Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka reaguar pas abuzimit racor të Raheem Sterling në ndeshjen kunder Chelsea duke u shprehur se racizmi është kudo, por ai theksoi se ky fenomen duhet luftuar për të krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Racizmi është kudo, nuk është vetëm në futboll. Ne duhet të luftojmë për të bërë një të ardhme më të mirë për të gjithë, jo vetëm në Angli por kudo”, u shpreh Gurdiola.
Policia është duke kryer hetime për incidentin që ka përfshirë Sterling gjatë humbjes së Cityt 2-0 në Stamford Bridge.
Ndërkohë, klubi i Chelseas ka theksuar se ata janë duke e mbështetur plotësisht hetimin e Policisë ndaj tifozave të tyre.
Klubi i Premier Ligës ka pezulluar katër persona për të mos ndjekur më ndeshjet e tyre në Stamford Bridge.
Colin Ëing, është një nga tifozët që është pezulluar, por ai ka thënë për Daily Mail se ndihet i tërpëruar për sjelljen e tij.
“Unë jam thellësisht i turpëruar nga sjellja ime. Dua t’i kërkoj falje Sterling dhe shpresoj se ai mund të jetë një njeri më i mirë se unë, duke e pranuar atë”.
Një deklaratë klubi i Chelsea deklaroi se prova të ketyre sjelljeve raciste do të rezultojnë me sanksione të ashpra ndaj tifozave. (TemA)