Hoqën dorë nga Ibra, ja emri surprizë për sulmin e Milanit

10 Dhjetor 2018, 16:51Sport TEMA

Pasi hoqën dorë nga transferimi i Zlatan Ibrahmovic, Milani tashmë është duke punuar për t’i siguruar Gattuso një sulmues me përvojë dhe emri i fundit që po qarkullon është ai i Fabio Quagliarella.

Sipas mediave italiane drejtori i Milanit Leonardo ka pasur një bisedë me agjentit e futbollistit të Sampdoria Beppe Bozzo.

Sulmuesi italian shihet si një element i aftë për të ndihmuar kuqezinjtë për të zgjidhur ndeshje të komplikuara.

Sulmuesi 35 vjeçar do të marrë nga Milani të paktën një kontratë deri në qershor të vitit 2020, por kuqezinjtë mund t’i ofrojnë atij një kontratë 6-mujore me një opsion të mundshëm rinovimi në sezonin e ardhshëm, ashtu siç do të ndodhte edhe për Ibrahimovic.

Quagliarella, ka bërë një sezon fatastik deri më tani me Sampdorian ku ka arrtiur që të shënojë 8 gola në Serinë A, dhe lart tij është vetëm Ronaldo me 15 gola të shënuar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje