Nga Shpëtim Nazarko
Pas studentëve, opozitës, Ramës, në lojë ka hyrë dhe presidenti. Me kthimin e ligjit për buxhetin e ardhshëm edhe presidenti rreshtohet përkrah studentëve. Situata duket sa tragjike edhe komike. Të gjitha palët nuk janë kundër kërkesave te studentëve dhe në ajër duket se po reflektohet ideja se, ai që nuk do realisht të mos realizojë kërkesat e studenëve, është praktikisht kryeministri.
Vetëm ky i fundit ka të drejtën, që me një të lëvizur të gishtit, të realizojë kërkesat.
Kjo është pamja e parë dhe e drejpërdrejtë e problemit. Po cfarë mund të ndodhë nëse vërtet Kryeministri e lëviz dorën dhe firmos automatikisht kërkesat e studentëve?
Nuk po themi që brenda të drejtës së shënjtë që ca kategori të tjera më të vuajtura se studentët, si psh minatorët, pensionistët, policët etj etj, të kërkojnë po dorën e tij, të firmosë për rritje të rrogave pensioneve etj etj. Cfarë thua do më bërtiste një militant partiak apo luzma e militantëve që here pas here ndyjnë portalet me komente,e jo me ide qoftë edhe të kundërta.
Këtu po flasim për studentët dhe duhet së pari të zgjidhim hallet e tyre.
Çfarë ndodh realisht nëse kryeministri firmos kërkesat e studentëve?
Së pari, presidenti, opozita dhe të tjerë që bëjnë pjesë në burokracinë e universiteteve, do të fërkojnë duart dhe të vazhdojnë si tani të notojnë në një sistem universitar që është sa i varur aq dhe i pavarur, po që për mua nuk është as mish dhe as peshk, packa se të tjerë e quajnë autonomi universitare…
Presidenti, opozita dhe burokracia universitare, janë në të drejtën e tyre të thonë se kryeministrit ju thye hunda se ata kishin të drejtë në përkrahjen e studentëve.
Eh mirë mund të thotë dikush. Çfarë ke ti që kërkon të mbrosh kryeministrin? Le ti thyejë hundët dhe shumë mirë ti bëhet.
E kam thënë mendimin qartë ditë më parë dhe besoj se ka vetëm një rrugë , Ajo është e dialogut. Tjetër nuk ka… dhe po të ketë ajo do të sjellë vetëm ato që thashë më lart.
Po pse studentët që nuk e kanë qejf këtë filozofi duke thënë që u rrinë larg partive politike dhe këtë po e besojmë në mënyrë të plotë. nuk kanë qejf të dëgjojnë apo dialogojnë me kryeministrin?
Mundet të kenë të drejtë por unë besoj në dicka tjetër.
Së pari, ndryshe nga studentët dhe opozita, unë nuk besoj se kryeministri ka aq fuqi sa per të firmosur, sa të tëra gjërat do venë në vend. Dikur në kohën e Enver Hoxhës pas ca sukseseve në shah, ekipin kombëtar e priti Enver Hoxha i cili i pyeti se cfarë kërkese kishin.
“Duam 5 orëshin shoku Enver”, i thanë.
“Të bënet menjëhere”, u tha ai.
Të gëzuar dolën nga takimi derisa burokrati që ishte me ta u tha:
“Eh eh e tha shoku Enver po duhet të trokisni në shumë dyer, deri sa ta merrni”.
Në fakt 5 orëshi u mor dhjetë vjet pas takimit me Enver Hoxhën.
Ajo që nuk kuptojnë studentët është se përballë tyre, nuk është vetëm Rama, por një burokraci më e poshtër dhe më e ligë se ajo e Hoxhës.
Kjo nuk është ndonjë gjë e re. Kam pasur rast kohë më parë të takoj një nga njerëzit më të famshëm të botës, që është nga autorët e thyerjes së komunizmit, Gorbacovin.
Pyetjes se kush ja kishte hedhur në erë Pjerestrojkën apo Gllasnostin, plaku ju përgjigj në mënyrë të ngatërruar duke aluduar më shumë për armiqtë e jashëtm të BRSS.
Natyrisht që armiku kryesor i tij ishte burokracia e llahtarshme e BRSS, që në përpjekjen e tij shihte humbjen e privilegjeve të mbajtura për aq kohë. Ato nuk mund të lejonin këtë plak të rrjedhur, t’u hidhte në erë gjithcka….
Në rastin tonë kemi jo një burokraci që i nënshtrohet partisë shtet, po nje burokraci hibride që mbrohet pas disa të drejtave po aq hibride, që edhe Stalini apo Hoxha të ishte gjallë, zor t’u bënte gjë..
Në një pozicion të tillë praktikisht është edhe Rama. Realizmit të kërkesave, që për mua kërkojnë kohë dhe luftë të gjatë e jo vetëm të tij, nuk do ti bashkangjiten duatrokitje po vetëm përqeshje të gjithë faktorëve që përmënda më sipër.
Nuk po flasim për kërkesa sic janë ato të 5 përqindëshit të GDP që ti jepet arësimit, por edhe Vetingut akademik. Ky i fundit do të mbante një erë Revolucioni kulturor kinez…
Hapja e drejpërdrejtë e thesit pa u ulur në dialog, jo vetëm do të zbrazte thesin, do fuste kategori të tjera të pakënaqurish në lojë, por do ta rrëzonte shtetin më shpejt sa mendojnë disa.
Problemi është shumë më i rëndë. Papritur shoqëria shqiptare dhe politika së pari po përballen me tërë atë periudhë maskarallëqesh që kanë prodhuar për 30 vjet rresht. Me ndërtime idiote, me piramida parash dhe piramida universitare …Këto të fundit më të rrezikshme se ato të parave.
Rama po bën përpjekje diku direkte dhe diku indirekte të thotë, se këtu nuk është punë kërkesash . Ato janë të fundit në radhë. Ai po kërkon që përpjekjet e studentëve ti kanalizojë në atë luftën kundër burokracisë që është sa e ligë në politikë, po aq edhe në universitete.
Ta besojmë? Është në të drejtën e secilit të mendojë si ti dojë qejfi. Unë edhe ta besoja plotësisht, e di se kjo është luftë e lemerishme, bile më duket gati gati me mullinjtë e erës.
Po ndërkaq për një gje jam i bindur; se në apolitizimin e studentëve po shoh që tani se si fërkon duart një pjesë e opozitës, pozitës, apo e burokracisë shtetërore si dhe një pjesë e mirë e asaj universitare.
Si i bëhet? Para pak ditësh botova një shkrim duke ju referuar Gavroshit që këndonte nëpërmjet gojës së Hygoit vargje për Volterin dhe Rusoin. Cështja është e thjeshtë. Për të kuptuar se kush ka të drejtë, duhet ti referohemi të mëdhenjve të kësaj bote, apo nëse nuk i duam ata, të dëgjojmë gjyshërit tanë të mëdhenj.
Ku ështe elita e Kombit? Ndërsa në 90-tën i kuptoja se ishin pa bukë dhe lejuan të keqen të na mbërthente edhe 30 vjet pas Hoxhës, sot nuk justifikohen dot.
Kjo betejë nuk është për militantët qorra apo idiotët e dobishëm partiakë, sic i quante komunisti Lenin.
Beteja nuk është për numurat.. Beteja është për shumë më tepër…
Studentët me intuitë kanë hapur Kutinë e Pandorës…
Ajo mund të mos rrëzojë vetëm pushtetin… por edhe shtetin.(Konica.al)
I NDERUAR NAZARKO . JAM TEJET I BINDUR QE ESHTE KOHA E NJE OPERACIONI TE VESHTIRE POR TE DOMOZDOSHEM QE KERKON DIALOGUN E TE GJITHEVE . JAM PLOTESSISHT DAKORT ME JU. KM.RAMA KERKON TE BEJ DICKA LE TJA JAPIN ATE MUNDESI SE EDHE PO NUK E BERI 100%M DOTA BEJ 80 – 90% ESHTE KU E KU ME MIRE PER BREZIN E RI . DO NDAHEMI NGA DIPLOMAT E BLERA DHE TITUJT SHKENCOR FALLCO.
Portalet nuk ti ndyjne komentet se portalet jane ndyresi me vete. Ti tregtar tymi je.
RAMA PO PUNON QE STUDENTET TE PERFITOIN
Po mbrapa punon Basha Berisha LIKE FLOLIRI MONA me te rinjt e tyre qe te kundershtoin cdo GJE QE ben RAMA
PO ku jan te rinjt e Socialisteve qe po bien victim per Bashen Berishen Monen e like floririn qe futin zjarin.
Vetem Rames I takon te bisedoi me studentet per zgjidhje te perereshme Jo tjeter njeriu
JU BEJ THIRJE STUDENTEVE ULUNI ME QEVERIN PER DIALOG SA NUK ESHTE VON
SHUM FERKOIN DUART QE TE PERFITOIN NGA JU
Deduksioni yt Sh.Nazarko i hallave te Gobacovit me shushunjat e burokracise ruse,tek hallet e Rames ne Shqiperine e vogel per mua eshte hileqar.
Ftesa e hazerte e Kryeministrit Rama per dialog te hapur me studentet,pa ndermjetesime, eshte terapia me e sakte e sherimit te semundjes malinje ne IAL-te.Fakti qe ata edhe kaq pas ditesh nuk duan t’a perqafojne kete mundesi ,te arte per ta , eshte deshmia me e thekur qe u jane gjunjezuar skiftereve qe nuk e duan sherimin e kesaj semundje.Ne fakt nga katranjozet e kesaj proteste nuk pres kualitet mendimi dhe lartesi e pergjegjshmeri morale te mjaftushme per zgjidhje hallesh te medha.E cuan jabana kete kohe dhjete-ditore per te kryqezuar veten si sherbestare transparente , pa tru ,te nevojtareve prej Vetting-ut dhe KLP-se e KLGJ-se se re..Ja ashtu si bjerrin ditet ne shkolle e rendin pas seksereve per te blere pesat.
Sidoqofte,mendoj qe hapi i pare i Qeverise duhet te jete abrogimi i te ashtuquajtures autonomi unoversitare,e cila ne 14-vitet e fundit i shndroi ne mamuthe mender-dekane e rektore dhe perdhunoi stafet e ndershme te auditoreve dhe studentet qe e meritojne me djersen e tyre kete emer.Ky abrogim do te defaktorizoje mamuthet e do te lehtesoje udhen e sherimit te semundjes.
Tung.
ke te drejte,por ja the po kujt ja the,injoranti ngelet injorant
Qe duhet zhdukur kjo klase politike eshte e domosdoshme,por a jane ne gjendje studentet te ngren partine e intelektualeve e te qeverisin me duart te pastra,apo duhet ta marre fuqine bota e te kthehemi ne varesi te plote politike e ekonomike nga te huajt.
O Met ata smarrin dot nje 5 per te kaluar. Ti thua partia e intelektualesheve. Je ne vete or mik. Ata sduan mesimin. Duan pub-et, discot, tequilat, whisky-t dhe makiatot. Shkurt kokboshe dhe dembele dhe do ishte fatkeqsi kombtare te shkoje pas tyre. Tung.
Sistemi ku erdhem bashkshoqerohet me handikape per shkak te korrupsionit, padijes, populizmit qe shfrytezohet mjeshterisht nga politika, bushtra kurve e legalizuar ne spekullim te te drejtave te njeriut, mungesa e kontrollit per shkak te te ashtuquajtura liri demokratike nuk e beri sa hap e mbyll syte kete situate,ajo ka vite qe u krijua ne universitete qe u shnderruan si nje pulari qe ne vend te vezeve prodhoi diploma te pa efekteshme,
Kjo duket edhe ne zhvillimin e protestes ne aparence e cila, per shkak te nivelit te ulet pergatitjes se organizatoreve po mbetet ende si ditet e para.
Nazarko ka te drejte ata kane perdorur vetem intuiten, por me tej.?!
Nuk dine si ta zgjidhin goglen, nga kush presin nga pleqte?!
Pleqte nuk kane version tjeter veç bisedes, me mire se me kedo tjeter mbetet E. Rama.
Ftesa e Rames eshte e drejte sepse ai kerkon te sheroj sistemin universitar. Por eshte e veshtire se te gjithe nuk duan, nuk do politika, nuk duan pedagoget, nuk duan as studentet. Jemi mesuar me keneta, ky eshte problem I madh. Miratimi I pikave eshte gjeja me e thjeshte per kryeministrin. Pranon dhe heq qafesh gjithe plehrat e kesaj meseleje. Ben mire apo keq? Per arsimin, te rinjte dhe vendin ben mire. Veten e fut ne andralla. Eshte i veshtire progresi ne kete vend, e kane thene burra te mencur. Si ja ben ti me shqiptaret – i thonin Nolit.
Rrace idiote qe nuk don shtet.
Privatizim ekstrem i gjithckaje e cdo gjeje materiale e sociale qe ne afro 30 vite qe mbrti pas shkatrrimit dhe djegjes , prodhoi 99 mije te zeza morale e materiale, feudale injorant pa punuar asnje dite ne milardere me pasurine e popullit dhe shfrytezimi barbar te tij……………… .
Keto feudale ne unison me pushtetin dhe financim estern sollen dhe po gezojme mizerjen antikomb e antishtet , antiarsim, antishendetsi, antiushtri, antidrejtesi antiekonomi…………… perfundimisht sntivlera e ANTINJERI . ….ANTIIIIIIIIIIIII. .
Po behet Grusht Shteti Naaaaaaaaaaaaaaaazaaaaaaaaaaaaaaarkooooooooooooooooooooooooo.
sa injorante ka ky vendi yne…tipiku eshte ky Nazarko. Vaj me det kur behet edhe ky analist… pij ilacet para cdo shkrimi qe ben…
Mucu muci jepi nje pergjigje te justifikuar me fakte ose teorike pikave qe ngre Nazarko po te kesh byth po s’pate merr ca ilace dhe lexo ndonje liber he vella
Ha ha ha ha. I madh je.
Epo kur dalin ca debila dhe duan te komentojne!
Nazarko eshte njeri shume i ekuilibruar dhe eshte per t’u patur respekt per integritetin e tij, edhe moral, edhe politik.
nazarko eshte brilant/ nga me objektivet dhe i vertete.
O nazarko, o peshk i ndenjur, po nuk ke gje per te thene, mos thuaj gje… T’i qelbesh era gjize dhe rraki dhe nuk di as vete se cfare nxjer nga halja….
Gomaret ste kuptojne Nazarko!
Shteti jone edhe pantallonat i ka te grisura e kurvat duan salltanete! Nga do vine parate. Dhe kaq Gjermania po i paguan shkollat. qe shkatterruan te njejtet rrugace vite me pare.
Prapa kesaj eshte Salizmi! Po a kuptojne idiotet???
Nazarko eshte nje shahist i vjeter dhe njekohesisht nje bythlepires kronik i Rames. Ne France, Makroni e plotesoi me deklarate publike ne Televizion, kerkesen e ligjshme te protestuesve, madje duke kerkuar edhe falje. Ndersa, Rama ju kundervu studenteve ditet e para, tani thote se kerkesat e tyre jane te drejta por fajin e kane Rektoratet, Dekanatet dhe Profesorati. Cfare e pengon Ramen te anulloje VKM-ne qe ai vete ka miratuar, mbasi u “bind” qe studentet paskan te drejte? Kur ja deshi interesi, ai beri me urgjence edhe ligj te vecante (anti ligjor dhe anti kushtetues) per prishjen e Teatrit. Perse perpelitet tani prej dhjete ditesh, duke torturuar me mijra studente neper rruge e sheshe dhe dhjetra mijra te tjere qe nuk ndjekin leksionet dhe nuk miraton menjehere dhe pa nevojen e dialogut hipokrit, kerkesat e thjeshta, minimaliste dhe legjitime te studenteve? Pastaj le ti beje me zellin qe e karakterizon per interesat e veta, te gjitha procedurat administrative dhe burokratike, deri ne abrogimin e ligjit skandaloz per aresimin e larte. Por nuk ka faj Nazarko dhe gjithe te tjeret, fajin e ka ky popull qe nuk e kap per bythe Edi Ramen dhe ata qe e ndjekin nga pas dhe ti vari teneqen e ti perplase atje poshte, tek Ura e Lanes.
Ouuu, shume i eger ky. Po per cilin Belul e ke fjalen? Per Belul Bashen besoj.
Ik e futi nje pshesh me lushnje se ter kohen bythlepiresi rames mbete
Nder dy te keqia gjithmone zgjidhet me e voglaSot ne kete situate kritike ku e coi Nano e Sala me bandat e tyre i vetmi qe mund ti dal perball e te na coj perpara eshte Edi Rama -duam apo s’duam ne Po ja mbajti le te dal nje tjeter bujrum ti japim votat por kurre me atyre qe i provuam 30 vjet shifni e beni. Budallenjte nuk kane brire Lereni Edin te mbaroje mandatin pastaj
O Nazarko,meqenese je miku Rames.More ky Rama eshte ffohur ne tajare.?Thua more te marre Monen e Lulin,zv K/minister,Petjan,minister shendetsie,dhe Nardin minister arsimi,dhe mbyllet ky muhabet,ztudentat shkojne ne shtepi.Thuaj dhe ndonje llafe per Klajden,hajt urime nga by…. ime.
Ke te drejte Nazarko, duhet te te lexojne studentet, kuptohet eshte fjala per ata qe dine te lexojne .
Besoni Ramen o studente ! Ai ka treguar se ka horizont,fuqi artikulimi, kurajo, trimeri, guxim ,aftesi mobilizuese dhe organizuese. Mos harroni
( pyesni prinderit tuaj ,e kryesisht me te rriturit ) si e katandisen Kryeqytetin tone qeverisjet e mepareshme. Mos harroni te pyesni si e gjeti ne 2013-ten, te mbytur ne borxhe ne rrugen drejt gremines. Besojini!,. se e nxori nga kriza dhe po ndjehet rritja . Keto jane prova se Ai di te drejtoje,
di te drejtoje Shqiperine me forcen politike qe e ka zgjedhur ne krye.Vetem Ju studente ,te pa ndikuar nga qellime te erreta, duke bashkepunuar e mbeshtetur RAMEN, do te arrini te shkulni nga rrenjet semundjen kanceroze qe ka mberthyer gjithe strukturen universitare dhe jo vetem , duke u bere pararoje e nje fryme te re. te brezit te ri. Mos u trembni dhe mos u coptoni.Besoni dhe mbeshtetuni tek Rama.
Une qe po ju shkruaj kam mbaruar Inginerine me 1970, tani jam pensionist dhe jetoj ne Amerike,por me dhemb Shqiperia.
Se ku po veme e vendos Rinia. Ti do shkosh te pish nje cigare me Andrea Stefanin. Leri pordhet me analiza. A thua se ke rruge tjeter ti
Doli dhe nje nga “binjaket” Nazarko,
I ka blere Ra,a per Krishtelindje:Pay one ,take second half price….lol
Analiza me e shkelqyer qe i eshte bere protestet haxhiqamilese te studenteve! Te lumte Nazarko!