Ish-ministri Xhafaj: Shpresoj që gjyqtarët të tregojnë përgjegjshmëri për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ

12 Dhjetor 2018, 11:22Kronika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj si ish-kryetar i Komisionit që hartoi Reformën në Drejtësi, ka thënë se përzgjedhja e anëtarëve të KLP tregoi ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë.

Në mesazhin e tij në Twitter, Fatmir Xhafaj kërkon që edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri.

“Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë.

Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike

Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale.

6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë

Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësinë penale, për një fytyrë të re të Prokurorisë në zbatimin e ligjit, në shërbimin ndaj qytetarëve.

Le të shpresojmë se të njëjtën përgjegjshmëri dhe qytetari do të tregojnë sot edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj”, reagon Xhafaj.

2 komente në “Ish-ministri Xhafaj: Shpresoj që gjyqtarët të tregojnë përgjegjshmëri për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ”

  1. Dean says:

    E kenaqe ti reformen me gjithe ato institucione idiote qe krijove qe nje Zot e di se kur do te perfundoje kjo pseudoreforme… Ti hezosh anetaret besnike te Partise ne KLP..

  2. era says:

    Po si nuk ka turp ky Fatmir Xhafa me aq sa i tha e u degjua per te, ky duhet te hike nga syte kembet se eshte tur i madh te flase per drejtesi ky njeri qe nuk e di se cfar ka bere ne kete vende edhe Vetingin e bere sipas modelit te tij te linte ne sistem shoket dhe shoqet e tij pasi i ka ditet e numeruara, ai duhet te zhduket fare nga Shiperia po nuk hiken se spiunet dhe maskarajt i kane shtrire shume thelle ne shqiperi dhe ka kush e mbron ate e shiket e tij, zollumet dhe palaclleqet e tija ne ne titet ’80 dhe deri me sot ’18 , Fatamir Xhafa eshte njerimi me te gjithe veset me te poshtrat qe ka nje njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje