annegret Kramp-Karrenbauer ishte shprehur më parë se në rast fitoreje si kryetare ajo do të mbështeste qëndrimin në post të kancelares Merkel deri në fund të mandatit të saj në vitin 2021.
Duke iu drejtuar delegatëve në krye të votimit, Kramp-Karrenbauer foli për perceptimin që ajo është një “mini-Merkel”. “Njerëzit më konsiderojnë një kopje, më shumë nga e njëjta gjë, por unë mund t’ju them se qëndroj këtu me personin tim, si vetja ime.”
56 vjeçarja Kramp-Karrenbauer ishte kandidatja e preferuar e Kancelares Angela Merkel. Më parë ajo ka qenë kryeministre e suksesshme në landin e vogël të Zarës, ku drejtoi një koalicion tripartiak. Ajo ka reputacionin se është e aftë të bashkojë pozicione të ndryshme brenda CDU-së dhe një talent për aleanca me parti të tjera.
Friedrich Merz dhe Jens Spahn, dy konkurrentët e uruan fituesen dhe i premtuan bashkëpunim në forumet e partisë.
Kush është AKK-ja?
Annegret Kramp-Karrenbauer është një zonjë me humor. Për shkak se emri dhe dy mbiemrat e saj janë të gjatë, në parti e thërrasin AKK. Kjo shkurtesë tingëllon si një version i ri i kallashnikovit, por në fakt bëhet fjalë për një grua që para së të flasë mendohet mirë e mirë se çfarë dëshiron të thotë. Kur Annegret Kramp-Karrenbauer u bë ministre e punës, çështjeve sociale, familjes, preventivës dhe sportit në Saarland, krahinën më të vogël gjermane në kufi me Francën, ajo tha se kurrë nuk e kishte menduar se titulli i ministrisë që do të drejtonte do të ishte «më i gjatë se emri im». Më 2011 AKK u zgjodh kryeministre e Saarlandit.
Ajo tërë jetën e saj politike e ka kaluar në radhët e Partisë Kristiandemokrate (CDU), partisë që për 18 vjet u drejtua nga Angela Merkel, e cila nga viti 2005 është kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.
Tani bota duhet të mbajë mend emrin e Annegret Kramp-Karrenbauer.
Kur Merkel e prezantoi AKK si sekretare të re të përgjithshme të CDU-së, ajo dukej shumë e lumtur, saqë tha se Annegret Kramp-Karrenbauer është e para grua në këtë post.
Pastaj AKK mori fjalën dhe Merkel ndërhyri menjëherë duke thënë: «Ach, nee» (Ah, jo): Merkel kishte harruar se edhe vetë ka qenë sekretare e përgjithshme e CDU-së.
Në Saarland, Kramp-Karrenbauer ka qeverisur pa bujë, por në mënyrë efikase – dhe në karnevale qe bërë e famshme si pastruese e veshur me pardesy, shami dhe fshesë.
Annegret Kramp-Karrenbauer u lind më 9 gusht 1962 në Saarland.
Pas anëtarësimit të CDU si 18-vjeçare AKK studioi shkencat politike dhe drejtësinë.
Kur karriera e saj në politikë filloi të përparonte burri i saj, një inxhinier minierash, u kujdes për tre djemtë e përbashkët.
Në portretet e botuara në gazetat gjermane AKK dhe Merkel përshkruhen si të ngjashme dhe prapëseprapë të ndryshme.
Merkel është rritur në diktaturën e Gjermanisë Lindore, AKK në Gjermaninë perëndimore.
Megjithatë, që të dyja i bashkon qasja e qetë ndaj problemeve.
Merkel e njohu Annegret Kramp-Karrenbauer gjatë negociatave për koalicion me socialdemokratët në vitin 2013.
Që nga ajo kohë kancelarja ka respekt për mënyrën e politikëbërëjes nga ana e AKK-së.
Ajo ka 17 vjet përvojë punë në poste qeveritare, por në provincë, ndërsa tani, ajo luan rol në skenën nacionale të politikës.
Gjatë krizës së refugjatëve Kramp-Karrenbauer ishte përkrahëse e Merkelit.
Por AKK ishte e qartë sa i përket respektimit të rregullave nga ana e refugjatëve.
Në një samit të unionit të grave të CDU-së në janar 2016 ajo tha se sipas raporteve ka burra myslimanë, të cilët në qendra te azilit nuk pranojnë të marrin ushqimin nga gratë.
AKK tha se ka dy mënyra për t’iu përgjigjur kësaj sfide: duke marrë parasysh dallimet kulturore të krijohet një radhë e dytë, ku burrat shërbejnë burrat me ushqim.
Ose të thuhet: «Atëherë s’ka ushqim». Kramp-Karrenbauer tha se ajo preferonte variantin e dytë.
Iku muti erdhi kaka