ANALIZA: Amerika është më shumë se sa epoka Trump, le ta ringjallim "lovestory-n" transatlantik!

9 Dhjetor 2018, 21:48Bota TEMA

Amerika është më shumë se sa epoka Trump dhe marrëdhëniet transatlantike duhet të jenë më të zgjeruara, shkruan analisti rumun Radu Magdin. Europa Lindore luan një rol kyç në këtë kontekst.

Politika e pushtetit në të dyja anët e Atlantikut duket sërish të luhatet mes farsës dhe dramës. E kush kujdeset, që të merren parasysh Kina dhe Rusia, kur brenda Perëndimit mosmarrëveshjet janë kaq të dukshme dhe besimi reciprok po humbet? Por qendrimi agresiv i Rusisë në Detin Azov na kujton, se çfarë është në të vërtetë e rëndësishme. A është i mundur një ekuilibër i ri dhe i frytshëm mes SHBA-së dhe BE-së?

Në asnjë moment tjetër të Luftës së Ftohtë një projekt i madh i ri i Perëndimit nuk ka qenë më i nevojshëm sa sot. Pikat më të rëndësishme të tij nisin me një NATO të fortë dhe me një marrëdhënie transatlantike në lulëzim si dhe me një marrëvesjhje të rinovuar TTIP. Për të rifituar besimin, shpesh janë të nevojshme edhe projekte të vogla por me domethënie. Europa Lindore mund të ofrojë zgjidhje. Në qarqet gjeopolitike mbizotëron gjithnjë e më shumë modeli, që Lindja “është e gasthme”. Luftërat e mëdha për pushtet në këtë pjesë të botës po rindizen sërish pas gati 30 vjetësh – dhe Perëndimi duhet të veprojë.

Europa Lindore pret më shumë nga Brukseli dhe Berlini

Europa Perëndimore po e merr letshëm – dhe është si e mpirë në përpjekjet për të gjetur një ekuilibër të ri. Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në një intervsitë ka theksuar, se Europa sot nuk mund të jetojë me Trumpin, por ajo as nuk mund të jetojë pa SHBA-në. Megjithatë arkitektët e një marrëdhnëieje të re transatlantike nuk duhet t’i mbyllin sytë, ndaj asaj që po ndodh aktualisht në Adriatik, në Detin Baltik dhe në Detin e Zi. Krizat e fundit kanë treguar, se një ndërhyrje solide në fazën e parë të një krize mund të arrijë një mrekulli, ndërsa qendrimi në pasivitet bën që më pas të të duhet të përballesh me pasojat.

Amerikanët vazhdojnë të jenë aktivë në rajon dhe duket se e kuptojnë, përse bëhet fjalë aty – jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht e ushtarakisht. Megjithatë Europa Lindore pret më shumë nga Brukseli dhe Berlini. Si epiqendra të politikës europiane ato duhet të jenë mjaft të vëmendshme ndaj luftrave për pushtet përreth Europës Lindore. Shumë vende të rajonit janë ndërkohë anëtarë të BE-së, dhe fqinjësia direkte luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Formate të ndryshme bashkëpunimi ofrojnë një lloj shije paraprake të aleancave të mundshme të së ardhmes.

Ofensiva kineze e joshjes është në funksionim të plotë dhe formati 16+1 (një platformë e thellimit të bashkëpunimit mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore) është si një lloj shoqate ombrellë për marrëdhëniet bilaterale, që bazohen tek projekte qendrore investimesh. Parë në aspektin politik, këto duken si tërësisht të padëmshme. Nisma e tre detrave jep një përgjigje ndaj “Europës së dy shpejtësive”, që dëshiron presidenti francez Emmanuel Macron. Shtetet e Vishegradit (Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia) e kanë kuptuar, që me tërheqjen e Perëndimit nuk mund t’ia dalin vetëm. Edhe për këtë arsye është krijuar projekti i ri i tre detrave. Madje edhe influenca e fuqishme ruse në disa shtete të grupit të Vishegradit, të Ballkanit Perëndimor dhe partneriteti lindor duhet të preokupojnë këdo, që ende e ka në kujtesë epokën sovjetike.

Sfida nga Rusia

Problemet nuk ndalin para kufijve të BE-së: politika e fqinjësisë mbetet problematike nëse ajo nuk ndiqet me guxim ashtu si duhet. Kryesusesit në Ballkanin Perëndimor dhe partneriteti lindor vazhdojnë të shihen mbi bazën e një ekuilibri të paqendrueshëm, me dallimin kryesor, që vendet e Ballkanit kanë një perspektivë në BE për vitin 2025. Strategjitë në nivel të zgjeruar mungojnë, ngjarjet thejshtë po precipitojnë. Realistët e shohin Ukrainën si një angari për Perëndimin, mantra e tyre është: “nuk është lufta jonë.” Qytetarët e orientuar nga vlerat mendojnë ndryshe, për ta Ukraina ka një rëndësi qendrore, dhe nuk e konsiderojnë atë vetëm si një territor eksperimental për fuqitë e mëdha.

Incidentet e fundit në Detin Azov e kandë ndryshuar tërësisht situatën. Për Brukselin dhe Uashingtonin çështja nëse po veprojnë drejt ose gabim me Ukrainën, krijon një rast precendet. Prej kësaj dileme partnerët transatlantikë mund ta kuptojnë, se sa e madhe është sfida prej Rusisë. Pas Gjerogjisë dhe Ukrainës nuk ka garanci, që Rusia nuk do të inkurajohet për të vënë në shënjestër ndonëjrin prej shteteve baltike apo ndonjë vend tjetër aleat të NATO-s. Nevojitet një front solid për një “politikë të stopimit 2.0”. Deklaratat e ministrit të Jashtëm të SHBA-së Mike Pompeo në Bruksel mund të shihen si një fillim i projektit të rikonstruktimit. Nevoja është nëna e shpikjes. Për pjesën tjetër të mandatit të Trumpit do të ketë një bashkëpunim të karakterizuar nga konkurrenca mes Brukselit dhe Uashingtonit, por politika e sigurisë duhet të jetë gjithmonë në shenjë të bashkëpunimit të ngushtë.

Në Europën Qendrore dhe Lindore krahas politikës së energjetikës dhe industrisë në radhë të parë synohet për një siguri dhe mbrojtje të përbashkët. BE-së i duhet një strategji e re për angazhimin e saj në Lindje dhe një diskutim i sinqertë me këto vende lidhur me vijat e kuqe. Këto duhet të garantojnë, që Europa përparon, pa u prekur prej krizave pranë protave të saj. Eshtë e paimagjinueshme që një diskutim i tillë të mund të bëhet pa SHBA-në.

Përfaqësues të Gjermanisë si dhe Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker në vjeshtë ishin në samitin e nismës së vendeve të tre detrave në Bukuresht: Kjo është një shenjë e mirë, që duhet të pasohet nga hapa të tjerë. Nëse bashkëpunojnë Amerika dhe Europa mund ta rigjallërojnë historinë e tyre të dashurisë dhe ta ndalin Rusinë nga aksione të tjera të ngjashme ai ato në Ukrainë. A nuk do të ishte kjo më mirë, të veprosh duke folur dhe koordinuar bashkarisht, në vend që të ankohesh për konkurrencën me Kinën apo kërcënimet nga Rusia? Koha e duhur pra që profesionistët e vërtetë nga të dyja anët e Atlantikut të rinisin punën e tyre të përbashkët.

Radu Magdin është një analist rumun dhe këshilltar politik. Ndër të tjera ai ka këshilluar kryeministrin e Rumanisë (2014-2015) dhe kryeministrin e Republikës së Moldavisë (2016-2017). Në vitet 2007 – 2012 ai ka punuar në Bruksel për Parlamentin Europian, EurActiv dhe Google. Ai bën pjesë në grupin e punës të “NATO Emerging Leaders” të këshillit të SHBA-së.

2 komente në “ANALIZA: Amerika është më shumë se sa epoka Trump, le ta ringjallim “lovestory-n” transatlantik!”

  1. Albaniac says:

    “Ne nuk kemi asnje qen në atë luftë. ”
    James Baker, sekretar i shtetit i SHBA, qershor 1991, duke folur për shpërbërjen e afërt të Jugosllavisë.

    “Ne nuk përjashtojmë rregullimet territoriale. … Ne mendojmë se ata duhet ta zgjidhin atë për vete.
    “John Bolton, këshilltar i sigurimit kombëtar të SHBA, gusht 2018, duke folur për bisedimet mbi këmbimet territoriale midis Serbisë dhe Kosovës.

    Kur të shkruhet historia e ardhshme e Ballkanit, këto dy deklarata do të jenë më konsekuentet te thena nga cilido zyrtar i SHBA.
    Ishte deklarata e James Baker që dha dritën e gjelbër për Slobodan Millosheviç për të lëshuar arsenalin e plotë të ish-Jugosllavisë në Kroacinë e shkëputur dhe Bosnje dhe Herzegovinën. Dhe rezultati ishte një seri disfatë e konflikteve në rajon, të gjitha pothuajse tërësisht të shmangshme.

    Deklarata e John Bolton tani kërcënon të zhbëjë dy dekadat pasuese-plus përpjekjet ndërkombëtare për të bërë paqe. Duke u mbështetur në thashethemet rreth bisedimeve private midis krerëve të Serbisë dhe Kosovës për të zhvendosur territorin si një mjet për t’i dhënë fund qëndrimeve të tyre dhe përshkrimet e një ndryshimi në politikën amerikane, Bolton tani i ka dhënë dritën jeshile Serbisë dhe Kosovës për të tregtuar territorin si një mënyrë e mbarimit te konfliktit shume vjecar, ne fakt disa shekullor.

    Per hir te se vertetes per Bolton, shkëmbimi territorial ka një logjikë tërheqëse: Serbia dhe Kosova janë të bllokuar për pavarësinë e kësaj të fundit, me bisedimet e normalizimit të udhëhequra nga Bashkimi Evropian që shkojnë askund; asnje nga kety vende nuk mund të përparojë drejt anëtarësimit në BE deri në cbllokimin e deadlock; dhe secili vend ka pjesë të territoreve të populluar nga tjetri, dmth., serbë apo shqiptarë, të cilët më së shumti do duan të jetojnë në mesin e popullatës së tyre. Pra, nëse palët mund të bien dakord për shkëmbimin territorial si një mënyrë për zhbllokimin e bllokimit të tyre, pse duhet qe Shtetet e Bashkuara apo Evropa ti pengojne?

    Përgjigjja është se logjika e një marrëveshjeje midis Serbisë dhe Kosovës – nëse mund të arrihet (dhe pengesat janë më komplekse sesa jane imagjinuar) – nuk duhet të kufizohet. I njëjti argument tërheqës i lejimit të popullsise së pakënaqur që të largohen nga një vend etnikisht i përzier për një vend etnikisht homogjen gjithashtu intrigon serbët e Bosnjës, shqiptarët e Maqedonisë dhe pothuaj çdo pakicë minoritare në rajon qe kane nje sëpatë për të bluajtur dhe një popullsi teper përqendruar aq sa duhet për të provokuar një ofertë për shkëputje territoriale.

    Për fat të keq, në rastin e Bosnjes, nuk ka asnjë mënyrë bindëse për ta ndarë vendin pa rindërtuar luftën. Shumica boshnjake e vendit nuk do të miratonte kurrë humbjen e territorit në lindje të vendit. Kjo zonë, e cila përfshin Srebrenicën, është pikërisht aty ku popullsia para-luftës me shumicë myslimane u spastrua brutalisht. Në të njëjtën kohë, asnjë udhëheqës serb nuk mund ta kthente këtë territor, i cili kufizohet me Serbinë dhe tani, pas spastrimit me shumicë etnike, tek Serbia.
    Dhe edhe nëse do të ishte e mundur të pajtoheshin për një ndarje të Bosnjës, rezultatet janë të papranueshme. Ndryshe nga ndonjë grup tjetër etnik në rajon, është feja që i dallon boshnjakët nga fqinjët e tyre. Ndikuar fort nga Turqia dhe aktorë të tjerë të dyshimtë të Lindjes së Mesme, Bosnja pas ndarjes mund ose nuk mund të mbetet laike. Do të ishte pothuajse me siguri pa dalje në det, meqë kroatët e Bosnjes do të këmbëngulin për perndjekjen e serbëve te Bosnjes.
    Duke pasur parasysh përqindjen relativisht të lartë të rekrutëve të Shtetit Islamik ne rajon dhe fakti se shumë prej tyre janë gati të kthehen, Bolton dhe agnostikët e tjerë në shkëmbimin territorial duhet të marrin në konsideratë skenarin më të mundshëm Kosovë-Bosnjë: krijimi i diskutueshëm, ndoshta i dhunshëm e një shteti të sfiduar ekonomikisht në zemër të Evropës, i nënshtruar ndaj ndikimit islamik dhe i mbushur me vuajtje dhe braktisje si nje nga karakteristikat e tij përcaktuese.
    Reagimi zinxhir i ngjarjeve është krejtësisht i besueshëm. Vetëm diskutimi i shkëmbimit territorial nga Bolton dhe zyrtarë të lartë evropianë është i mjaftueshem për të tantalizuar udhëheqësin serb boshnjak Milorad Dodik, i cili ka folur prej kohësh – dhe ka ndërmarrë hapa paraprak drejt shkëputjes. Në të vërtetë, Dodik përmendi pavarësinë e Kosovës 2008 si arsye për avancimin dhe shkakun të ndarjes. Nga ana tjetër, fanatiket e tij kanë frymëzuar krerët kroatë të axhitojnë për një “entitet të tretë”, një relikt tjetër i luftës së çrregullt të Bosnjes. Kundërshtimet kroate dhe serbe mund të jenë reale. Qëllimi i zgjidhjeve territoriale është, megjithatë, thjesht një pararendës i luftës së rinovuar. Shkurt, logjika joshëse e shkëmbimeve territoriale mbi Kosovën ne menyre te paevitueshme e predikon në logjikën e luftës se re nqs zbatohet në Bosnje.

    E njëjta gjë vlen edhe për Maqedoninë, tashme me një ndërlikim ndërkombëtar. Pakica e konsiderueshme shqiptare e vendit, rreth një e treta e popullsisë, gati luftoi me shumicën etnike maqedonase në vitin 2001. Shqiptarët e Maqedonisë janë të lidhur ngushtë me të afërmit e tyre në Kosovë; ne të vërtetë, për shumë shqiptarë, kufiri ndërkombëtar nuk ekziston. Pa marrë parasysh zotimet e liderëve shqiptarë në Maqedoni për të qëndruar në vend, logjika e shkëputjes do të kthehet, veçanërisht kur Kosova e re, etnikisht homogjene, të bashkohet me Shqipërinë. Eshte tersisht e qarteqe asnje shqiptar nuk do të ngulte këmbë që shqiptarët e Maqedonisë të qëndronin jashtë portës së Shqipërisë së Madhe.

    1. 3D says:

      E shkelqyer! Uncle Sam po shikon tjeter gje tani qe eshte mese e natyrshme per politiken e SHBA.
      NUk mendoj qe zytaret shqipetar te MJ me ne krye adoleshentin eShkodres te kene ndonje axhende rezerve ne rast se Putini ofron ndonje gje ndryshe.
      Let’s make Albania great again…… ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje