Finlandezët “braktisin” Spanjën për të jetuar në Shqipëri

15 Dhjetor 2018, 09:08Sociale TEMA

Një komunitet finlandez prej disa dhjetëra personash është vendosur vitet e fundit në Sarandë, përmes blerjes së apartamenteve apo vilave në qytetin bregdetar.

Liliana Verdha, konsulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë, thotë për Monitor se një pjesë e tyre kanë ikur nga Spanja për të ardhur dhe për të jetuar në Shqipëri.

Spanja është e tejmbushur me finlandezë, ka fshatra të tërë me pensionistë, por tashmë një pjesë e tyre po zhvendosen në Shqipëri, për shkak të mjedisit dhe detit, por edhe se kushtet ekonomike janë më të favorshme për finlandezët. Nuk janë vetëm pensionistë, ka dhe shkrimtarë në profesion të lirë, që janë vendosur në Sarandë dhe kanë bërë edhe libra, duke e përmendur Shqipërinë.

Liliana thotë se disa prej tyre i ka takuar dhe i ka falënderuar personalisht për promovimin që i bëjnë vendit tonë, pasi “është ndryshe kur flasim ne për Shqipërinë, ndryshe kur flet vetë një finlandez, pasi është një promovim origjinal”.

Znj. Verdha është e bindur se nëse ka një fushë ku Shqipëria dhe Finlanda kanë potenciale, ai është turizmi. Këtë vit është vendosur lidhje direkte mes dy vendeve, përmes agjencisë turistike Apollo. Ka pasur dy udhëtime në maj-qershor dhe dy në gusht-shtator. Këto ishin më shumë si udhëtime prove, por ecuria pritet të jetë pozitive në të ardhmen.

Lili, e cila prej gati 30 vitesh jeton në Finlandë dhe që prej 15 vitesh është edhe Konsulle Nderi, veç promovimit të vazhdueshëm të Shqipërisë, për disa vite ka financuar vetë Pavijonin shqiptar në Panairet turistike të Finlandës.

Ajo thekson se marrëdhëniet e biznesit mes të dy vendeve, Shqipërisë dhe Finlandës, nuk kanë qenë në nivele shumë të larta. Interes sipërmarrjet finlandeze kanë pasur për të investuar në hidrocentrale, por nuk ka pasur konkretizime. Fortum, një konglomerat i energjisë elektrike, ka qenë në bisedime për të ndërtuar një hidrocentral, por nuk ka pasur finalizim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Dilema tjetër është dhe ndikimi që hidrocentralet mund të kenë në dëmtimin e mjedisit.

Me potencial znj. Verdha shikon eksportin drejt Finlandës të produkteve bujqësore, sidomos të verërave. – “Finlanda merr sot prodhime bujqësore nga Afrika e Jugut, nga një distancë shumë më e madhe. Pse të mos i marrë dhe nga Shqipëria?!”. Po ashtu, midis Shqipërisë dhe Finlandës nuk shkëmbehen studentë, sepse nuk ka një marrëveshje për shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës. Kjo, sipas saj, varet dhe nga marrëveshjet shtetërore që lidhen. Deri tani, asnjëra nga palët nuk e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë. – “Pse të mos vijnë studentë shqiptarë në Finlandë?!”, – thotë ajo, duke shprehur keqardhjen që nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, e cila do t’u mundësonte studentëve shqiptarë të studiojnë në mënyrë të rregullt, jo siç bëjnë sot kur përpiqen me të gjitha mënyrat, por shpesh nuk është e mundur dhe detyrohen të kthehen mbrapsht.

Finlanda, nga ana e saj, është e interesuar të eksportojë sa më shumë produkte të veta, teknologji dhe dije. Në fushën e dijeve, znj. Verdha përmend arsimin, ku Finlanda është e dalluar për metodologjinë e mësimdhënies, duke arritur rezultate të larta dhe në Programin për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtarë (PISA). Ajo tërheq vëmendjen se përtej përpjekjeve të saj personale, duhet të ketë më shumë organizim nga strukturat shtetërore.

5 komente në “Finlandezët “braktisin” Spanjën për të jetuar në Shqipëri”

  1. Ilir Konomi says:

    Mire qe flasim, por si perhere i bejme qejfin vehtes.
    Jane jo me shume se 3 apo persona qe kane ardhur per te qendruar ne Sarande e per te shkruar aty.
    Nje prej tyre qendron ne shtepine e saj. Kaq ?
    Pastaj ka familje qe kane blere neper Sarande, apo edhe ne Durres por disa dhjetra.
    Dmth jemi ende larg asaj qe flitet. Shume larg.
    Me behet qejfi kur degjoj te tilla lajme por jane te hiperbolizuara. Pensionistet Ialiane ende shkojne ne mase ne Bullgari. Finlandezet jane yje drite larg.
    Le pastaj ekspozitat e turismit qe i qendisim me ato buxhete qe kane ne agjencine e turismit…

    1. Tani says:

      Pse i lini te blejne apartamente? Nese shkojme ne shqiptaret ne Finlande a do te na lejojne te blejme apartament dhe te na lene te jetojme? A jeni ne vete?

  2. Jari says:

    Liljana Verdha është një idiote,komuniste,ë vetë shpallur “konsulle “. Në vitet 90”-2000 Kur vishin Kosovaret për azil , kjo ishte përkthyese. I bërtiste dhe i kërkonte llogari më shumë se polici finlandez që ishte prezent. Ajo jetonte si e “pa punë ” dhe merrte benefitet “socialin”e shtetit . Mashtruese.
    Sa për finlandezët 10-20 vetë nuk janë asgjë para atyre fshatrave e qyteteve qe banojnë në ishujt e SPANJËS. Atje janë shkollat e tyre d.m.th .komunitete të mëdha.

  3. Shkodrani says:

    Un them ma mire te vijn ku brezi i trete nga gjoth bota sw ato pensionin e kane nga vendi i tyre edhe gjysma e shqip qe kane ik te ikin edhe gjusma tjeter pervec familjeve te legenave politikane nga te te gjitha krahet se nfa ppsh vijn krejt bashke me qehajt e tyre qe i bojn fresk me paret ne parajsa fiskale edhe pensionista ka plot nga bota se vend i vogel jena edhe rama saliu meta basha veliaj ruci te gjitha te bojn perdite show e tyre shwipja drejt europes po me karambol si bilardo nga afrika se edhe cmimet konvenojn per pensionistet shqip nuk dine keshtu qw kta kelyshet e komunisteve te vazhdojn ahengun e tyre edhe per 100 vjet pastaj folim hajde tung kelyshat e komunisteve fara me e keqe e njerzimit rrofte demokracia kudo ne eu e ne usa

  4. Titi says:

    HA HA,FILANDEZET LENE SPANJEN PER SHQIPERRINE DHE PER TE LEXUAR PALLAVRAT E TEMES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje