Milani nuk ia del të shkëputet, ndalet në barazim nga Torino

9 Dhjetor 2018, 22:39Sport TEMA

Milani nuk arriti dot të fitore në shtëpi kundër Torinos, pasi përfundoi në barazim e bardhë 0-0.

Skuadra e Gennaro Gattusos nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë e të qenit vendas për të marrë tre pikë të rëndësishme për ta përforcuar edhe më shumë pozitën në vendin e katërt të Serisë A.

Ndërsa, ky barazim i shkon përshtat skuadrës së Torinos, të cilët ngrihen nga vendi i tetë në vendin e gjashtë.

Gara për të siguruar një vend kualifikues për në Evropa Ligë është edhe tani mjaft e ngushtë në Itali, pasi mes skuadrave nga vendi i pestë deri në vendin e 11-të ka vetëm pesë pikë diferencë.

Kjo ndeshje, e zhvilluar në San Siro ishte mjaft e barabartë, ashtu si edhe rezultati.

Milani dominoi me mbajtje të topit, mirëpo që të dyja skuadrat kishin nga katër gjuajtje drejt portës, asnjë prej së cilave nuk rezultoi e saktë.

Njëri ndër protagonistët e ndeshjes ishte portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili përmes një pritje të mrekullueshme në pjesën e parë, arriti t’ia mohojë një gol të rëndësishëm Torinos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje