Andi Bushati: Rënia e Ramës tani është thjesht çështje date, po e pëson si Fatos Nano e Sali Berisha!

13 Dhjetor 2018, 10:26Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës.
Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, pasi kamerat e një televizioni grek e filmuan duke harbuar me shpurën e tij në një buzuk të Athinës, ndërkohë që vendi ishte i zhytur në zi kombëtare. Më kot makineria e pushtetit të tij u mundua ti fshehë ato pamje, më kot ish kryeministri u përpoq të thurrte alibinë e një problemi shëndetësor. Mjaftoi një lidhje normale për botën e sotme, mes TV Klan të dikurshëm dhe homologut të tij grek, që lideri i rikthyer në pushtet në emër të katharsisit të politikës, të përbaltej për gjithmonë.

Sali Berisha e pësoi edhe më keq. Pasi urdhëroi të shtihej mbi turmën duke marrë katër jetë në 21 janar, ai s’la gur pa lëvizur për të fshehur krimin e tij. Me një idiotësi proverbiale u krijuan legjenda sikur viktimat ishin qëlluar nga afër, me thika me helm dhe pistoleta çadra, madje u shfaqën edhe video të manipuluara që e demostronin këtë.

Por, mjaftuan pamjet tronditëse të gardistit që qëlloi drejt e në mish, të transmetuara me guxim nga Artan Hoxha në Nevs24, që i gjithë ky manipulim i ndyrë të bëhej shkrumb e hi në pak çaste.

Kjo dramë iu përsërit edhe Edi Ramës.

Në krizën më të thellë që ka pllakosur qeverinë e tij prej 5 vitesh, kur i ka dalë boja si një hajdut me çizme dhe kur me mijra studentë kanë pushtuar rrugët, ai u mundua të prodhonte një shfaqe të madhe mashtruese. Ndërkohë që protestuesit e rrefuzojnë me përçmim, ai kërkoi të lërë përshtypjen se ata janë vetëm një grusht i vogël në masën e stërmadhe të 140 mijë studentëve shqiptarë. Për këtë u organizua spektakli i shëmtuar i Top Show. Për këtë ai shpiku identikitin e një manifestuesi të rremë duke veshur me kostumin e kundërshtarit, freshistët dhe zyrtarët e vet.

Çfarë boomerang-u!

Në rrjetet sociale, ata që ai kishte veshur si gjermanë, për ti shitur si partizanë, u demaskuan njëri pas tjetrit, me emër dhe mbiemër. Kulmi arriti kur njëri prej studentëve, doli nga skenari duke demaskuar gjithçka dhe duke e detyruar Ramën ti futej rolit të një kllouni banal.

Nuk duhej më tepër sesa kaq, për të kuptuar se kësaj qeverie nuk i ka mbetur më armë tjetër përpos mashtrimit dhe manipulimit. Por, nuk duhej më shumë as për marrë vesh se atyre u ka dalë boja. Se koha e propagandës ka shteruar.

Të treja historitë e mësipërme, krejt të ndryshme për nga lloji dhe simbolika, i përbashkon një fill i vetëm. Fati i kryeministrave që pas një kohe të gjatë e humbasin sensin e së vërtetës, zhyten në një botë virtuale të pompuar nga obortarët e nënshtruar dhe sahanlëpirësit që u sillen vërdallë dhe fillojnë të besojnë se realitetin e prodhojnë vetë.

Ato dëshmojnë gjithashtu se vjen një moment kur verbëria e pushtetit të bën që mos e kapësh më hohën që ecën përpara.

Fatos Nano besoi me naivitet, deri në fund, se një video e regjistruar në Greqi mund të mos mbërrinte asnjëhrerë në Shqipëri.

Sali Berisha edhe më keq, shpresoi me budallallëk se ai mund të manipulonte një krim aq të dukshëm, ndërkohë që ai ishte kryer përpara qindra kamerave

Me këto shembuj ata treguan se ishin të sfazuar me periudhën që jetonin dhe kjo shënoi dhe fundet simbolike të pushteteve që mbartnin.

E njëjta gjë po i ndodh edhe Edi Ramës. Megjithëse hiqet si një mjeshtër i rrjeteve sociale dhe i komunikimit virtual, ai demostroi një symbylltësi të pashembullt duke dashur të shesë si protestues bythlërirësit e vet të paskrupullt, që u demaskuan sa hap e mbyll sytë në Facebook, Instagram, tek Lolita dhe dhjetra faqe të tjera on line.

Askush, ende as sot nuk mund ta rrokë, se si ai mendoi se mund ti’a hidhte me një marrëzi të tillë, aq fëmijënore. Askush nuk mund ta imagjinojë se ç’qe kjo verbëri që i shty sejmenët e tij të mos e shikonin mbretin lakuriq.

Racionalisht ato janë të pa shpjegueshme.

Po me sa duket ashtu sikurse ndodh me të gjitha pushtetet abuzive edhe këtij të radhës i ka ardhur ora e gafës së pashpjegueshme. E asaj pikës që derdh gotën. Koha e gabimit fatal.

Në rastin e Edi Ramës kjo ishte ngjarja që dëshmoi fundin e propagandës. Dhe kur kjo i ndodh një qeverisjeje që atë e ka si të vetmen armë mbijetese, kuptohet lehtë se ç’do të ndodhë më pas. Gjithçka tjetër është thjeshtë çështje date.

36 komente në “Andi Bushati: Rënia e Ramës tani është thjesht çështje date, po e pëson si Fatos Nano e Sali Berisha!”

  1. Hinekin says:

    Te pakten hajde ti me blushin fevzon dhe zorraxhit e tjer drejtoheni kte vend , se nje njeri per te qen per te drejtuar kte vend nuk ka me , se nga fmija deri tek saliu jeni te ter hajdut mashtrus kondrabandistce kriminela , kush do jet ai qe do te vij , kjo esht çeshtja .

    1. Tony uk says:

      Hahaaaa do heqim Rame dhe do veme lulushen,
      Jo mor Bushatqire se Ramen sa ta votojne njerezit aty e ke.
      Do te mbyllet ndonje kazino ty???

    2. Durresi says:

      O Andi Kurva print te semafori ti prit. Dhe 6 vite e gjysem.

    3. Shkodra says:

      per here te pare mendoj se Bushati ka te drejte.

      qe nga ky moment renia e Rames eshte thjesht qeshtje date.

      POR une gjithashtu mendoj se kjo data do te jete jo me afer se 2025,
      Tashi mund te jem edhe gabim, mund te jete edhe 2029 por ska shanse te shkoje pertej 2029.

      1. populli says:

        o shkodra i ke vene syzet se ne vend qe te shkruash 2019 nuk e kap eddramen si kryeminister ke shkruar 2029, e te keqen shko tek okulisti dhe ndroje numrin e syzeve, apo te ka dhene ndonje tender eddrama qe po shkruan per te o shkodran o xhan

        1. Shkodra says:

          O popull

          dakord do e marr per baze sugjerimin tend dhe do vete edhe tek okulisti…. ndersa ty meqe paske mesuar shkrim e kendim te sugjeroj te shkosh te mesosh numrat dhe tabelen e shumezimit.

          ta sugjeroj nje mesuese te mire – Lulen e Bashajve. eshte shume e mire ne matematike ajo.

          Po i mesove edhe numrat mbase te ben lulja deputet edhe ty.

          Suksese ne jete.

          1. populli says:

            vetem shkodran nuk je ti, se shkodranet e vertete jane te ndershem, me shpirt demokrati dhe jo si ti mor derdimen qe ben tifo per shalgjatin , ti ose pin te njejtin mall me edramen, ose je 24 karat koqe, te uroj suksese ne jeten tende o kaqol

        2. E says:

          Jo ti qe quhesh popull por ne te vertet je nje shurtore e pd dhe hale e lsiPopulli do tja fuse ne qershor qe do te habiteni

          1. populli says:

            une jam popull dhe nuk dua asnje nga keto politikanet hajduta dhe kriminela, une jam me rinin dhe studentet, te gjithe politikanet te varen ne litar per te gjitha keto fatkeqesira qe i sollen ketij vendi, rrofte populli shqiptar poshte hajdutet dhe kriminelat, rrofte rinia jone shpresa e ketij vendi

    4. Rrasa says:

      hahahaha vocerraku Andi, qe ka nun Dushan Mugoshen. E çfar vlere ka se çfar mendon pionieri muzhik Andi?!

  2. Yttttt says:

    Ai u demaskua nga tenderat miliona euro me shum se protesta e studenteve.

  3. Po mire mo….ky qe ben percaktime…po si nuk i hyri asnje gjemb ne kemb ketij nipit te Hysni Kapos… ky vetem jep mend…po ne jete cfare te mire i ka sjelle shoqerise shqiptare ky lloj specie….. po si nuk shuhet rraca e ketyre …..po hane me te gjitha duarte…

    1. Ai Qe te qiu says:

      O Andi o koqe kanari ..u be deti Kos dhe o burra te marrim ndonje garuzhde ….haha ..Po Bosh do te dalesh..

  4. Roberto says:

    O Andi plase ti,plasi Zhej,plasi Ylli e plasi Monika per ta hequr Ramen dhe beni krahasime me Berishen??? Po te gjitha keto jane si pasoje e Berishes tend o zagar. Nuk dua te te shaj se ti njoh prindrit dhe dajot,djemte e Hysniut por te jesh ka i ndyre se besoj dot. E degjuat Moniken se c’fare nxirrte nga goja vetem e vetem per pushtet?? Qane hallin e Studenteve qe shkojne ne shkolle me nje sandwiich??? Prandaj i merr ne Jale ajo qe pasi i jep nje pjate gjelle e pasi i pregatit ushtarakisht i nxjerr ne rruge??? Keto shikoni dhe shume te tjera por jeni kazan dhe i nxire fort bile.

  5. robi says:

    shih endrra me sy hapur o sygjarper o shpirtzi , nuk do ta marresh ete kenaqesi as ti as Nikoll leshi i leshelise…

  6. Petrit says:

    O Bushat Rames i shtohet jeta ne pushtet deri sa te te kete kundra ty edhe ate koke palarin Artur Zhejin dhe te jesh i bindur per kete.
    Çfar tu beje Rama studenteve,pse kush jane ata qe dashkan shkolle pa leke,po le te rine aty ne shesh mire e kane.
    As nje kerkese nuk duhet te plotesohet per mendimin tim,si gjithe shoqeria jane edhe ata.
    Pse te mos ndihmohen Minatoret per statusin e tyre qe ju ka ikur gjithe jeta nentoke dhe mbartin mbi trupin e tyre cdo semundje profesjonale apo te pergjitheshme,te shikojne dy dite te bardha.
    Le tu falet edhe te verberve cdo detyrim po jo tu falet te gjitheve,skam pse te paguaj une per ta .
    Ndaj Andi te lutem mos ndro rruge,je barometri i Rames ne pushtet.

  7. Ragipi says:

    O Bushati a vertet e ke me mend kete qe rhua apo vetem per inat te Edit dhe hajde e dil ne duel me te dhe ai po ju mund juve te kazanit qe pa prova vetem genjeni dhe pa fakte ju tani me disa mjete te informimit veq kot po ia futni jeni te pabesueshem sepse edhe vet e dini qe nuk jeni askund vetem dezinformoni.dhe jeni bete te palexueshem sepse me nuk meritoni te ju lexojme me.

  8. Toni says:

    Se mos e pesoj si hysni kapua

  9. genc says:

    jam dakord me komentuesin Shkodra

  10. Edi says:

    Foli sperma komuniste ashtu do behet

  11. LORA says:

    Me katranjozet,me informalet e “tokes se xanun” , me kazanin e qelbit mediatik ,me opoziten e kusarise krimit dhe antishqiptarizmit te perbetuar ,,,,me keta do t’a rrezosh Ramen e vullnetit te shenjteruar te shumices se cilesuar te shqiptarve, o bushat-llar????.
    Prit sa t’i bien bolet dashit.
    Per aq kohe sa ti te shkumezodhsh kunder qeverisjes se Rames,per mua Rama eshte ne udhen e duhur.
    Tung and-ush ??????

  12. Lapi says:

    Dhe beson se do te ngelet ndonje zorre per juve o kurva qe helmuat miletin me thashethemet e juaja. Ik o plehre e zhduku se ti je me i keq se ata qe ti i pergojon cdo dite. Ti je i pafytyre, i pamoral, je nje burre kurve per te mos thene fjale te tjera. Fuck you.

  13. shoku says:

    Na eshte bere si ” semdundje ” komenti te tema, sidomos kur kemi shkrime te tilla nga soji si ky.
    Kolege komentuesa, mos shkruani gje per kete. Ai behet i pasur me klikimet tona: kete doni???
    Ai numeron vetem shifren e komenteve ( 20, 25, 35, 100) e me pas i quan ndjekes se mendimit te tij.
    Ky e shume te tjere si ky vetem me indiferentizem mund ti vdesim per se gjalli.
    keta jane baza e piramides me ne krye shpirtziun Sali.

  14. Albana says:

    Kjo nuk eshte nje proteste thjesht qe te plotesohen kerkesat e studenteve, mendoj qe kjo mund te shnderrohet ne nje levizje kunder sistemit te kalbezuar qe ka kapur te gjitha gjymtyret sidomos politiken shqiptare me treshen me korruptive PD-PS-LSI. Shqiptare nuk duan me nje kothere buke dhe te trajtohen si qytetare te dores se dyte ne komunitetin europian. Ato kerkojne dinjitet, prosperitet. Deklaratat e studenteve jane shume impresionuese me vlere qe tregon qe ky brez do ti arrije keto aspirata.

  15. A says:

    Rama eshte zgjedhur me vote dhe do largohet vetem me vote.Detyra e opozites eshte te qendroj ne parlament, me logjiken e dialogut te ushtroj presion per zbatimin e ligjeve ne kete rast per skandalet ekonomike apo te ndihmoj per te votur ligj dhe rregulla per investime ne universtetin shtetror etj.Mendesia e opozites ne rruge nuk duhet mbeshtetur nga qytetaret apo electorati qe ata perfaqesojne.Rrethi vicioz i politikes duhet thyer megjithe pazarlleqet e te gjitha llojeve.Ne se behet realitet drejtesia e pamvarur,atehere shkelja e ligjeve nuk do kaloj pa u vene re dhe mekanizmat ,institucinet e shtetit do ndihmoje per kete.Se fundi nuk kam asgje me te kaluaren familjare te tjereve,por fakti qe nuk doli ndonje te distanconet apo te jete mendje hapur per nje sistem shoqeror demokratik ku te gjithe jane te barabarte kundrejt ligjit etj,shtron ? ne se perpjekjet per te influecuar ne shoqeri qofte edhe me shkrime ne gazeta jane te sinqerta…

  16. cenduma says:

    po qe rama do bie eshte e sigurt , ngre taksa ngre dritat nxirr njerez nga shtepit , supertaksa per studentet ,
    avash ore qen se nje kamarier ne albania 150 mij leke merr ka pensionist me 80 mij leke ne muaj .
    korrupsioni ka arritur kulmin , duhet me qene qorr mos i pa kto gjera , ose koktrash per ata qe e votojn akoma

  17. maximus says:

    u fare e keqe, hengren te paret e tu , po ha edhe ti o kelysh komunisti, s’ka gje me te keqe ne bote se sa nje komunist i kthyer ne demokrat, biles mund te jete edhe me i keq se vete nje fashist.

  18. maximus says:

    po pse o njeri pa palce kurrizore do te rezohet qeveria e ligjshme demokratike nga 5 mije studente , kalamaq kopshti pa buke, qe edhe vete s’dine se ç’fare duan, njesoj si ata femijet e perkedhelur qe ju lutesh te hane pjaten dhe nuk duan te hane. mjerre shqiperia me kete brez qe po rrit, dhe me keta pedagoge qe s’kane mbaruar as shkollen e mesme, te gjithe e dime se ç’fare bejne po thuaj shumica e studenteve ne tirane, meshkuj qe lozin bixhoz e marin droge nga mengjesi deri ne darke, studente femra qe s’lane burre te martuar pa e futur ne shtrat, per t’u xhvatur leket me te cilat do te ushqeheshin femijet e tyre dhe familja e tyre, me kete brez analfabet shqiperia e ka te sigurte rrugen drejt gremines se pandalshme. turppppp

  19. tafa says:

    Ngele duke u vetkenaq o fatkeq.Kujto vend tek ke lere e tek heq.Vitet e arta te byrose politike nuk kthehen me per ty sado te nderrosht timbrin gjate lehjes

  20. Aixa says:

    Andi, e dime qe ne kohen qe je ngjizur ti ky berisha ishte doktorri i gjyshit tat po dhe i familjes. E ke bere testin e ADN me salen apo akoma jo?

  21. Xha Temia prej katuni says:

    O Andush VESHLLAPUSH,o analist politik pa bythe.Sa do dojë ti te dilte profecia jote.Kot lodhesh o derzi.Rama i ka koqet sa koka jote keshtuqe je i vogël për të bërë parashikime enderimtare.Nuk analizohen ëndrat e natës për publikun,aj thyj qafen thot nje fjale e urte e popullit tonë.

  22. Cuku says:

    O Andi Smbush,,ati po te jete per ty ,,,Lulushen ,,Mona Cizmen ,,Lubojen,,,,Shkulmakum ,,Mark Markun Ylli Rakipin,,Blendi Fevziun, e plot koqe kandaresh si puna jote Edi Rama ka per tu thare ne kolltuk
    Rrezik tja kaloje Enver Hoxhes ne pushtet
    Sa me shume lefni juve me.shume I shtohen votat
    Nje nder arsyet qe une e votoj Ramen jeni juve stani I kukuvajkave,,
    Se mos kishte njerez si juve e sigurt qe nuk do e votoja.,se nuk me plas fare per asnje

  23. Po says:

    Ha, ha, ha …. Ky djale “Bllokmeni” dikur me vila ne Plazhin e Dutresit dhe Mercedez ke bytha..

  24. roza says:

    Do rezojme Ramen dhe ne vend te tije do veme shokun HYSNI KAPO, zevendes do veme shokun MEDI BUSHATI, dhe drejtor shtypi shokun ANDI BUSHATI. Rrofte partia e sumes me ne krye shokun SALI BERISHA.

  25. tuna says:

    Studentet duhet pa humbur kohe ta zhvendosim tashme apelin e tyre nga ai akedimik tek ai politik. Koha ka ardhur per Shqiperine e drobitur nga krimi, injoranca dhe korrupsionin kryeministror qe te fokusohet drejt krijimit te nje force te re politike e cila te jete me duar te pastra dhe e perbere nga nje intelekt i mirfillte. Mjaft me me mbetje komuniste nipcja Hysniut. Ti dhe kasta juaj or bajge vetem disnivel dhe rrjepje i prodhuat ketij kombi keto 73 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje