Procedimi penal, Robert Aliaj: Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00, duan të destabilizojnë studentët

12 Dhjetor 2018, 10:32Kronika TEMA

Artisti Robert Aliaj ka reaguar pas procedimit penal nga Policia e Tiranës lidhur me protestën e studenteve gjatë ditës së djeshme.

Në një prononcim ekskluziv për “BalkanWeb”, Robert Aliaj tha se procedimi ndaj tij është absurd, pasi ai nuk ka marrë pjesë dje në protestë dhe ka qenë në palestër në orën 10:00.

Procedimi sipas tij bëhet për të njollosur emrin e tij dhe për të destabilizuar çështjen e studentëve.

“Ata që e kanë bërë këtë duan të më vënë kundër shtetit. 

Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00 dhe më pas në shtëpi. 

Kjo bëhet për të destabilizuar çështjen e studentëve dhe unë jam kundër politizimit të lëvizjes studentore. 

Unë jam për studentët dhe kam bërë thirrje që ata të tregojnë dialog dhe vendosmëri. Me dialog nënkuptoj paqe. 

Unë nuk kam qenë fare në qendër dje. Duan të njollosin emrin. Unë nuk mbështes asnjë forcë politike”– tha Robert Aliaj.

1 komente në “Procedimi penal, Robert Aliaj: Është absurde sepse unë kam qenë në fitnes deri në orën 10:00, duan të destabilizojnë studentët”

  1. Lili says:

    Jo eshte loja juaj ,pspdlsi,per te p d nguar levizjen studentore duke ju bere juve kishe protagonistete kryesore t d kesaj levizje.
    Taktike komuniste 24 karat.
    Po edhe ne te tjeret kemi pak njohuri ,qofshin vetem livreske,mbi agit prop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje