Presidenti i Luganos i hap derën Sadikut: Në majën e listës tonë për janarin

11 Dhjetor 2018, 15:05Sport TEMA

Armando Sadiku te Lugano nuk është vetëm një thashetheme, por një realitet i realizueshëm i merkatos së janarit.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është ende në fazën e riaftësimit nga dëmtimi dhe operacioni në gju, por në Zvicër e presin krahëhapur, të ndërgjegjshëm për kontributin që mund të japë Sadiku në radhët e kësaj skuadre.

Këtë e konfirmon edhe presidenti i kësaj skuadre, Anxhelo Renzeti, i cili sheh te Sadiku një mundësi të mirë për të përforcuar ekipin, kuptohet duke plotësuar disa kushte.

“Me disa kushte të caktuara, Sadiku është në majën e listës tonë për merkaton e janarit”, konfirmoi ai për “Corriere Dell Ticino”.

“Ai është paraqitur shumë mirë në dy eksperiencat e tij të mëparshme te Lugano, e njeh ambientin ndaj nuk do të kishte asnjë lloj vështirësie të integrohej. Është e qartë se janë disa aspekte teknike dhe ekonomike që duhen marrë në konsideratë por unë nuk përjashtoj asnjë gjë”, tha Renzeti, duke konfirmuar bisedimet me sulmuesin.

Për Sadikun kjo do të ishte zgjidhja e duhur e problemeve të tij, pasi te Lugano do të kishte kohën e duhur që të fitonte ritmin e tij, duke u aktivizuar gradualisht, gjë që nuk e ka të mundur në radhët e Levantes ku kërkohet menjëherë në maksimum në fushën e lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje