VIDEO/ “E ka pushtuar djalli”, prifti torturon vogëlushen dy vjeçare

15 Dhjetor 2018, 09:48Sociale TEMA

Një prift ortodoks rrezikon të përballet me një gjykatë të kishës, pasi një video e tij duke torturuar një vajzë të vogël është bërë virale në rrjet.

Ilia Semiletov është pezulluar nga posti i tij në Kishën Ortodokse Ruse pasi pagëzoi, në mënyrë të dhunshme, një vajzë dy vjeçare, e cila sipas tij, kishte Djallin brenda saj.

Në videon e publikuar mund të dëgjohen ulërimat e vajzës ndërkohë që prifti e detyron me forcë që të fuste kokën nën ujë.

Dyshohet se Semiletov, në përpjekje për ta zhytur në ujë i goditi pjesën e parme të kokës vajzës. Akuza këto që Kisha përkatëse dhe nëna e vajzës i kanë mohuar, shkruan Ora News.

Pagëzimi u bë në vitin 2016, por videoja është bërë virale vetëm së fundmi, pasi u shpërnda në internet.

2 komente në “VIDEO/ “E ka pushtuar djalli”, prifti torturon vogëlushen dy vjeçare”

  1. Bekim Peja says:

    Kush merret me fe PRA ME ÇDO FE i ka pjerdh truri.

  2. Flm says:

    Kudo ka budallenj … i vetmi ndryshim eshte qe disa degjohen 1 here ne vit pa viktima, kurse te tjeret c’do dite me dhune dhe xhihad.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje