Reali i Madridit nuk po arrin të shënojë ashtu siç bëri sezonin e shkuar dhe ende nuk po bindin me paraqitjen e tyre.
Sot, “Los Blancos” luajtën në transfertë përballë modestëve të Hueskës, ku pritej një fitore me goleadë e tyre.
Kjo për shkak se Hueska renditet në vendin e fundit dhe në 15 javë kampionat, ka grumbulluar vetëm 7 pikë.
E ndeshja dukej se do të shkonte siç ishte planifikuar për madrilenët, që shënuan që në minutën e 8’, falë golit të Garet Bejl.
Por minutat e tjera të takimit do të ishin shumë zhgënjyese për djemtë e Solarit, të cilët nuk arritën të shënonin golin e dytë dhe të siguronin fitoren përballë një skuadre që ka pësuar plot 30 gola.