Nga Andi Misha
Ajo që nisi si një protestë domethënëse e të rinjve të revoltuar nga mënyra primitive se si drejtuesit e universiteteve i kanë trajtuar ata, nuk arriti t’i shpëtonte tentakulave politike, që kërkuan ta përdorin atë politikisht.
Dje në mbremje, një pedagog që ka luftuar fort për të drejtat e studentëve, rrëfente në një studio televizive se si huliganë, të identifikuar me emër e mbiemër si militantë të LSI dhe PD e kishin grushtuar, atë dhe studentët, si e si për të krijuar kaos.
Kaosi, rrëmuja, barbaria, është e vetmja mendësi që ka qeverisur politikën e opozitarëve tanë, deri dje në pushtet, të cilët sot shfrytëzuan aktin kurajoz të disa të rinjve që kërkojnë të drejta thelbësore në rrugë.
Kjo përpjekje djallëzore për ta përdorur protestën e studentëve, tregon në fakt që Lulit dhe Monikës, nuk ia ndjen fare, as fare, për kauzat e të rinjve. Po t’u interesonin vërtet kërkesat e studentëve, nuk do ta kishin ndyrë tubimin me prezencën e atyre të rinjve, që Luli e Monika i kanë ushqyer me mendësinë e klientelizmit, militantizmit qorr, praktikës “një votë, një favor”.
Jo, Monikë! Të rinjtë që nxore në rrugë, nuk përfaqësojnë asnjë fije, qoftë të zhgënjimit studentor, qoftë të shpresës që demonstruan studentët në rrugë. Të rinjtë e punësuar në zyrat e partisë dhe në institucionet e shtetit, nuk kanë asgjë të përbashkët me studentët nga familjet në nevojë që kërkojnë ulje tarifash.
Revolta e studentëve, që në fakt duhet adresuar në dyert e rektorit që të ka bërë ty Doktore Shkencash Monikë dhe te ata dekanë që fakultetin e kanë trajtuar si bajrakun e vet, nuk ka asgjë të përbashkët me qëllimet e tua politike.
Ndonëse ia dolët që përmes militantëve të instaluar në senatet studentore, ta degradonit këtë protestë në një akt të vulgaritetit dhe dhunës, mos harroni Lul e Monikë, që studentët dhe të rinjtë janë më të zgjuar se sa ju mendoni se jeni.
Problemin që ju keni me Edi Ramën, uria juaj për pushtet, nuk mund të jetë problemi i studentëve. Studentët kanë një kauzë, ju keni vetëm interesa!
E për këtë kauzë është thënë gjithçka mundet, janë shtruar disa kërkesa që mund të marrin zgjidhje vetëm në tavolinë, duke dialoguar, jo në rrugë. Studentët, munden dhe do ta reflektojnë me shumë siguri qasjen për dialog, veçanërisht kur kanë përpara një ftesë nga Kryeminsitri, që të ulen kudo për të adresuar problematikat.
Studentët shqiptarë janë aq të zgjuar, sa për ta kuptuar se politikanë si ju, që ngrysen dhe zgjohen vetëm me qëllimin për t’i marrë Ramës karrigen, e jo për të mbrojtur kauza si ajo e të rinjve, u intereson vetëm kaosi e jo dialogu.
Ata e dinë që ëndrra dhe shpresa e tyre, nuk mund të shndërrohet në “kalin e Trojës” së dy politikanëve të dështuar, që duan t’i vënë flakën Shqipërisë!
Profesori I nderuar ta denoncojne ne prokurori ngjarjen.Te tjerat thashetheme.
Uroj qe studentet ta lexojne kete thirrje, dhe te ndergjegjesohen qe duhet folur dhe diskutuar qe tu zgjidhen me shume se aq probleme qe kane parashtruar, dhe kete eshte e sigurt qe Rama i realizon. Mona dhe Lul, e Berishe e kompani do donin qe protesta te ishte e dhuneshme, dhe qe ta pengojne Ramen tu realizoj studenteve ato cfare ata duan, ne te kundert humbin shume pike, humbin shansin qe te vine ne pushtet me dhune, Mona njeh vetem parane te blej dhe shes njerez dhe vota, kete e ben mire,
Studente vini llogjiken ne plan te pare, doni zgjidhje te problemeve te shu,mta qe ju keni, uluni me kryeministrin qe kemi, dhe kerkojani ne tavoline, vini afate dhe prisni realizimin, hap pas hapi kerkoni cdo gje te mundeshme qe ju duhet dhe qe te jeni kompetitive me studentet ne perendim, Bejeni kete dhe do dilni te fituar ju, jo mona lul e kompani, qe ju duan te keqen, dhe qe ne vitetet e pushteteve te tyre bene ZERO gje per studentet.
Shkrim shume i mire. Urojme qe ata studente qe vertet perfaqesojne kete fryme revolte, te reflektojne dhe te pranojne kerkesen e KM per dialog. Vetem nepermjet dialogut dhe komunikimit zgjidhen problemet. Te infilturarit partiake duhet ti menjanojne sa me pare sepse po u qelbin kauzen.
jam plotesishte dakort me artikullshkruesin. Edhe une si qytetar u bej thirrke studenteve.
Kini plotesishte te drejte sidomos per VETINGUN e pedagogeve dhe kushtet e jeteses neper konvikte,por keto nuk zgjidhen me ultimatume. SHKONI E BISEDONI BALLE PER BALLE ME KRYEMINISTRIN. jepni mendimin tuaj se si duhen zgjidhur kerkesat truaja. Per mendimin tim si qytetar arsimi duhet shkundur qysh nga arsimi parashkollor e deri tek universiteti. Duhen emruar mesues e pedagog qe ta meritojne plotesishte kete emer,pasi ekane bastarduar. Pse jo, figura e mesuesit si edukator eshte bastarduar nga vet mesusesit dhe pedagoget. Ky bastardim shikohet qysh ne paraqitjen e jashteme te mesuesve dhe pedagogeve. Te ndalohet me ligj dy punesimi,marrja pjese e me shume se nje bordi.madje rektor e dekan te mos lejohen te marionpjese ne borde. Ministria te ngrje nje gup pune per c’do lende e te vendosin pe r librat qe do perdoren.nga abetarja e deri ne tekstet e universitetit. T’i kthehet arsimit autoriteti i “diktatures” . Ketu nuk e kam fjalen per futjen e politikes ,por seriozitetin e oreve te mesimit,pergatitjes se mesuesve dhe pedagogeve. Si shkoka mesuesi e pedagogu me nje fletore ne xhep? Si u pranika nga trupa mesimore qe nxenesi apo studenti mungon me ore te tera e nuk merret mase ? Cili eshte autoriteti i mesuesit dhe pedagogut para nje nxenesi apo studenti ,kur nga ai ka marre para ? Pra eshte shitur ? Ndaj student ,uluni me qeverine e shtroni problemet me fakte kon krete si per jeten ne konvikte dhe mesimdhenien. Si mund ti them student i cili neser do te shpjegoi letersi ,kur ai si student nuk di se cili eshte De Rada ? Apo edhe pse eshte student nuk dinte se cila ishte dita e clirimit ?
Si mund te drejtohet arsimi kur drejtoresha e arsimit ne Skrapar vinte po ndoshta edhe vjen nga KUcova se bashku me drejtoreshen e kopshteve ? Arsimit i duhet bere qilizem me plugun martinel…. e jo me bel apo kazem.
Asnjë forc politike s’mund të bëj më shumë se qeveria aktuale për studentët.
Plotesisht dakort, porMonika e familja nuk jane vetem perfituesit JANE ORGANIZATORET E PROTESTES STUDENTORE
Nuk ka si spjegohet ndryshe siguria e saj per te permbysur qeverine ne dhjetor dhe gjuhe e saj e urrejtjes e tejet e hidhur Tani nuk ka mdetur gje tjeter vetem se te ngrihen edhe ata qe sollen me pushtet kete qeveri e te bejme lufte civille Turp per kete opozite qe po lufton ne cfar do lloj menyre per te mos lejuar !! e drejtesise qe heret apo Von do jape llogari e do ta paguaj dhe se pushteti merret me rruge demokratike e jo duke genjyer studentet Popull reflekto !!
Eshte momenti qe ne studentet e vertete mos lejojme te perkeqesohet situata dhe ti humbase vlera kauzes – me mire ta drejtojme vete kete proces dhe te ulemi te dialogojne per kerkesat e tona
Keta jane turp i shqiptarve.