Ronaldo në Gjykatë për të pranuar evazionin fiskal: dënimi parashikon dy vjet burg, por...

14 Dhjetor 2018, 15:48Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është i gatshëm të pranojë fajin për kryerjen e evazionit fiskal dhe do e pranojë këtë gjë më 14 janar, ditën kur do të bëhët procesi gjyqësor në Gjykatën e Drejtësisë së kryeqytetit spanjoll.

Vepra penale e kryer nga Ronaldo dënohet me dy vite burgim, por portugezi mund ta shmangë burgun duke paguar një gjobë prej 375 mijë euro .

Ky është argumenti që avokati i yllit portugez, Jose Antonio Choclán do të përdorë për të marrë një rezultat pozitiv të ngjashëm me një tjetër klient të tij, Fabio Coentrao, i akuzuar për të njëjtat vepra.

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore në Madrid, por do të marrë pjesë në seancë me anë të një videokonferencë.

Sulmuesi i skuadrës së Juventusit ka arritur më datë 6 gusht një marrëveshje me shtetin spanjoll për pagesën e një gjobë prej 13.4 milionë euro për të mbyllur çështjen e shmangies së taksave. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje