Bllofi: Nuk ka asnjë procedim penal ndaj Edmond Tupes dhe Robert Aliajt

13 Dhjetor 2018, 11:10Kronika TEMA

Një ditë më parë, në të gjitha mediat u dha lajmi se policia ka kërkuar procedim penal për 25 persona në lidhje me protestën e studentëve, mes të cilëve përmendeshin dhe Edmond Tupja me Robert Aliajn.

Por, një gjë e tillë në fakt ka rezultuar bllof.

Nuk ka asnjë komunikatë zyrtare të policisë, që të kërkojë procedim penal për personat e mësipërm.

Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se dje ka qarkulluar një komunikatë e brendshme, e cila i shkon edhe presidentit, në të cilën përmendeshin edhe Tupja me Aliajn se pjesmarrës në protestë.

Vetëm se në Prokurori, nga Policia nuk është dërguar asnjë kërkesë procedimi penal për dy personat e mësipërm.

Pra, nuk ekziston asnjë kërkesë për procedimin e tyre.(TemA)

1 komente në “Bllofi: Nuk ka asnjë procedim penal ndaj Edmond Tupes dhe Robert Aliajt”

  1. lili says:

    Nuk eçi cirkusi
    A po shihni se studentet jane nje shkal ma nalte se kazanat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje