REPLIKAT/ Mynyr Koni i përgjigjet Ramës: Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni njerëzit, ja arsyeja pse më luftoni. Reagon Rama: Mos fol si veshgjatë

14 Dhjetor 2018, 12:04Politika TEMA

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate zyrtare ai tregon arsyet se pse sipas tij luftohet nga shefi i qeverisë.

Një ditë më parë Rama, gjatë takimit me dekanë dhe rektorë, shigjetoi direkt rektorin e Universitetit të Tiranës, duke theksuar se ka shmangur përgjegjësitë.

Ai tha se në këtë universitet harxhohen 6 mln euro në vit për roje sigurie dhe zero për kërkim shkencor.

Më poshtë deklarata e plotë e Konit:

“I detyruar nga akuzat tepër të rënda dhe sjellja  e Kryeministrit ndaj personit tim në takimin e ditës së enjte, datë 13 Dhjetor 2018, të mbajtur  me autoritetet drejtuese të fakulteteve dhe universiteteve publike ne vend, ju bëj me dije se;

Në fakt është shumë e kuptueshme arsyeja dhe qëllimi i gjithë çfarë është bërë gjatë këtyre ditëve në adresën time dhe që në fakt ka filluar shumë kohë më parë. Këtë e kam ndjerë dhe e kam kuptuar shumë qartë.

Të mundohesh të ndryshosh rrjedhën e gjërave, të mundohesh të gjesh dhe të bësh “fajtor”  pa faj, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër.

Zoti Kryeministër,

Në asnjë ditë të punës time  si Rektor i Universitetit të Tiranës nuk jam “arratisur” nga përgjegjësia, por përkundrazi. Në mënyrë të vazhdueshme, kam paraqitur problematikat (që Ju vetëm tani po i pranoni se eksiztojnë) në të gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, përfshirë edhe Ju.

Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/2015.

Të njëjtën gjë bëni edhe me çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve, për të cilën, Senati Akademik i UT, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen  e saj.

Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe  shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë, duke mos i dhënë mundësinë askujt, në rastin konkret mua, të shprehem dhe të them të vërtetën se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës.

Është e vërtetë që në Universitetin e Tiranës, ka patur probleme të brendshme, të inskenuara nga kasta drejtuese e vjetër e universitetit, për qëllime të caktuara, që  fatkeqësisht kanë gjetur mbështetjen nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar. Në Universitetin e Tiranës në asnjë rast nuk ka patur bllokim, sikurse mundoheni ta paraqesni Ju, në mënyrë që të justifikoni  dhe të shtrembëroni arsyet e vërteta të protestës së studentëve.

Ju po deklaroni sot, se duhet të shkarkohen anëtarët e Bordit të Administrimit, kurse unë, në mënyrë të vazhdueshme i kam kërkuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të marrë masat e nevojshme për çfarë Ju keni konstatuar sot, si një dështim të funksionimit edhe të Bordit të Aministrimit të Universitetit të Tiranës.

Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet Administratorit të UT (aktivist në fushatat elektorale të Partisë tuaj), është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës.

Në fakt arsyeja që unë luftohem është pikërisht njohja shumë e mirë e ligjit të arsimit të lartë, dhe jo vetëm, është përgjegjshmëria e lartë dhe përkushtimi në punë që më karakterizon, dhe mosbërja palë në interesa të caktuara.

Të nderuar kolegë dhe studentë të UT,

Ju siguroj se në çdo ditë të punës time si Rektor i Universitetit të Tiranës, do të vazhdoj të udhëhiqem nga morali dhe integriteti i lartë personal dhe profesional dhe nuk do t’i gjunjëzohem askujt dhe për asnjë arsye, sikurse kam vepruar deri më sot.

Nëse për Kryeministrin dhe qeverinë që ai drejton, protesta e studentëve ështe një shuplakë, për mua është një shprehje e lirisë dhe demokracisë, dhe si e tillë është një fitore”

Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deklaratës së Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.

Shefi i qeverisë e ka paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë auditor më auditor për t’u përballur me situatën dhe kërkon që Koni të ketë kurajon t’ja thotë në sy mendimet.

Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! 

Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju?”, shkruan Rama.

(TemA)

45 komente në “REPLIKAT/ Mynyr Koni i përgjigjet Ramës: Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni njerëzit, ja arsyeja pse më luftoni. Reagon Rama: Mos fol si veshgjatë”

  1. Qyfyrique says:

    Hajduti bertet: Kapeni hajdutin!!

    1. Sali says:

      M…ti bertet kapeni h…lene!:(

      1. Z says:

        Ti sali dhe ai tjetri para teje jeni te dy nje tope muti kur barazoni Ramen me hajdutin e pd rektorin e Tiranes

        1. antifashisti says:

          Kryeministrer veshshkurter!
          Kush ia dha te drejten ketij veshgjatit te perfitoje 11 rroga ne muaj,qe ti tani i hakerrehesh?
          Ti je FAJTORI dhe duhet te pergjigjesh para drejtesise se popullit si njeri qe ke mbjelle dhe nxitur korrupsionin,pa aftesine,krimin etj!
          Ti je fajtori qe sot kemi ligje ne kundershtim me Kushtetuten,se ti vete i pari e ndryshove Kushtetuten brenda nates me Berishen qe i dhate te drejten vetrs te beheshit MBRET me te gjitha te drejtat e tij!

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      RAMA eshte shum I siqerte
      Keta plera I ka len te pavarur
      Dhe keta e HAN mbrapa kraheve
      Duke bashkepunuar me Bashen Berishen Monen
      TURP keta duhet te bashkepunoin me Qeverin qeshkollat te jen ne regular
      Keta duhen zhdukur nga Uneiversitetet se I kan kethyer ne baze te PD e Lsi
      Ku kane rene victim edhe te rinjte SOCIALISTE
      TE GENJYER DHE TE MASHTRUAR

    3. Tani says:

      Z. Rama, populli thote ‘preji buken e bardhe se jane terbuar’. Jane llastuar me 11 rroga qe merr ky rrugac politik. Duhet ne menyre absolute qe te hiqen rrogat e shumefishta dhe ky te jape llogari perse studentet me cilesi te vecanta nuk ju paguhen tarifat. Keta ne menyre te qellimshme i kane bere studentet qe te pellcasin nga inati dhe te ngrihen ne kembe. Madje i kane cuar ne ate pike qe nuk durohet me sepse ja kane futur thiken ne kocke. Keta maskarenj esadiste te paguar nga shqupistet dhe esfalia me Beogradin po kerkojne ne menyre te qellimshme te krijojne kaos ne Shqiperi. Ky njeri i perkedhelur qe i ka sjelle studentet e UT ne kete pike eshte nje arrogant dhe i paudhe qe nuk ka respekt per KM e vendit por flet si nje rrugac i rendomte. Ne cdo vend demokratik kundershtimi i KM nga nje Rektor i Universitetit do te perfundonte i pushuar nga puna. Kjo eshte prerja e bukes se bardhe qe thote populli, mos lejoni me ligj qe dikush te marre me shume se nje rroge. Beji keta te rrine gatitu. Nuk ka autonomin absolute ne nje vend. Qeveria eshte zgjedhur qe te rregulloje te gjithe veprimtarite ne cdo qelize te vendit. Prandaj merre mbrapsht autonomine dhe vurjua kembet ne nje kepuce ketyre esadisteve maskarenj. Beju nenat qe te thone daje sepse njeriu degjeneron dhe behet rrugac i llastuar dhe gangster qe ne vend te reflektoje dhe te marre masa per te fiksuar situaten ky i hedh me shume benzine zjarrit. Hidhe ne rruge maskarain. Mos ki meshire dhe tolerance ndaj sjelljeve te tilla.

    4. Drenova says:

      Zoti Veshgjati,qe nuk e ke kuptuar se duhet te te veme samarin!
      Fjalori yt eshte i njejte me ate te rrugaceve,ndaj ti duhet te shporresh nga gjiri yne!
      Kemi gabuar qe te bvesuam jeten e femijve tane!
      Mallkuar qofsh o veshgjati yne!

    5. shvejku says:

      Gomari ju hakerrye gjelit te detit me fjalet:
      -Sa ma paske koken!
      Por gomari nuk e kishte pare koken e tij qe e kishte 20 here me te madhe se te gjelit te detit!

  2. Noli says:

    Legen jo profesor

  3. Zeqo Qulli says:

    o Koni Kone ….jeni të gjithë Bythshkërdhyer Ti dhe Kryeministri dhe e gjithë Politika….
    Ary e kishe përballë pse nuk ja the kur qënke prek kaq shumë ti dhe ata që rrinin si muti në shi…???
    Kjo tregon që ju jeni plera të gjithë dhe jeni në unison me nj-tjetrin….ju jeni all m.fucker….!!!

  4. eris says:

    O Rektor me cizme, aktuzat ndaj teje jane te drejtperdrejta.
    Kane emer dhe forme prandaj pergjigju konkretisht. Leri perbetimet dhe qyrosjet per korektesi ne pune.
    Surrati jot me 11 rroga ne muaj si me qen ti iluminat i diteve te fundi.

    Turp tet vije

    1. antifashisti says:

      Kryeministrer veshshkurter!
      Kush ia dha te drejten ketij veshgjatit te perfitoje 11 rroga ne muaj,qe ti tani i hakerrehesh?
      Ti je FAJTORI dhe duhet te pergjigjesh para drejtesise se popullit si njeri qe ke mbjelle dhe nxitur korrupsionin,pa aftesine,krimin etj!
      Ti je fajtori qe sot kemi ligje ne kundershtim me Kushtetuten,se ti vete i pari e ndryshove Kushtetuten brenda nates me Berishen qe i dhate te drejten vetrs te beheshit MBRET me te gjitha te drejtat e tij!

  5. keshilltar says:

    REKTOR MYNYR KONI E bere si GRYEVSKY HAJDUT.

  6. Timi says:

    Prapë nuk shpjegon pse rojet kushtojnë 6 Mio.

    1. Arbjona says:

      Cfare ruajne keta? Bankat e shkolles apo copat e derrasave?

  7. Drejtesia says:

    Foli dhe Myn(x)yr kukulla?! Shko more burrokrat i ndyre e e komunist tipik perballu e sqaro studentet. Ju jeni ato qe keni shkaktuar problemet qofte me kushtet ashtu dhe mesimdhenien skandaloze. Keni bere kasaphane mbi studentet gjithe keto vite duke i ngeluar e kerkuar para. Turp!

  8. Mashkullori says:

    Mire more Kone,mire,keto qe thua,po a ke karta te shkruara,qe I paske sinjalizuar,kerkuar,apo kundershtuar per ato qe shkruan si perpjekej e juaj per permiresimin e veprimtarise te universitetit qe drejton?
    Ja pershembull,u akuzoj Rama se keni harxhuar 6 million euro per roje sigurie,a na thua dot se sa eshte kjo shifer,sa roje keni me cfare page I paguani…
    Tjeter,Rama ju akuzoj se kane qene zero shpenzimet per kerkim shkencor,sa thoni se ju keni shpenzuar per kete drejtim?
    Sikur vetem keto te zberthenje dhe te mbroheshe me shifra,do te te besoja per te tjerat…

  9. kasem gahinji says:

    kjo qe shkruan ne pergjigje eshte shprehje e mungeses se pergjegjesise, perpjekje per te mbushur horrlleqet e tij dhe vartesve te tij,tregues se nxitja e studenteve eshte dore e tij per te mbuluar maskaralleqet dhe korrupsionin universitar,pergjegjesi e dyaneshme,profesorat dhe studente. pagesat me lista tregojne per korrupsion te zyrtarizuar per te cilen ky qen bir qeni duhet te mbaje pergjegjesi.

  10. bk says:

    Ky reagim eshte treguesi se sa vlen ky njeri. Me mire qe reagoi qe edhe studentet ta kuptojne nivelin mjeran te tij. Fjala Skuth do jete shpikur pikerisht per nje tip si ky. Asgje per shqetesimin kryesor, asgje per korrupsionin e pedagogeve, per nivelin e mesimdhenies, per shpenzimet skandaloze etj.

  11. Ida says:

    Qellove si kallama o Mane!

  12. Virginia says:

    Ore sa ore ne dite punoka ky Rektor qe merka 11 rroga. Besoj se paguhet per 8 ore pune si rrektor. Po per 10 punet e tjera kur punoka ky ????
    Qenka vjedhje e hapur fare ne diten me diell.

  13. votren says:

    As nuk tregove se pse e qysh merr 11 rroga ne muaj? Rektor hajdut!

  14. Bojkot says:

    Meny-r
    Me 11 rroga në 22 dit ë punë
    E shtunë e DJELA pushim
    Më ditë pune nisur nga mesatarja 430000 të vjetra 215000 për çdo 8 0rë
    Sa dy pensione fshati mujore
    Të tjerat janë grabitura pa vlerë
    Mynxurë mynyr qymyr qivur
    Kuadratura jote

  15. Lumi says:

    Usta Mynyri kerkon ta cvendos ceshtjen, nga teknike ta beje ate politike dhe mediatike. Nuk flet fare per cilesine e arsimit, kurikulat, provimet, marrie dhenie lekesh, plagjiaturat, titujt dhe kerkimin shkencor. Nuk flet fare per autonomine, sepse autonomi do te thote kufizim I qeverise ne universitetin dhe plotfuqi e pergjegjsi per Mynyrin. Po te bente punen Mynyri, studentet s’kishin pse shkonin te Kryeministri pa vajtur te rektori. Kuptohet, shkojne ne qeveri sepse nuk presin zgjidhje nga rektori gjumash e sherrxhi qe nuk merret me edukimin po me rojet. Mynyri eshte qeni lekut, nje plehre qe duhet flakur.

  16. Atika says:

    O burre legen.
    Ikjep doreheqje
    Burg per ty

  17. Flutura says:

    E para fare per kete person duhet nje hetim penal sipas KLSH.
    Se dyti dhe me kryesorja duhet nje VKM urgjente qe asnje person, sado i “mencur” te jete, te mos jete anetar ne me shume se nje bord drejtimi.
    Te luftohet nepotizmi ne fakultete, ku disa familjare rektoresh e dekanesh jane pedagoge, duke perjashtuar te drejten e studenteve te ekselences
    per te qene pjese e trupes se lektoreve.
    Kete duhet te kerkojne para se gjithash studentet.

  18. Emigranti says:

    Ne cilin vebd te botes meren 10 apo 11 paga ne muaj or badit, hajdut mashtrus i paskrupll. Mendja tuaj ka punuar, vetem per te cvatur sa me shum para dhe jo per te menduar , per permiresimin e kushteve te jeteses, mesimit, zhvillimit akademik e shkencor.
    Ju, DHori Kule e nonje maskara si ju, qe skini len vend pa futur hundet e duart per te cvatur, sa me shum rroga, na bleki dhe makina te shtrenjta, duhet varur, e kini pak pushimin nga puna.

  19. drino says:

    Keshtu ndodh kur vihet rektor nje hajdut ordiner, i pa afte dhe i pa fytyre.

  20. sali says:

    Te gjithe rektoret e reth 80 % e bordeve te universiteteve jane te zgjedhurit e partise vemje Lsi. Lufta qe ben Mona e Iliri eshte te mbroje keto vemje.Studentet jane qora

  21. Gani says:

    Nuk ke faj ti ore jashteqitje gomari… Bej qejf ti, bundot dhe kulet qe jane bere si derra te mbyllur…

  22. Zef says:

    Me gjeni nje rektor universiteti ne bote ose qofte edhe nje njeri qe kryen 11 pune te ndryshme breda 8 oreshit se ky barke madh e koke Vogel ska mundesi edhe sikur te vij nga ndonje planet tjeter ta besojme . Turp si mund te dale para kolegeve studenteve e aq ma teper publikut shqipetar . Ktij e shume si ky duhen nje here e mire tu hiqet e drejta Jo te drejtojne por edhe thjesht te jene mesimdhenes . Kete duhet ta kerkojne vec tjerave studentet. Ata duhet te gjejne vete nga radhet e tyre nga shqiptaret ne emigracion e shoqera civile tre ministra . Te arsimit rinise e sportit . Te ministro te jashtem e per europen dhe ministrin per ambienti . Te propozojne mbasi te kene heq keta rektore qe jane bashke me konomin e famshem e te ndjekin zbatimin e gjithe kerkesave te tyre . Thjesht te behen pjese e ekzekutivit per te kontrolluar vendimet qe do miratohen . Po’ e moren ne dore kete levizje mjeshtrat e mashtrimit te fundit qe do fitojme dicka do jene vete studentet

  23. Pilafi says:

    Ku ka byth te reagoje ky b….. Ramen nuk ka burre ta thyeje ne dialog se ka te verteten me vete . Jam optimist se me pastertine qe ka Rama do ja dale
    Mbeshteteni sa nuk eshte vone. Shqiperine ne binare vetem ai burre mumd ta fuse . Po nuk arriti Ky , s ‘ka per tu bere kurre.

    1. Feniks says:

      O Pilafi!
      A ke degjuar gje ti se Rama ka bere dialog me njeri?
      Kurre!
      Le te vije e te dialogoje me mua qofte edhe ne ndonje studio televizive dhe do te shihni se do t’i nxjerr bojen me poshtersite qe ai ka bere!
      Rama eshte llafazan,arrogant,mendjemadh dhe mashtrues,por kjo nuk e ben ate te zotin ne argumente!
      E degjove si u justifikua per tenderin mashtrues te Unazes se Re?
      Rama tha se kudo ne bote behen fallcifikime!
      Pra edhe ky rasti nuk eshte ndonje cudi e madhe se kudoi behen keto!
      Si te duket ty ky arsyetim sharlatanesh i tij?
      Qeveria e tij u kap me presh ne dore se i kishte dhene tenderin nje mashtruesi!
      Dhe kete mashtrues e kapen mediat e jo vete qeveria!
      Qeveria duhet te vinte ne keto komisione njerez te afte,te ndershem dhe te guximshem ,qe te verifikonin me pare vertetesine e dokumenteve te pareqitura!
      A mund te justifikohet ndonje BANKE,ne se nje hajdut e mashtron duke i dhene disa miliona euro FALLCO ne kembim te nje sasie lingotash FLORIRI?

    2. Ed says:

      Nuk te leviz as nje presje! Te gjithe Duhet te mbrshtesim Ramen si shpresa e veteme qe Shqiperia te behet !!! Ndryshe u kthyem vite drite mbrapa!

  24. Ola says:

    Z.rektor ne pergjigjen tuaj jeni paraqitur me nje gjuhe prej halabaku pa piken e respektit ( jo per kryeministrin vetem por per te gjithe qe ju ndjekin ) jepni nje pergjigje pa oiken e oergjegjesise pe gjendjen qe kini krijuar.Nu ndjeni pergjegjesi ju per problemet qe u krijuan me akreditimin e universitetit?.Si mund te jesh kaq i ceket sa te thuash une i kam ngritur keto probleme por ju nuk i kini zgjidhur,po perse jeni ju atje per te drejtuar dhe zgjidhur problemet aoo per te konstatuar ato.Ah po ju nuk kini kohe se jini dhe nja 10 detyra te tjera.JU KETO VENDE I PERDORNI PER TE PERFITUAR SA ME SHUME se edhe supr njeri te ishit nuk do te mund ti kryenit dot .oer jete po ja pergjegjesi K/ministri qe nuk i rregullon me ligj keto gjera po ju le ju te shini dhe te rrembeni sa me shume per vehten tuaj.

  25. IVONI says:

    po te jete e vertete se ky “bircja” ka marre njembedhjete rroga ne muaj , te detyrrohet te ketheje ato mbrapsht ..! ai dhe gjithe te tjeret qe kane te njejtin turi ..! Ka apo nuk ka shtet ne ate vend ..?! Kryeministri qe eshte fajtori kryesor , pasi nuk vepron por vetem kostston “pas vaktit ” duhet te mbaje pergjegjesi ..!

  26. NNP says:

    Perse nuk eshte marre ligji me kete peshkaqen deri tani A thua do te merret pasketaj.

  27. Vlonjati says:

    Te morëm vesh o Mynyr, po paret, paret ku janë?

  28. I HABITURI says:

    po pse sjep doreheqjen doreheqjen e jep njeriu i pa fajshem i ndershem po ti je i kredhur kok e kemb i pa shpirt

  29. Lab says:

    Ky eshte harbut,jo kryeminister,
    Rektori eshte [email protected] e ketij.

  30. rexha 10 says:

    PO ILIR METEN A E DONE ME PRESIDENTE TE SHQIPRISE ?ME TE VERTETE NUKE PO E KUPTOJME KURRE POLITIKEN TUAJ ,PER ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT,MINISTRAVE,DEKANEVE,DREJTOREVE. NA E THUAJ TE PAKTEN NJE HERE TE VETME QE GABOVA .NDRYSHE FLETE ,DHE NDRYSHE VEPRON. POPULLI TE DESHI PORE TI NUKE I THE QE UNE DUA ILIRIN,BASHEN,KULEN,NIKOLLEN,.

  31. Nje qytetar............ says:

    Zoti Edi Rama ,ne historine e njerezimit kane qene koka si psh.Napoleon Bonaparti e shume te tjere ,megjithese Ata i dhane shume mbrekulli me gjenialitetin e tyre, porrrrrr , nje dite perfunduan te internuar e te helmuar, apo te vrare, apooooo,…………….kurre, kurre mos perdor arrogancen,fodullekun,mendjemadhesine ,sepse ato te hane koken,……………… Juve jeni sherbetor i Popullit me nje apo dy apo qofte edhe tre mandate,………. Jo rektorit qe i flet sikur te jete nje rrugac apo nje i pa vlere, por edhe nje qytetari me aftesi mendore jo te larta Ju , duhet te perdorni vetem gjuhen e respektit,……………………thank you for understanding,……………..Maybe Mr. Gruevski is waiting for You,…………..

  32. Ky monster Rektor i UT, nje super-hajdut dhe prapaskenist i llojit Sali Berisha, sajoi sebashku me ish-mikun e Tij mortjen dhe super-hajdutin tjeter te UT dhe Fak.Ekonomit Dhori Kule, sajuan ne Zyren e Sali Berishes skemen e presionit a kercenimit te Shullazit. Kete e di mire si vete Ai dhe Dhori Kule, por me shume Prokuroria akoma nen kontrollin dhe urdherat e Sali Berishes dhe Ilir Metes.

  33. Historian says:

    Sa per sqarim: Koni nuk eshte ne 11 borde apo merr rroga .. eshte thjesht manipulim ( Mjafton nje search ) . Nuk ka tender 6 milion per rojet ( sipas nje raporti te publikuar te ministrise shkon shume me pak as 200 mije euro ), . Sipas ligjit te gjithe tenderat finaciate I ben Bordi ( lexoje ligjin, per cdo universitet) . Intersohuni kush e ka fituar dhe ju le juve ta kupton i lidhjen. A ka faj apo pergjegjesi per situaten , natyrshem qe po , por fajin kryesor e ka ligji !

  34. joel shkodra says:

    Dhe pastaj ka sy e faqe “kokeministri” yne te deklaroje ne çdo studio televizive e ne çdo dalje para popullit se ai nuk fyen askend. Shikoni vetem brenda tre rreshtave te tij se çfare fjalesh fyese perdor: “pafytyresine”; “dyfytyrte”; “burrat rreshqanore”; “e, sidomos “veshgjatesite”. Dhe pastaj ankohet kur e fyejne te tjeret. Bile e fyjene teper pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje