Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Shpërthimi ka ardhur rredh orës 10 nga një makinë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, por shpërthimi ka krijuar panik tek banorët e zonës.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën dytësore pranë nënkalimit tek kopshti botanik ka marrë flakë dhe është djegur mjeti i parkuar, tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit S. S.
Gjithashtu ka pësuar dëmtime nga flakët mjeti tip “Ford” i cili ndodhej i parkuar afër mjetit tip “Voklsvagen”.
Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (TemA)