Ditët e fundit një polemikë e re ka përfshirë sulmuesin e Interit Mauro Icardi, i cili kishte fluturuar së bashku me bashkëshorten-agjente Wanda Nara për në Madrid, për të ndjekur Superclasico-n RiverPlate-Boca Juniors.
Mediat në Itali dolën me tituj të bujshëm, të tipit: “Icardi vë në siklet Interin, shkon në Barcelonë 2 ditë para sfidës kundër PSV-së në Champions”. Edhe një pjesë e tifozerisë së Interit e kritikoi vendimin e sulmuesit, duke i kërkuar të shpenzojë më shumë energji për stërvitjen dhe ndeshjet, sesa për udhëtimet apo festat private.
Megjithatë, Interi nuk reagoi dhe gjithçka dukej nën kontroll, pasi në stadium ishin edhe drejtuesit më të lartë zikaltër, pak metra larg kapitenit.
Ndërkaq, reagimi ka ardhur nga Wanda Nara, një që nuk e njeh diplomacinë dhe i thotë hapur ato që mendon. E ftuar në emisionin Tiki Taka në Italia 1, bashkëshortja e Icardi-t u ka dhënë një përgjigje të fortë polemikave.
“Për të shkuar në Madrid e festova ditëlindjen një ditë përpara dhe kjo sjell ters, ndaj rrezikova të vdes. Megjithatë, u zbavita shumë dhe prania ime i solli fat Riverit.
Kritikat e tifozëve për ditëlindjen time? Ata duan vetëm që Icardi të shënojë gola dhe pastaj nuk ta çajnë tr..n.
Festa ime e ditëlindjes? Ishte festë e bukur, askush nuk më mori në telefon të më pyeste si shkoi. Mauro është një djalë i mirë dhe kam frikë se duke mbajtur gjithçka përbrenda, do vijë një fitë që do të shpërthejë.
Barcelona-Tottenham? Sa kohë ka Barça që nuk humbet në shtëpi? Pse duhet të humbasë pikërisht tani”, tha ajo.