UEFA jep vendimin për Milanin: Gjobë, kufizime dhe paralajmërim për përjashtim nga Kupat e Europës

14 Dhjetor 2018, 14:46Sport TEMA
UEFA jep vendimin për Milanin: Gjobë, kufizime dhe paralajmërim

UEFA jep vendimin për Milanin: Gjobë, kufizime dhe paralajmërim për përjashtim nga Kupat e Europës

Nga Pireu në Nyon , një zgjim i trazuar për Milanin në ditën e vendimit të UEFAs për shpallen e masës ndaj kuqezinjve për shkeljen e Fair Play Financiar në periudhën 2014-2017.

Një dy ditësh tepër i rënduar për Rossonerët, pas eleminimit zhgënjyes nga Europa League  kundër Olimpiakos që ka shkaktuar mjaft polemika, tashmë kuqezinjë do të përballen dhe me disa masa të ashpra që UEFA vendosi ndaj tyre.

Nëse Milani nuk respekton bilancin e buxhetit deri më 30 qershor 2021, atëherë kuqezinjtë do të përjashtohen nga pjesëmarrja në edicionet e ardhshëm të Kupave Evropiane për sezonet 2022/2023 dhe 2023/2024.

Gjithashtu, 7 herë kampionëve të Europës do u mbahen menjëherë 12 milionë euro  dhe nuk do të jetë në gjendje të regjistrojë më shumë se 21 lojtarë për garat europiane të sezoneve 2019/2020 dhe 2020/2021.

Pas këtyre masave të dhënë Shoqëria Rossonere ka të drejtën që ta ankimojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje