E quajti larvë politike, ish-zv.ministri tregon bisedën me Ramën: Nuk kërkova makinë dhe shofer, ramë dakord që unë do isha mbi Lindita Nikollën. Ja mesazhet tona private

11 Dhjetor 2018, 09:32Politika TEMA

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku e konsideronte sulmin e ish-zv/ministrit të Arsimit, Taulant Muka, si prej një “larve politike”, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Ai thotë se pretendimi i kryeministrit se kishte kërkuar makinë, shofer dhe punësim për babain është i pavërtetë.

Sipas versionit të Mukës, në një bidesë private shefi i qeverisë i ka thënë që do të jesh me kompetenca mbi ministren Lindita Nikolla.

Në përgjigjen për akuzat që bëri kryeministri, mëngjesin e së martës ka publikuar bisedat që ka shkëmbyer me kreun e qeverisë.

“Ja cfarë i kërkova unë kryeministrit në fund të javës time të parë në punë- letra (dhe email-i) që i nisa KM dhe ministres, dhe përgjigja (në foto) që mora nga KM!

Ne kishim rënë dakord që une do isha mbi ministren, por nga përgjigja që më dërgoi KM unë kuptova për herë të parë që isha prerë në besë dhe vërtetova dyshimet e mia që atë pozicion ma kishin dhënë për të më mbyllur gojën, dhe JO PËR TË BËRË PUNËN!

Përshëndetje z. Kryeministër,

Ju falenderoj shumë për besimin që më dhatë në detyën e re. Personalisht, do bëj përpjekjet maksimale që të mbështes qeverinë në ndryshimin cilësor në universitete dhe kërkimin shkencor. Pa diskutim, kjo bëhet vetëm me mbështetjen tuaj, dhe uroj me kalimin e kohës të fitoj besimin tuaj!

Po ju bëj një përmledhje të javës time të parë në punë.

Hyrja në një zyrëë të boshatisur: Unë ditën e Hënë, datë 4 Nëntor kam hyr në zyrëë. Në momentin e hyrjes në zyrëë, me jeni kujtuar ju dhe z. Braçe: “Kryeministria dhe ministritë ishin bastisur dhe ishin marrë të gjitha objektet… (Gazeta Panorama, Shtator 20, 2013)”. E njëjta situat ishte edhe kur hyra unë në zyrëë: asnjë dosje, edhe pulti i televizorit ishte marrë. Pavarësisht emrit të zëvendësministrit, duhet të kishte një axhendë, por një gjë e tillë nuk ezkistonte.

Ministrja: Ministrja më ka pritur shumë mirë, dhe komunikimin me të e kam shumë të hapur deri më sot. Sigurisht, me kohën duhet të fitojmë besimin e njëri tjetrit.

Njohja me punonjësit/stafin: Ndryshe nga eksperiencat time perëndimore, mu desh te trokisja vetë në çdo zyrëë dhe të prezantoja veten. Diçka të tillë e prisja dhe nuk më demotivoi. Përkundrazi më dha më shumë force. Gjatë javës (dhe në vazhdim), kam ftuar çdo punonjës që merret me arsimin e lart të më prezantoj departamentin dhe punën e vet, me qëllim të njoh gjëndjen por edhe njerëzit të cilët mund ti besoj. Stafi në përgjithësi është mikëpritës, POR -jo i mjaftueshëm për ndryshimet që ne duam të bëjmë. Ekspertiza e tyre është kryesisht e fokusuar në sistemin parauniversitar. Mungojnë elementët më minimal menaxherial; si psh., mospërdorimi i “Outlook” jo vetëm për email-e por edhe për të përcaktuar takime/axhendën. Gjithsesi, në këtë drejtim kam anagazhuar IT të bëjmë një trajmim të stafit që ta bëjmë MASR institucionin model në të ardhmen.

Stafi, nevojat akute: Nisur nga sipër, një nga nevojat emergjente është krijimi i një ekipi (“task forca”) edhe me pjesëtarë të rinj që të punoj vetëm në arsimin e lartë dhe shkencën. Duke patur parasysh beteja do jetë juridike, është e nevojshme rritja e stafit juridik. Drejtorin juridik, unë nuk mund ta besoj. I bëra një provë shumë të thjeshtë duke i thënë vetëm atij dicka konfidenciale, dhe lajmi kishte marrë dhenë jo në MASR, por QSUT: fjalët që më erdhën ishin të njëjta me ato që i komunikova unë z. Tole.

Akdemia e Shkencave: Këtë javë jam marrë dhe me problemin e akademisë së shkencave: kam takuar dhe z. Gjinushin dhe z. Fuga dhe bazuar në argumentat në fund të këtij dokumenti unë mendoj se është e nevojshme rishikimi i të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri: asnjëri prej drafteve nuk siguron reform të akademisë së shkencave.

Këshilli i Arsimit te Lartë dhe Këshilli Shkencor (KALKSH): Siç diskutuam në takimin e parë tonën, është e nevojshme riformatimi i KALKSH. Në faqen e mëposhtme gjeni propozimet e mia, ja kam dorëzuar dhe ministres. Ju keni bërë një zgjedhje briliante me Tony Blair si “protektorin” tuaj, dhe unë dua të propozj dicka të ngjashme me prezencen në KALKSH të Prof. Oscar H. Franco, një nga më të miret në botën e Prevention Medicine.

Përfundim: Edhe pse një javë në detyrë, kam ide të qartë të problematikës dhe çfarë më duhet për të bërë reformën dhe se si reforma mund të duket. Është e nevojshme një takim me ju për të diskutuar. 
Përzemërsisht, 
Taulanti. 
REFORMA E AKADEMISË SË SHKENCAVE 
Propozimi i Akademisë së Shkencave 
Drafti i paraqitur nga Akademia e Shkencave te Republikës së Shqipërisë nuk vendos standarde të reja në anëtarësime të cilat të nxisin përmirësimin e cilësisë së akademisë së shkencave dhe ngritjen e nivelit shkencor. Titulli profesor nuk duhet të jetë kriter për realitetin Shqipëtar, por puna kërkimore. Në asnjë pjesë të draftit nuk përmendet që anëtarët e akademisë së shkencave duhet të kenë punë kërkimore të dokumentuar dhe origjinale. Gjithashtu, drafti i ri nuk sjell rickilim- lejon të njëjtët individë të jenë sërish në krye dhe pjesë të asamblesë edhe pse nuk kanë formim e duhur shkencor. Sipas SCOPUS, mbi 80-90% të anëtarëve aktual të Akademisë së Shkencave nuk kanë ansjë publikim. Akademia e të rinjve është një propozim që në mendimin tim nuk qëndron.

Propozimi i Prof. Artan Fuga 
Është një propozim që mundëson një formatim të ri të Akademisë së Shkencave dhe është vizionar. Drafti përcakton akademinë e shkencave si një organ kolegjial shkencor, të përbërë nga akademikët më të mirë në vend, drejtues të grupeve kërkimore dhe që shërben si organ këshillues për qeverinë dhe institucionet publike në lidhje me shkencën, dhe promovon zhvillimin e shkencës në vend por mbështet edhe zhvillimin ekonomik, social dhe teknologjik. Gjithsesi, disa aspekte të draftit duhet të përcaktohen në statut dhe jo ligj. Gjithashtu, duhet ndarë Akademia e Shkencave nga Novacioni Teknologjik

Përfundimi: Nevoja e rishikimit të të dy drafteve dhe hartimi i një drafti të ri

Hapat që mund të ndiqen 
1. Konsultim publik me akademikët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Hapja e debatit të gjerë akademik mbi shkencën është dhe fryma e re që dua të sjell në postin e zv.Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. 
2. Kontaktojmë ALLEA dhe i shpjegojmë gjendjen ku Akademia e Shkencave është në lidhje me performancën dhe nevojshmerinë për ndërhyrje urgjente dhe thellësore, duke marrë në këtë mënyre dhe përkrahjen e huaj për reformën dhe duke qartesuar pozicionin e ministrise dhe qeveris. 
3. Riformatimi i KALKSH dhe këshillimi me KALKSH për të dy platformat(TemA)

24 komente në “E quajti larvë politike, ish-zv.ministri tregon bisedën me Ramën: Nuk kërkova makinë dhe shofer, ramë dakord që unë do isha mbi Lindita Nikollën. Ja mesazhet tona private”

  1. On says:

    O Tau….po si mund te jesh mbi Ministren? Ka llogjike dhe Ligj kjo….nuk qenke aq sa hiqesh. Ne realitetin Shqiptar nuk duhen inxheksione perendimi me doze Kali…por me doze zogu qe te shkoje normalisht ne trup….ktu gaboni ju emigrantet e ndricuar….Jeden Nation, Das ist Albaniche realitet

    1. kafe e hidhur says:

      Ky realiteti është fiks për ty e per ju. E meritoni. Së i bëni liderët hyjni e së gëlltisin dot kur lideri gabon. Kur ia kërkoi babin shofer ky ditën kur iku? Se kur nisi nuk duket t’ia ket kerkuar

  2. ta theme dhe une nje llaf says:

    Ky paska qene jo larve si thote Rama, por nje i çmendur . Une dua te jeme mbi ministren! Faji Rames eshte qe merr nga dhite (jo te dhier) e vur zabit. Ky mund te kete qene dhe ndonje trafikante droge andej jashte, merren vesh keta tipa?

  3. Tom says:

    Qenke I llastuar. Kur je kaq profesional perse nuk rri jashte dhe beje Punen ashtu si do ? E Kane mire ata qe tallin leshte me ty.

  4. labi says:

    Te paska thene mire KM qe je larve politike, si mundet te shkruash nje email dhe t’ja nisesh KM kur duhet te ishte e kunderta, drejtuar Ministres dhe ne cc KM per njohuri. Nje si puna jote keto detaje duhet ti di, nuk jane kaq te veshtira per t’u kujtuar, pastaj ti si shkencetar tek detajet bazohesh.
    Fakti qe ke studiuar jashte s’te heq larven qe je perkundrazi je me i keq se ata larvat qe kane studiuar aty, se je djallezor nen petkun e moralit. Plehre

  5. SKENDERBEU says:

    o profesor…qenke megaloman i pacipe dhe genjeshtar…si dhe nuk ke etik per vete dhe nxjerr mesazhe konfidenciale..nga ato mesazhe asgje gabim nuk duket te kete thene Rama…..por nuk ke faj ti po e ka KM qe merr ne kabinet njerez si puna jote

    1. lexuesi says:

      Duket sikur ka mbaruar masterin e Babales.

  6. Illi says:

    Shkurt muhabeti, paska te drejte Rama, qe ky Tipi qenka nje lloj karafili hollandez (imagjino, NUK di si funksionon piramida shteterore), qe ishallah ben hajer ne zanatin e vet, pasi deri tani duket kiu-fiu. Nga ana tjeter eshte nje shembull i qarte i menyres se si punon Rama, me tafti-bafti, me zgjidhje te castit, pa asnje lloj perzgjedhjeje, pa asnje lloj shoshitje te njerezve me te cilet zgjedh te punoje apo te beje reformat.

  7. Tom says:

    O loqe e ke mesuar ndonjeher hirarkine ti? Apo e ke ble shkollen me lek

  8. kombi says:

    Bravooo Z. Muka ! Duhesh te jesh krenar, per iniciativen qe more ,per te ndryshuar arsimin ,kulturen , fale dijeve qe ju keni marre jashte Shqiperise . Tani e kuptoni qe ketu nuk cajne dot ministrat ,apo zv/ ministra . Ketu ne kete shtet duhet te jesh ne rresht , kush del nga rreshti , marrin epitete si LARVE. Prandaj ky shtet nuk perparon , sepse keta jane si komunistet, duan vetem ta mbajne qeverine ne dore me te korruptuar dhe mundesisht nje pushtet te perjetshem .
    Shqiperine e duam shume dhe shpresojme, qe ky vend do te behet me ndihmen e nderkombetareve , pasi ky popull eshte shume injorant dhe nuk e kuptojne ,qe demokracia eshte ne doren e SOVRANIT. Fatkeqsia me e madhe per kombin tone , eshte largimi i intelektualeve . Sot kane mbetur ne Shqiperi ,malesor ,ANALFABET ,QE PROTESTOJNE SI NE MESJETE ,ME HUNJ DHE DRUNJ .

    .

  9. Qytetari i thjeshte says:

    Ti zoteri i nderuar na tregon kualifikimet e tua, por
    Nese ke kerkuar te jesh mbi Ministren, jo Linditen por Ministren e theksoj, ja ke fut kot pasi nuk mund te besh reforma me mjete jo ligjore.. Pra zv ministri mbi Ministrin.
    Po ashtu diplomat dhe kualifikimet qe ti ke marr nuk te bejne automatikisht drejtues dhe reformator te afte..
    Suksese ne JETE!

  10. Fair enough says:

    Universiteti i mjekesise eshte nje mafje e organizuar. Do qe te behesh me dhimbje gjoksi? Kerko nje takim me rektorin. Ky i shkreti nuk ka piken e iniciatives. I shkojne 7 te nga profesorat e mafjes dhe i merr me te mire. Kur i thua qe kam keto kualifikime mbi te tjeret thote qe keto s jane te nevojshme! Kur i thua qe kam tagrin per te akredituar sherbimin te sheh me dyshim, dhe ne fund te thote qe une kam maredhenie me prof italiane, nuk me duhen ata gjermane.. duhet t ja mbathesh me vrap!

  11. Europa says:

    TI QYTETAR NGA MALI , QENKE TOTAL IDIOT , POR GJITHESESI MERR GUXIMIN DHE KOMENTON , I JEP MEND DHE Z. MUKA . HA HA HA . LEXOJE MORE BUCKO , SEPSE Z. MUKA FLET QARTE DHE PASTER .
    AI NUK KA KERKUAR QE TE JETE MINISTER , POR RAMA I KA DHENE SIPAS TIJ KOMPETENCA MBI NIKOLLEN .
    POR KUR SHKOJ , JO QE NUK GJETI , MBI NIKOLLEN , POR AS DHE SI ZV/ MINISTER . ISHTE SI ROJA E NJE ZYRE BOSH DHE NUK KISHTE ASNJE TE DRJETE , FIRME ,VULE ETC ETC . E KUPTON LOJN QE ESHTE BER , OR IDIOT .
    Z. MKA NK KA ARDHUR NE VENDIN E TIJ PER KARIER POLITIKE , ERDHI PER TE DHENJE KONTRIBUTIN E TIJ , PER TE NDRYSHUAR GJENDJEN MIZERABL TE UNIVERSITETEVE .
    BRAVOO I QOFTE , SEPSE LA ZVICREN ME PAGESA SHKENCETARESH . JETOJ NE ZVICER DHE E DI SE SA E LARTE ESHTE PAGA E TIJ NE ATE PUNE . (15 MIJE EURO NE MUAJ )BRAVO I QOFTE , QE E DON VENDIN E TIJ , SEPSE KA SHUME EXSELENTE ,QE JANE LARGUAR DHE NUK DUAN TE DINE ,SE CFARE KATRAHURE ESHTE NE KETO UNIVERSITETE .
    RRIN TE QETE Z. MUKA U LARGUA NE ZVICER , NUK PO JA U PRISH KATRAHUREN .RINI ME HAJDUTET QE JU VARFEROJNE .

  12. 17nentori says:

    Hajde baba te te tregoje arat… i thone kesaj nga anet tona. Jane ca cunake qe sa vijne nga bankat e shkolles dhe nuk mbushin mire. U duket se reformat vijne nga idete qe kane ne koke. Ide kane te gjithe.
    Ne te vertete puna e te venit te ideve na zbatim eshte shume pune dhe pak llafe.
    E vuri tjetri zv.minister dhe qe javen e pare, pa marre vesh se cfare ka per te bere, sillet si zv.kryeminister!!!

  13. Lili says:

    Edhe une mendoj se ky e otnia eshte nje delirant qe mendon se cdo gje di pse e ka krye nje doktorate,e este minimumi i minimumit ne nje bote normale…edhe ne Mjekesi,doktorata vlen vetem i fillim ne pune asgje ma shume.Aftesia jote tregohet ne pune jo ne diplome siç mendojne shqiptaret qe na bejne kataloga ne CV ne e tyre per diploma e pjesemarrje e seminar…
    Pra qe te te vleresojme tregona ku ke punuar me ate diplome,sa gjate te mbjten ne te njeten vendpune etjetj..
    Rama k a faj vete se nuk merr njereze me pervoje ,po nderreza pa q snje dite pune ne fushen e tyre. Ky eshte mjek,jo administrator e nuk ka asnje ekspertise ma shume se cdo doktorant per si funksionon arsimi.

  14. Tahipi says:

    KOMBI ja ke fut kot po kot fare fare. Ne shtet detyrimisht duhet jesh ne rriesht dhe kjo quhet DISIPLINE o pallosh quhet dhe hierarki sipas merites nuk lidhje me kimunizmin por me sistemin normal te qeverisjes se shoqerise . Po te cohej i dyti te kerkonte vendi e te parit dhe keshtu me radhe do quhej anarki jo qeverisje. Detyrimisht quhesh larve kur mbasi gabon dhe iken si larve fillon dhe flet neper emisione per gjera te paqena dhe dizinformon ,c’orienton publikun qe te ndjek duke shfrytezuar vemendjen e shtuar qe tu servir per te sherbyer ne fakt jo per tu ber star televiziv. LARVE dhe e ka pak …. o loqe

  15. ceni boston says:

    Ky qenka nje koqe kandari…jam zvendes e do jem mbi ministren…ore je ne metro apo jo, kudo qe te kesh mbaruar shkollen je nje koqe nga mente e kokes sepse nuk kupton gjerat elementare te jetes!

  16. Tao Tao says:

    OMG. Ky qenka analfabet. Shikoni gabimet drejtshkrimore ne emailet e tij. Duke te thene larve ta paska rritur shume piacen. Ti je nje gjallese njeqelizore si ameba, parameci, euglena e gjelber.
    Ky do reformonte arsimin e larte???

  17. P says:

    KUSH E KA HEDHUR KETE DESANTIN X2018…???

  18. Sokol says:

    Nga keto qe duken ketu ky djali ka patur si qellim te sillte nje fryme te re ne institucionin e min se arsimit.Por Rama si duket ka pare te ky djale nje rrezik potencial per dallkauket qe e rrethojne Ramen.Ja dy shembuj qe i dini te gjithe:Spiropali dhe Blendi Klosi.Per cfare e marrin rrogen ata te dy????

  19. asd says:

    Muka mund te kete disa gabime por eshte i sinqerte. Nga sinqeriteti nuk vjen asnje e keqe. Nga djallezia gjithe punet shkojne mbrapsht edhe kur duken sikur po shkojne mire. Votoj + per kete djale.

  20. nardi says:

    publikuat numrin privat te KM!!!

  21. taku says:

    Ky eshte per kryetar I L.G.B.T.I.
    Nje.cope trapi shkenclesh
    Ik ore fytyre muti
    Ka faj Rama qe vuri nje koqe zv. Minister

  22. Futja kot says:

    Ka dash me u be zv Kryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje