Skandali në mjekësi: Si po zgjidhen politikisht shefat e klinikave

15 Dhjetor 2018, 18:35Sociale TEMA

E gjithë propaganda që po i bën Rama studentëve se faji për atë që ata protestojnë është i rektorëve dhe dekanëve është një farsë.

Ata janë e njëjta gjë dhe në shumë raste të zgjedhurit në arsim janë thjeshtë vegla të qeverisë.

Këtë tregon edhe skandali që ka zbuluar Lapsi.al. Fjala është për zgjedhjet e zhvilluara për shefat e klinikave në Qëndrën Spitalore Universitare.

Ai tregon se aty përzgjedhja është kryekëput politike. Madje edhe më keq, qeveria vepron edhe në mënyrë të paligjshme.

Lapsi.al ka shqyruar të gjithë procedurën se si është kryer “gara” për drejtuesin e shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme Digjestive.

Ajo është shpallur në fillim të dhjetorit dhe rezultate janë dhënë pesë ditë më parë. Fitues është emëruar mjeku Arben Gjata (djathtas ne foto).

Por, shikoni, i njëjti person është edhe rektor i mjeksisë, i zgjedhur mes gjithë polemikave që shpërthyen në atë kohë në shtyp.

Pra Arben Gjatas, i cili ka fituar me rreth 9 pikë para rivalit të tij, i është hapur drita jeshile për të kryer dy funksione, edhe atë të shefit të klinikës së kirurgjisë digjestive, edhe atë të rektorit.

Dhe nga është bërë kjo?

Drejëtpërdrejt nga qeveria.

Por si vërtetohet?

Sepse sikurse tregohet në dokumentin më poshtë, njerëzit që përbëjnë komisionin janë vartësa të caktuar njëri nga ministri i Shëndetësisë, i dyti nga ministri i Arsimit, i treti drejtori i spitalit, i caktuar drejtëpërdrejt nga Rama, dhe madje në këtë farsë ka votuar edhe një përfaqësues i rektoratit, pra vartësi i drejtëpërdrejtë i Arben Gjatës që ishte në garë.

Po si është e mundur kjo?

Përpos dyshimëve për tarafe dhe interesa, hipoteza tjetër është se gjithçka është vendosur politikisht. Sepse konkurenti tjetër, Arben Beqiri (majtas ne foto), një kirurg i njohur edhe përtej rrethit të kolegëve, që ka bërë inovacione në fushën e tij dhe që ka konsensusin e gjërë të pacientëve, ka një “cen në biografi”.

Në qeverinë e përbashkët të para zgjedhjeve PS-PD, ai u propozua nga opozita për të luajtur rolin e ministrit të Shëndetësisë për 3 muaj.

Edhe kjo do të ishte shumë për një qeverisje që i fitoi votat me premtimin për t’a hedhur tepsinë në skrap. Do të mjaftonte vetëm ky fakt që të denoncohej shkelja me të dyaj këmbët e meritokracicë dhe fitorja e kulisave.

Por fatkeqësisht ka edhe më.

Se pse të arritur objektivin politik janë përdhosur edhe ligjet e vendit. Eshtë shkelur së pari Ligji i konfliktit të interesave, kur një njeri delegon vartësin e tij për të votuar pro tij. Së dyti është shkelur ligji i një nënpunësi të shtetit që duhet të jetë 8 orë në zyrë. Po në cilën zyrë do të jetë Arben Gjata në zyrën e rektorit apo atë të Shefit të klinikës dhe kirurgut? Dhe së fundi i zgjedhuri i ri duhet të bëjë edhe një kontratë me komisionin q ëe zgjodhi. Pra me edhe me një nga vartësit e tij. Pra edhe me vetveten.

Kjo histori nuk nxjerr në pah vetëm politizimin rrënqethës të çdo qelize të shoqërisë nga Rilindja. Ajo nuk vë në dukje vetëm faktin se për të arritur këto qëllime shkelet mbi çdo ligj dhe normë duke përdhosur edhe fusha ku politika nuk k apse përzihet në emërime si shëndetësia apo arsimi.

Por, ajo, mbi të gjitha fëlliq propagandën e Edi Ramës, i cili do ta kanalizojë fajin e asaj që po ndodh tek rektorët dhe dekanët, ndërkohë që qeverisja e tij është ortake me ta. Janë pikërisht raste të tilla, që nuk përjashtojnë mundësinë që edhe mjekët e infermierët të sillen si studentët.(Lapsi.al)

7 komente në “Skandali në mjekësi: Si po zgjidhen politikisht shefat e klinikave”

  1. rrema says:

    LAPSIN FUTE NE B*THE O KLYSH KOMUNISTI….

  2. Gri says:

    0 laps, O laps, duke qene dakort me ty per Arben Gjaten, a mund t’ju pyes a ka qene ndonjehere Barom Hysa me diplom ekonomist, Dekan? Arbeni te pakten eshte mjek! Sepse thuhet se Baromi ka prodhu nje larve ose shencar te ndershem , Taulantin. A mund te hetoni ne menyre gazetareske?

  3. Zigur Qarri says:

    Me gjith propaganden e megafonave mediadike te “rilindjes”,keto te verteta dihen,i sheh çdo dite kudo,por shum pak kan kurajo
    ti denoncojn.Vetem Mynyr Koni nuk ishte i zgjedhuri i Edvin Rames,prandaj edhe i beri presion me ane te rilindasit Emiljano Shullazi,
    qe te terhiqej.Dhe nuk u mjaftua me kaq,por e ofendoi edhe ne menyren me ordinere,me nje gjuh qe edhe nje halabak nuk do ta
    perdorte.Zullumii Edvin Rames eshte aq i madh,sa edhe socialistet vete do te tmerrohen,nese Rama nje dite do te pergjigjet para
    drejtesise.Kjo eshte edhe arsyeja,qe Rama kerkon ta qetesoje(te fitoje pike)protesten studentore,qe te vazhdoi te qeverise sa me
    gjate,per te fituar koh qe te fshije apo te le ne harrese te gjith aferat korruptive.Me qe besimi ka humbur per te gjitha partite
    politike (perjashto zagaret militante),do te ishte vlere kombetare nese ajo rini studentore qe proteston sot kunder Qeverise me
    te korruptuar ne Bote,te kthehej ne nje force politike,nje shprese qe shqipataret te besojn,se eshte e mundur qe Shqiperia te
    behet nga vete shqipetaret.Te gjith ne perkrahje te studenteve.

  4. Mbase ka një farë të drejtë ai që e ka shkruar. Por që e ka ber shkrimin me interes personal kjo kuptohet qartë. Nese Jan të verteta çfarë thotë për të zgjedhurin.! OK! Por mënyra se si flet duke e ngritur në piedestal konkurentin me bën te dyshoj qe shkrimi është dashakeq jo parimor. Po të kishte ato cilësi kirurgu kaq i famshëm nuk do pranonte kurrë një post politik pavarësisht se ishte i lidhur me shëndetësinë si profesion ka ber për tre muaj kryekëput punë të mirëfilltë politike vetëm. Politike në interes të PD. Kjo nuk e bën dje aq të denjë këtë njeri.

  5. Oketo says:

    Me laps çfarë nuk behet ! Mund të shkruash çfarë të duash

  6. Profesionisti says:

    Ne se do ishte e ndaluar me ligj prof Gjata nuk duhej te konkuronte. Ne se nuk ka shkelje ligji Prof e meriton ate vend. Te dy kandidatet jane te denje per ate vend. Sa me “fat” do ishim qe te konkuronin ne dy sherbime te ndryshme dhe te drejtonin te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje