Studentët në rrjet janë pro dialogut me disa sondazhe që janë bërë online.
Bëhet fjalë për disa nga faqet më të përdorura prej studentëve të cilët duket se po shohin si alternativë dialogun me qeverinë për ti dhënë udhë tetë kërkesave të tyre.
Protesta e studentëve arriti kulmin ditën e djeshme, por pasditja solli një dinamikë krejt tjetër me ndërhyrjen e forumeve politike.
Ka dyshime të forta se brenda protestës ka patur edhe dorë vetëvendosja e Albin Kurtit nga ana tjetër edhe neomarksistët e Arlind Qorrit të cilët sigurisht nuk mund të gjejnë mbështetje në masë tek studentët për shkak të bindjeve të tyre.
Mungesa e një përfaqësie dhe e një “lideri” të studentëve, siç u duk e drejtë për disa ditë duke e bërë protestën të barabartë dhe secilin prej tyre një protagonist për kërkesat legjitime të studentëve të cilët i dhanë Shqipërisë me protestën e tyre një valvul optimizmi.
Por sot duhet një përfaqësi për të lidhur marrëveshje me qeverinë, e cila nga ana e saj sipas kryeministrit Rama është e prirur që të shkojë përtej tetë kërkesave duke krijuar përshtypjen se veç plotësimit të kërkesave Edi Rama po kërkon të bëhet aleat me të rinjtë për të ndëshkuar të gjithë ata që i sheh si shkaktarë të gabimeve trashanike në reformën në arsim.
Me pedagogë, rektorë e dekanë e ka./Tiranapost