PROFIL/ “Në kërkim të dritës”, studenti i ekonomikut rrëfen punën në minierë për të nxjerrë lekët e shkollës dhe dërgon thirrje për politikën

16 Dhjetor 2018, 20:24Sociale TEMA

“…Sa herë thërrisja në megafon, dukej sikur më hapeshin poret e trupit, sikur më rigjeneroheshin ëndrrat e thyera apo sikur gjeja forcën që më kishte humbur prej kohësh. Këtë e vërtetoja në sytë e bashkëmoshatarëve të mi që më nguleshin nga të katërta anët. Hera e parë që u ndjeva student…”

Ky pasazh më përsëritej aq shpesh në mendje, sa një moment nisa të besoj se në të vërtetë po rrotullohej shiriti i ndonjë kasete të vjetër. Në fakt fjalët nuk po dilnin nga kaseta pluhrosur e viteve ‘90, por po hynin në kasetën e re të historisë që dinë të ndërtojnë studentët.

Ju rrëfej Leonard Çimën, portretin e studentit të Fakultetit Ekonomik në UT, që për 11 ditë foli bashkë me mijëra shokë dhe shoqe për ta heshtur politikën.

Nga Andrea Danglli

Leonardi ende nuk e gjen veten tek asnjë parti politike. Kjo është garancia e parë që insiston ta theksojë pas çdo fjalie, duke parë tentativat ku duan ta kanalizojnë rrjedhën e protestës. Ai është një ndër ata të rinj idealistë që pavarësisht jetës së vështirë që bën, beson akoma te vendi i tij, te potencialet që sheh apo te njerëzit që takon. Mbase duket e çuditshme që këtë e thotë njeriu i cili ka provuar tmerrin e nëntokës që 17 vjeç, por i tillë është.

“Linda në Sllatinë të Peshkopisë, në një fshat ku shkalla e varfërisë s’ka fjalor për ta përshkruar. Dëshira për arsimin e lartë e ka zanafillën nga një ditë e ftohtë dhjetori në një ndër galeritë e Batër-Martaneshit, kur teksa punoja me babain tim Tefikun, më tha se duhet të ndiqja shkollën pasi s’kishte dëshirë të më shihte të djersitur dhe të nxirë nga kromi. Ai është minator prej 30 vitesh dhe periudha më e gjatë që del në sipërfaqe, janë muajt kur sëmundjet e profesionit e shtrijnë në krevat dhe nuk çohet deri sa nevojat familjare ta zbresin përsëri në tunelet e minierës”,-rrëfen qetësisht i riu, teksa kërkon ndjesë për zërin e ngjirur nga protestat.

Ai nuk lyp mëshirë për historinë personale, pasi siç thotë kjo është një sakrificë që ka zgjedhur ta bëjë në emër të dijes. Të vetmet gjëra që kërkon, janë të drejtat njerëzore të shkelmuara prej 30 vitesh nga demek-demokracia jonë e përdhunuar.

“Kur mbarova maturën, më mori im atë të punoj disa muaj në minierë pasi duhet të paguaja taksën e studimeve Bachelor që në total më kushtoi rreth 1 milion lekë. Ndërkohë megjithë shpenzimet e jetesës dhe kostos së librave, shifra shkonte në tre-katër milion. Ne jemi pesë vëllezër dhe shihnim veç nga dy duart e babait. Ndaj gjatë pushimeve detyrohesha të hyja sërish në galeri ku punoja ilegalisht për të fituar të holla. S’ishte fort e lehtë por u mësova shpejt pasi gropat e nëndheshme ngelnin e vetmja zgjidhje për të ndjekur universitetin”, -tregon Leonardi i cili ende i ka të freskëta kujtimet e frikshme të nëntokës, pasi siç thotë s’mund t’i harrojë emrat e viktimave të gdhendura galeri pas galerie si memorialë primitiv për të përkujtuar datat e vdekjeve.

Maratonën e revoltës së nisur studentore, ai e sheh më gjerë se sa plotësimin e tetë kërkesave të vendosura në tryezën e kryeministrit Edi Rama.

“Edhe pse në protestë dola për vete dhe shkollën, ngjante sikur në zërin tim, bashkohej së brendshmi edhe zëri i tim eti që vinte nga nëntoka, i nënës që endet nëpër spitale pa përgjigje, i vëllait që u detyrua nga papunësia në fshat të largohet nga Shqipëria dhe i gjithë njerëzve që menduan se u ndez një fije shpresë. Në mbledhjen që bëmë në UT, i thashë grupit se doja të ishim ne ata që do ta mbanim gjallë këtë tubim, pra pa ndërhyrje politike”, -shprehet 23 vjeçari.

Krahas krenarisë për tubimet masive dhe efekteve pozitive që pati në opinionin publik, ai nuk i fsheh as dozat e zhgënjimit që merr kur bashkëmoshatarë të tij afrohen për të përfituar nga kauza studentore.

“Mes protestës duhet thënë se janë shtuar si kërpudha pas shiut militantët e partive politike, ç’ka fatkeqësisht e ka zbehur disi besimin. Disa herë kam marrë mikrofonin dhe kam apeluar për distancimin e tyre por si përgjigje kam marrë veç paralajmërime nga persona të yshtur nga forumet rinore. Jo se ata s’kanë të drejtë të protestojnë, por rrugët tona ndahen te qëllimi. Duhet të shohim pak më larg se sa interesat militanteske nëpër forcat partiake”, -thotë Leonardi teksa lutet për bashkim.

Sa i përket ftesës së kryeministrit për dialog, ai ndjehet akoma skeptik.

“Personalisht e dua dialogun, por s’kam asnjë garanci për t’u ulur në tryezë me kryeministrin. S’besoj se ai është aq naiv sa mbrapa ftesës që bën të fshehë vetëm dëshirën për t’i bërë gjërat bashkarish dhe nuk mendon ndonjë skenar politik. Jam i pari që do të shkoja nëse z. Rama do ta kishte provuar me shembuj se cilat kanë qenë rastet kur përmes dialogut ka zgjidhur ndonjë çështje. Zgjidhjen nuk e shoh as tek opozita pasi është bashkëfajtore që diplomat sot vlejnë sa një letër tavoline”, -mbyll rrëfimin e tij Leonardi, një prej atyre mijëra studentë që dergjen dyerve të auditorëve të zhvatur, të rrjepur dhe pa dijet që duhet të kishin.

Ai është portreti i studentit të sotëm që është vënë padrejtësisht në garë me injorancën poshtëruese, korrupsionin mbytës dhe pandershmërinë ulëritëse.

Mbase këto do jenë ditët e fundit të kësaj gare, me shpresë se pas saj do të nisë vrapimi i gjatë drejt një rruge që shumë u rrudhën duke e ëndërruar. (TemA)

37 komente në “PROFIL/ “Në kërkim të dritës”, studenti i ekonomikut rrëfen punën në minierë për të nxjerrë lekët e shkollës dhe dërgon thirrje për politikën”

  1. gloria says:

    Ne gjith boten e qyteteruar studentet punojne me perjashtim te atyre qe kane te ardhura….

    1. Tani says:

      Keshtu bejne te gjithe studentet ne te gjithe boten. Perse i duket cudi ketij djali qe te punosh per veten tende eshte e padrejte? Nukm e kuptojn hartimin e Andrea Dangllise! Cfare ka ketu te shkruashb per nje apo dhjetra mira qe punojne. Po pse si kujtojne keta qe ata qe kane ikur ne mergim i bejne parate? Apo ju bien nga qielli? Si medndojne keta qe arrihetv suksesi ne jete? Apo te rrishb kafeneve dhe te derdellisesh me shoket e shoqet dhe te shkosh neper pabe? Kush mendojne keta do ta beje Shqiperine? Cfare presin keta? Tju vijne gjermanet tja u bejne gjermani? Edhe Gjermania nje m.t eshte? Nje vend i zymte qe edhe sikur te me lutnin nuk do te shkoja te jetoja ne ate vend! Prandaj pervishni menget dhe punoni per vete, per shoqerine dhe per te gjithe.

    2. Kinezi says:

      Po Gloria nuk ka se cfar te shtoj me me kete moment qe po shkruaj eshte e djel ora 7:15 e darkes dhe djali im eshte student ne vit te tret sapo erdhi nga puna punon cdo dit dhe shkon ne shkoll kaq.

      1. Per kinezin e PS says:

        Ne miniere te punon djali ty Gloria? Un besoj se djali yt jo vec qe ben pun te rendomya por eshre i mire paguat dhe parate qe nxjerr nuk ja con pedagogut te korruptuar apo nuk ble me to tekste mediokre apo nuk i investon ne univwrsitete pa vlere……….. mos i japim me arsye qeveris dhe te mos flasim me gjuhen e pd; ps megjithse edhe ti ndonje militant do jesh qe ben rolin

        1. moni says:

          Per ty qe nuk zgjedh dot as nje pseudonim:
          Fakti qe shkruan ketu si nje femije 7 vjec, i cili sapo ka mesuar abetaren, tregon shume per ty. Dhe ju jeni ata qe kerkoni qendra kerkimore??? Po shkoni kerkoni si fillim nje liber mbi drejteshkrimin e sakte te gjuhes shqipe. Ne mos gaboj preisdenti amerikan Abraham Lincoln perpara se te perfundonte studimet ne drejtesi, punonte neper ferma, ne shtrimin e shinave te hekurudhes, priste dru etj. Kjo ne nje kohe kur arsimimi per njerez nga shtresa te varfra ishte thjesht i pamundur dhe sakrificat qe ata benin per te realizuar endrren e tyre ishin stratosferfike. Ju sot e keni praktikisht falas arsimin dhe ankoheni se jeni te detyruat te punoni neper miniera dhe call center?!

  2. ABC says:

    Respekt dhe nderim per keta djem e vajza qe paguajne me gjak etjen per dituri.
    Nje nga artikujt me realiste qe kam lexuar.
    Shpresoj qe politika te mbaje larg duart e ndyra nga kjo levizje studentore.
    Djemte dhe vajzat si ky jane per tu vene ne piedestal dhe nderuar per kurajon qytetare.
    Uroj me gjithe zemer te gjendet nje zgjidhje

  3. kastriot says:

    Ne qofte se nuk doni te dialogoni,te bisedoni, te beni bisnes,te beni pazar(negocioni) ,te humbni ,te fitoni tregon se nuk vleni akoma per jeten e sotme.Pjesen e pare me punen ne miniere e zgjidhe dhe shume bukur.Qeveria(per te cilen ka shume e shume vrejtje) ku do ti gjeje parate apo ska rendesi se jane parate e te tjereve(mos me thuaj per ato qe vidhen,se po ke informacion coje ne prokurori).Por mos harro se aty jane dhe taksat e babait.Ultimatume nuk mund ti behen nje qeverie te zgjedhur.Pse nuk ja bere babait e familjes,o me gjeni parate o…..nuk e di.Pse nuk akuzon pergjegjesit me te afert,pse nuk merr asnje pergjegjesi per nivelin e studenteve dhe studimeve.Organizimin tuaj do ta kishte zili cdo shtet ose sherbim sekret e ushtarak,ne kuptimin se si merreni vesh me njeritjetrin pa patur lidhje.Merrni pergjegjesine,guximin dhe gjykimin e mire.Keshtu eshte jeta.Te keshilloj te lexoshe 10 porosite e Bill Gates.Ne pune do keni me shume veshtiresi dhe nuk do tju thote kush hajde te bisedojme.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Kur ndryshojne epokat, te vjetres i duket habi sesi nuk arrin te kuptoje te rene.Te kuptosh te rene nuk do te thote te kesh llogari ne fejsbuq apo te dish te besh share apo like. Sa ju si prinder arrini ti kuptoni femijet tuaj, kerkesat e tyre, nevojat dhe pritshmerite, kjo eshte te kuptosh te ardhmen, te jesh dhe prind dhe femije. Ath do arrini te kuptoni dhe problematiken qe ata ngrene dhe ato 8 pikat e fameshme. Duam apo nuk duam ne ne shqiperi ose do e marri ne dore rinia progresin ose rinia do fluturoje larg, atje ku i jepet mundesia te shprehi e te gjeje veten dhe vlerat qe kerkon.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      Kur ndryshojne epokat, te vjetres i duket habi sesi nuk arrin te kuptoje te rene.Te kuptosh te rene nuk do te thote te kesh llogari ne fejsbuq apo te dish te besh share apo like. Sa ju si prinder arrini ti kuptoni femijet tuaj, kerkesat e tyre, nevojat dhe pritshmerite, kjo eshte te kuptosh te ardhmen, te jesh dhe prind dhe femije. Ath do arrini te kuptoni dhe problematiken qe ata ngrene dhe ato 8 pikat e fameshme. Duam apo nuk duam ne ne shqiperi ose do e marri ne dore rinia progresin ose rinia do fluturoje larg, atje ku i jepet mundesia te shprehi e te gjeje veten dhe vlerat qe kerkon..

  4. kashi says:

    jam nje emigrant ne nje nga vendet me te zhvilluara te europes dhe djali im punon dhe studion dhe shyqyr qe e ndihmojme ne si prinder se shoket e tij kane marr kredi nga banka dhe punojne dhe mos kujtoni se ne ate qe studion do te gjej vend pune

    1. Brace says:

      Rilindas i Edvin bythes qe ju shkerdheu te gjitheve po ku ke pare te punoj ne miniere femija i gjermanit dhe te shkoje me studime o koqe po e di se cfare suvensionesh jep shteti dhe ca bonusesh u jep studenteve perkrahjesh socisle dhe ndihmesash.. po behet me ai femije per te mesuar kur punon ne miniere o tru ngushte? po sikur ti bjere guret e kromit ta lendojne e vrasin o idiot.. nk behet shqipetia orrr jooo

      1. aljopri says:

        hajde ne itali se shteti te jep ndihma per studentet?te jep nje shkelm bytheve,se ke te ardhura studjon , se jo shko egjej pune,ju ka marre koka ere.Studentet ne radhe te pare duhet te demaskojne ata profesore qe kerkojne leke ,favore seksuale,perfitojne nga fondet e universitetit,me diplloma e doktoratura te dyshimta.Kjo eshte kerkesa e pare dhe me rendeshmja

  5. Jimi says:

    Si ne gjithe boten kapital;iste! Dija blihet shtrenjte, askush nuk ta fal!? Ne kapitalizem jo te gjitheve ju jepet shanci te diplomohen.

    1. joel shkodra says:

      Edhe ne “socializmin tone diktature” jo te gjitheve u jepej shansi qe te diplomoheshin. P.sh. ata me biografi “te keqe” qe nuk u dilte universiteti e qe, ne rastet me te shumta, ishin nxenes te shkelqyer. Pra, nese ne kapitalizem e ke ne dore veten, ne diktature na kishte ne dore shteti e partia. Edhe per pune. Duhej te shkoje atje ku te caktonin. Sot zgjedh e ben naze. Sa mjeke e sa mesues kerkohen neper fshatra! Perse nuk shkojne keta qe mbarojne sot? Duan te gjithe ne qytet. Ne diktature fshatrat ishin plot me mjeke, mesues etj., sepse dergonin ata me “biografi te dyshimte”, e te provoje te mos shkoje! Sot mund te zgjidhet me pagesa shume te larta per ata qe shkojne ne fshat, por diferenca duhet te jete aq e madhe me pagen e qytetit, sa te gjenden te diplomuar qe duan te shkojne vete, te pakten per nje pariudhe sa te fitojne mire.

  6. anastasi says:

    Zotrinje, vullnetar student dhe komentues “dashamires” e keni gabim,ju jeni jashte rregullave dhe kerkesave per te studiuar dhe per te vazhduar universitetet.Ne cdo vend dhe shtet te botes per te vazhduar universitetet do te pagush para se se bene.universitet falas apo me pak para nuk ka.Ne cdo universitet te botes ,punojne dhe vazhdojne shkollat.Ju “dashamires” te studenteve mos u cuditeni qe djali nga rresheni shkon dhe punon ne minjere dhe ju gazetare apo cfare shejtani jeni qe po cuditeni me kete student,hajdeni ne Amerike dhe shikoni cfare behet.Nje komentues ne fillim e sqaron perfekt se si punohet dhe studiohet kudo ne bote.

  7. ?? says:

    Dhe në BE studentët punojn me kontrata determinuese. (2 ditë në javë.,)restorante,hotele,kinema,.Problemi s’është vetëm te ne.

  8. Tajar Hoxha says:

    O kumentues, jashtw shtwtit jam edhe une por skam pare ndonje te ri te punoje ne miniere. Bejne pune te lehta, me orare te kufizuara, te vlerezuara dhe me mjaft bonuse dhe favore qe i perfitojne nga karta e studentit. Boll na treguat pralla me mamadhine dhe kecat se ktu ka vdekur cdo gje sa i perket arsimit

    1. aljopri says:

      ku jane keto shtete qe thua ti?Duke perjashtuar shtetet nordike(Finlanda,suediadhe norvegjia).shetet etjera pothuajse asgje me rendes

  9. Myslim Topciu says:

    Bravo Andrea per penen brilante qe ke pasi gjithnje gjen njerezit e duhur per te percjelle mesazhin e duhur ne kohen e duhur. Gjithcka rrjedh, ndaj admiroj gjithcka qe shkruan ti. Si gjithnone brilant

  10. Taras Bulba says:

    Or Tajar per cfare shteti thua ti per karten e studentit ,kush te pyet njeri oer karte por po nuk te ndihmoje familja je i detyruar te punosh ku te jepet mundesia e mos ja fut kot

  11. Marjeta says:

    Ti dhe shkrimet e tua andrea jeni dashuri ❤❤❤

  12. Julian says:

    Nuk mund ti kuptoj këta. Ka punuar në minierë. Dhe pastaj ? Nga BO.E Të Varfra ka dalë si ne të tjerët. Mos duhet t’ua shtrojmë dhe t’u japim çdo gjë falas ? Kudo që të jesh do punosh që të jetosh. Parazitët presin çdo gjë falas

  13. realisti says:

    E e egzaxhiruar pretendimi “tmerret e nentokes” Sa minator ka shqiperia? A eshte profesion miatori apo denim. Nuk e thote kush qe eshte profesion i lehte. Por qe ” babai nuk deshironte te me shihte te djersitur dhe te nxire ” siç tregon autori ne shkrim, me duket shume e sajuar. Djalosh!… Nga duart e djersitura dhe te nxira, dalin gjthmon para te pastra. Ne do te jetosh me djers e me nder duhet te djersish
    . Hajdutet jane ata qe nuk djersijne dhe nuk i bejne pis duart. Edhe qe te behesh i ditur duhet te djersish edhe fort bile.

  14. salianji pederast says:

    Tajar koqja, Tajar Hoxha,ik ore pirdhu me komentin qe shkruan, studentet morracak dhe badakci sidomos ti more koqe kari mor Tajari anadalli. Studentin nuk, e coje njeri ne minjere ore faqe rrogos ore faqezi,ai ka shkuar ne hesapin e tije dhe nuk e ka derguar njeri dhe shteti o faqezi o mavri nuk merret me studentet per tu gjetur pune as palloshi dy metrosh,as palloshi i Pd-se as bushtra e floririt, as hatixheja e LSI-se Shteti te ndihmon ku ka mundesi per pune dhe Revani, ne lenge ne tepesi, apo ne kusi qe te hash ti pacaqi,o TAJAR or karacjap mos u merr me revani po merru rini.

  15. enver hoxha says:

    po si nuk ju vjen turp !po parate e studenteve i vjedhin rektori dekani qente e partive qe jane te punesuar ne universitet.blejne makina te shtrenjta blejne kompjutera qe nuk punojne . nuk ka asnje sherbim .ska karrige .eshte turp dhe ben qejf dhori kule se e mbron partia

    1. Sazan ishull says:

      Shoh nje dashakeqesi tek disa prej komentuesve se jane te etur per ta pare tjetrin te rraskapitur. mos u kapni nese punon apo jo por kapuni tek sakrifica dhe tek gjesti i tij. ky nuk po kerkon meshire por po i thote se oavaresisht punes se rende te drejtat me jane privuar. ca lidhje ka paralelizmi me boten pasi aty vertet punon por paguhesh ben shkolle cilesore mer diplome te vlefshme ke treg pune ndihmohesh nga shteti. se kuptoj ca eshte kjo llogjike e peshtire enveriste per ta pare tjetrin e shtrire pertok vetem e vetem se ashtu e ka bota. mos e ngateroni tiranen me nju jorkun zoterinj se interneti dhe realitwti jan jarg

  16. peter says:

    Mos genjeni veten.,. Kujtoni legjendat e ndertimit te kalase se rozafes.. Mos haroni duhen kurbanet ne themelet e asaj qe doni te ndertoni.. Edi rama eshte i mire per kurban me te gjithe ata qe i vine rotull,.. Ne asnje vend nuk arihet te ndertohet pa prishur te vjeter,nga themelet ,, …… Merni shembull nga franca. . Jane popull me exsperience ne revolucione,,, Dhe mos haroni, shteti nuk eshte pronar i shqiperise…. Themeli i pare qe duhet shkateruar qe te filloni te ndertoni shqiperine per shqiptaret, pa hajdute, socialiste , demokratik dhe te gjithave formave qe shfaqen… Jane te gjithe fukarej prandaj sngopen kure……… Pa pronat ska as liri as ekonomi. as demokraci.

  17. Kasem Vlora says:

    I zberdhthyer ne cdo dimension realiteti studentor qe sot sjep asnje prespektive per neser. Korrupsioni gjalle pedagoge qe kerkojne vetem seks edhe para me libra te perkthyer ne internet edhe kerkoni universitete ju qe te nxjerin provesionista po ikni njehere jo me larg . Ketu te rinjte ngordhin per buke kuse shteti si jep as bursa as ndihma as kredira as konvikte te hajrit as menca as punra modeste as gje dhe ka ngel shqiperia te ikin nga syt kembet bravo ketij djali minator qe sakrofikon dhe zoti e rrujt kete

  18. degelisi says:

    Ata studente qe punojne jane per shoqerine kapitaliste dhe bravo ju qofte. Shmica e komenuesve kane komentuar me te drejte qe pnesimi nderkohe qe je student eshte dicka e zakoneshme ne Perendim dhe USA

  19. Tiku says:

    Qenke ftoh bash tek emri o Tajar!!!!

  20. Sit back and relaks■●▪ says:

    Meanwhile in NY..

    https://www.ny.gov/programs/tuition-free-degree-program-excelsior-scholarship

    Free College per ata qe kane te ardhura deri ne 125000 dollare ne vit.
    E kuptoni sa komentusa VK jeni ju Albanezt e Ed Rames. Kur beni krahasimet me Ameriken bejini tamom jo vetem aty ku ju intereso. Shkolla publike perfshire dhe universitetin duhet te jete falas per te gjithe. Po hajdutet me cizme ne qeveri duan ta rrjepin ket milet, te cilit pervec se nuk i japin asnje shans ne jete i rrjepin dhe ato te ardhura te cilat emigrantet qe rropaten rrugeve te botes ua cojne familjeve te tyre ne shqiperi. Pra parat qe emigrantet i cojne tek familjet e tyre, prinderit, vellezerit, motrat etj si ndihme per jetese e arsimim perfundojne ne xhepat e hajduteve qeveritare nepermjet te tilla skemash vjedhje si kjo e Arsimit te Larte etj te ngjashme me kete. TURP.

  21. Sit back and relaks■●▪ says:

    Meanwhile in NY..

    https://www.ny.gov/programs/tuition-free-degree-program-excelsior-scholarship

    Free College per ata qe kane te ardhura deri ne 125000 dollare ne vit.
    E kuptoni sa komentusa VK jeni ju Albanezt e Ed Rames. Kur beni krahasimet me Ameriken bejini tamom jo vetem aty ku ju intereso. Shkolla publike perfshire dhe universitetin duhet te jete falas per te gjithe. Po hajdutet me cizme ne qeveri duan ta rrjepin ket milet, te cilit pervec se nuk i japin asnje shans ne jete i rrjepin dhe ato te ardhura te cilat emigrantet qe rropaten rrugeve te botes ua cojne familjeve te tyre ne shqiperi. Pra parat qe emigrantet i cojne tek familjet e tyre, prinderit, vellezerit, motrat etj si ndihme per jetese e arsimim perfundojne ne xhepat e hajduteve qeveritare nepermjet te tilla skemash vjedhje si kjo e Arsimit te Larte etj te ngjashme me kete. TURP. .

  22. xhemal says:

    te punosh e te fitosh te ardhura me djersenee e ballit eshte universiteti me i madh per cdo te ri per te kuptuar rendesine e punes ajo te jep dinjitet por edhe Force per te studiuar,te ben me te pavarur ,me te lire ne jeten reale te njohesh veshtiresine e njerezeve te punes.nuk eshte heroizem te p unosh e studiosh e bejne miliona te rinj .bejne mire qe protestoje e shkundur pushtetin .organizatoret jane ne ilegalitet kjo eshte difetti i madh i protestes.e jane te vonuar mund te ishin ngritur protestonin edhe brenda universitetit per te vene ne Pune istitucionet e tij

  23. Po edhe saliu kur ishte student ruante dhite ne .
    Edhe heroi popullit trafikanti azem ka punuar kepucar etj etj.
    Vetem femijet e hajduteve politikan nuk punojne.
    Shikoni sypeshkaqenin,kokmedhenjt e munikes,femihet e kepucar azemit jo vetem qe nuk punijne po pushtojne edhe lokale ne qytetin studenti…….

  24. besmiri says:

    Studentët protestojnë por nuk e njohin kapitalizmin.Kkapitalizëm do të thotë taksa sepse shteti ska asgjë në dorë përveç tvsh-së dhe shumica e njerzëve nuk e paguajnë atë dhe kështu shteti kur nuk i del hesapi shton ase rit tasat.Tani studentët dhe duan mos paguajnë asgjë.Kush do paguajë për ta?Pensionistët dhe ata që kanë një punë gje që nuk realizohet dot nga shteti.Pastaj mendoj se ata qe duan të studiojnë edhe vazhdojnë mësimet edhe protestojnë dhe po kështu punojnë më shumë natën për të studiuar.Në shqipëëri duan studime por të rinë nëpër kafenera apo klube nate.Shikoni student ne duar të gjithë kanë celularë të shtrenjtë edhe nganjëherë edhe dy tre të tillë.Për to kanë para për provimet nuk kanë.Këtu në Greqi një nënë me 6 fëmijë pastruese dhe vaazhon studimet dhe nuk ankohet për asgjë.Studentët shkojnë për studime dhe bëjnë pushime.Unë po të isha në vend të Ramës do i merja një për një gjithë studentët dhe të shikonte kush ka dhe kush nuk ka mundësi të paguajë dhe do shkoni që shumëca kanë mundësi të paguajnë.Stundentët duan të mos hkojnë në mësime dhe të marin provimet qyë.të mos shkojnë në mësim dhe te marin diplomën dhe kur të dalin në punë nuk janë për asgjë.Këtu duhet paguar por sa duhet kjo duhet parë me shumë kujdes dhe jo çdo gjç që thonë studentët është e drejtë.

  25. Pg usa says:

    Dhe une Kam dashur te shkoj ne shkolle te larte por skisha mundesi dhe mora ruget e emigrimit, keta thone falas sikur Jane te gjithe me 10ta. Pasaj dhe roje parkingu do te te kerkojne Juridikun..

  26. Kris 1 says:

    Si ka mundesi qe studentet shqiptare jane nga me te miret e universiteteve dhe punojne ne kohen e lire ndersa ne shqiperi jane dembele e drogaxhinj kafenesh sipas disa komentuesve shakaxhinj te rilindjes?
    Ku janevendet bosh te punes part tajm ne qytetet ku ka universitete?Pse qeveria me oligarket e universiteteve private vjedh tondet e arsimit.A e dine qe ne bordet e universiteteve private marrin page dhe gjyshet e pronareve?Ky eshte ligji i hartuar ng hajdutet e rilindes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje