E fshehur pas studentëve: PD-ja paralajmëron protestë qytetare të hënën

14 Dhjetor 2018, 18:47Sociale TEMA

Partia Demokratike ka vendosur të përshkallëzojë protestën e vet duke u kamufluar si pjesë mbështetëse e protestës së studentëve.

Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ka nxjerrë së fundmi ultimatumin e radhës teksa kërkon plotësimin e kërkesave, në rast të kundërt do të ketë përshkallëzim.

Të hënën është njoftuar protestë e madhe dhe në të do të thirren edhe qytetarë të tjerë.

Dora e PD-së dhe LSI-së po duket qartë qëkurse në rolin e qytetarëve patjetër do të jenë militantët e tyre.

E njëjta skemë e përdorur pa sukses në rastin e Unazës së Madhe, me ndryshimin se kësaj radhe të dyja partitë po vjedhin një protestë për të filluar demonstratat e veta.

Mbetet për t’u parë sesa do të funksionojë një skemë e cila nuk merr parasysh se djegorët e protetës janë lagur nga prania e partive.

14 komente në “E fshehur pas studentëve: PD-ja paralajmëron protestë qytetare të hënën”

  1. serveti says:

    Ate qe i ka bere Sali Berisha ketij populli i ka bere Dhori Kule universitetit. Kryehajduti dhe koka e korrupsionitqe e dredh sa me PD, LSI, e PS. Duhet te perfundoje nje ore e me pare ne burg dhe te pergjigjet per gjithe vjedhjen e tenderave qe ka bere. Pa u bere kjo zgjidhja per universitetin eshte zero. Nese ska ndeshkim per keta mostra mjere rinia ne dore te kujt eshte.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Keta jan plera duan me CDO kusht Remuje te fitoi Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS
      Turp

  2. menimtari_modh says:

    Medemek pd e boka si i paudhi. Se kur ze cuni ri i dashnore nuk i thot shokut hajde boja ti po ja bon vete. Kta dun me e bo me veglen e tjetrit. Ska bo vaki per zotin.

  3. SISTEMI ZGJEDHOR SHQIPERI = RROTACION KORRUPSIONI (PS&PD&LSI) says:

    POPULLI DUHET TE NDRYSHOJE URGJENT SISTEMIN POLITIK ZGJEDHOR.
    Demo(n)kracia shqiptare (PS&LSI&PD) eshte nje produkt skarco i P.P.SH-se.
    Keta haleate qe luajne shah dhe bejne marreveshje vetem per pusht-etin e tyre, duhet t’i flakim.
    RROTES DHE RROTACIONIT 30 VJEÇAR TE KORRUPSIONIT POLITIK NE SHQIPERI, DUHET T’I VIJE FUNDI.

  4. . says:

    Tani qe e kuptova se protesta jone e studentave eshte e dirigjuar nga prapaskenistet e opozites PD, dhe Lsi,une distancohem nga kjo proteste.Kerkesat tona ishin per te permirsuar kushtet studentore,?qe kryeministri eshte dakorde qe te plotesohen dhe eshte ne pritje tone,por grupi organizativ i studentave heziton dhe po tjeterson protesten tone.Ne fillim na thane se protesta jone ska lidhje me politiken.por ditet e fundit po shikojme se kjo proteste eshte mar peng nga hjenat opozitare .Shpresoj qe z rama ti plotesoje kerkesat tona pa marr parasyshe gangrenen opozite.

  5. Sinqeritet says:

    Qeveria te vere rregull dhe te zbatoje ligjet.Popull e provove 28 vjet saLESHserbin mos bjerre pre e qyraveceve te PD dhe LSI.

  6. olimpia says:

    Rastesisht po ndiqja biseden e NANOS me 4 studente ,pjesmarres ne proteste .Pa e zmadhuar mund te them qe ishin teper inteligjente ,te formuar ,te pjekur dhe me kulture .Dhe provokimeve te Nanos iu pergjigjen ne menyre mjaft te sakte .Do te meritonin te ishin perfaqsues te studenteve ,duke qene i bindur se ata nuk do te binin as ne kurthet e RAMES ,as ne djallezite keqdashese perfituese te PD DHE LSI .Lajmet e sotme per tju bashkangjitur protestave te studenteve nga ana e PD DHE LSI DESHMOJNE QELLIMIN E ZI PER TE MBJELLE ANARKI NE PRAG TE FILLIMIT TE VEPRIMIT TE REFORMES NE DREJTESI .Ne se studentet nuk distancohen nga anarkofashistet e Berishes dhe TRUSTI I LULELAKRES I MONES ,do te hyjne ne histori si shkaterruesit e asaj fitoreje reale dhe morale qe kane arritur .Ne se deshirojne qe luften per te drejta ta shndrrojne ne nje levizje per ndryshime rrenjesore ,pasi revolucion proletar apo fashist nuk ta lejon koha dhe bota,le te krijojne menjehere nje levizje te organizuar ,le ta quajne si te duan ,me perfaqsues apo lider ,sepse si keta kater studente teper te formuar e inteligjente gjenden plot te tjere ..per te krijuar nje berthame drejtuese frymezuese ,organizatore dhe trime .Jam i bindur qe brenda 2…3 muajve mund te terheqin nje elektorat prej 30…perqind e me shume ..STUDENTE …LARG BERISHISTET PRIMITIVE DHE VAMPIRET E MONES… …tregohni inteligjente ,ndryshe do te mallkoni vehten per ate qe do te ndodhe ne te ardhmen .

  7. Luli says:

    Protesta e studenteve ka mbaruar. Kjo e PD eshte pa kuptim. Do provojne sa e ndjekin mbrapa.

  8. Raul says:

    Po naziskinet e doktoreshes plagjiature Nafije Baxhella a do jene te henen ne proteste. Kujdes se ato komandohen nga dy shpirtzinjte Kejdi dhembcakallja dhe Edhjet Brahimkari qe jane monstrat e leshitdhise

  9. KUJTIM PUSHKA says:

    Keta jan plera duan me CDO kusht Remuje te fitoi Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS
    Turp

  10. met allkurti says:

    PD ka shume tw drejte madje ta terheqe zvarre Edi ramen. Asnje premtim nuk mbajti ne drejtim te ndeshkueshmerise se krimit.-Do zbuloj e ndeshkoj autoret e Gerdecit,11 janarit,te zhdukjes se remzi Hoxhes, asgje nuk beri,vetem i ferkoi krahet Berishes.-Do ti rikthej SHQUP ushtarakeve dhe do rikthej pasurine e ushtrise popullit. Leshn, e perqafoi si mikun e ngushte Arben Imamin. Nisi tarifen e Kuksit, u zbyth,nisi armet kimike u zbyth, tani para studenteve nuk shpeton me. te gjithe i ka kundert, edeh socialistet e vertete qe u ka vene kemben. Mos ta genjeje mendja se eshte i forte sipas informacionit qe i japin servilet e lajkataret qe e kane qarkuar e i moren frymen.

  11. Emigranti says:

    E gjith, kjo perpjekje e PD dhe LSI, per te organizuar protesta kudo, sesht , gje tjeter, vecse, per te krijuar destabilitet, qe te vin sa me par ne pushtet, te shkaterojn shtetin, sidomos rreformen ne drejtesi, per ti shpetuar ndeshkimit qe po i pret mbas ngritjes te organeve kopetente, qe dote gjukojn keta hajdut, te paskrupullt, gjakpires te shqiptareve, per keto 28 vjet.
    Qytetaret te mendohen mir dhe mos shkojn mbas berjajt, sepse i kemi par keto mostra, se ci kan punuar ati populli, me pasurit qe kan ven, me vilat, pallatet, tokat, llogarit bankare brenda e jasht vendit.
    Pamvaresisht cfar premtojn, sa te merin pushtetin, pastaj , u tregojn ligjin dhe mendojn si te vjedhin akoma me shum nga ckan vjedhur, mendojn te sigurojn me pasuri, brezat e arcem.

  12. shtramaluqi says:

    Protesat e studenteve jane me skandaloze se zgjidhja e tyre.studentet nuk dine se cfare po bejne,po ulurijne dhe sokllijne per, tete kerkesa,se cfare jane keto kerkesa nje zot i di,qe thone partizanet te tipit fashiste duam te zgjidhen kerkesat tona pa asnje diskutim,pa asnje lloje bisedime me qeverine e Tiranes,kerkojme te mos paguajme as dhe nje leke,na hapni dyert e bankave te te marrim te gjitha parate qe i keni fshehur,te ndertohen konviktet brenda nates,te behet furnizimi i plote me ushqime pa norme te hame ne cdo ore te dites dhe te nates dhe plote kerkesa te tjera,jemi ne komunizem, mesojme kur te duam,na jepni para per te marr provimet dhe keshtu ne do behemi specialistet me te mire te haleve ku dhesim dhjete here ne dite,o te shkretet ju qe jeni kethyer ne morracak te haleve. NEGOCIATA,bisedime,dialog nuk ka doni apo nuk doni.

  13. eri says:

    Nga Besjana LUSHAJ

    Taulant kam kohë që të ndjek e kam po aq kohë që dua të të them nja dy fjalë.

    Dy fjalë për ty e dy fjalë për ata njerëz që po investojnë besim tek ti.

    Para se të hyj e të shkruaj atë çka besoj duhet thënë pastër e qartë më në fund, dua të sqaroj që unë jam nga ata ish-studente te UMT-së që nuk kam aderuar në asnjë parti, e që nuk jam ofruar ndonjëherë të përdorem nga dekanë e profesorë për fushatë.

    Tani të kthehemi tek kryesorja:

    Ti Taulant u largove nga FM në 2012.

    Përpara largimit u angazhove në protesta të studentëve të mjekësisë për largimin e ish-dekanit, i akuzuar gjërësisht për abuzim me detyrën.

    Bashkë me miqtë e tu te Almedicus, u vutë në shërbim të Bajram Hysës, ish-kancelarit të fakultetit.

    Ai sapo kishte hedhur kandidaturen për dekan të fakultetit te mjekësisë, dhe pati idenë brilante të mblidhte rreth vetes Taulantin me shokë për ti bërë fushatën.

    Prapë për të sqaruar për ata që nuk e dinë, z. Bajram Hysa ka mbaruar për ekonomik; është njohur që herët si një nga sekserët me tē hershëm në fakultetin e mjekësisë.

    Këto i dinte shumë mirë dhe Taulanti me të tjerë, të cilët gjithsesi vendosën të pozicionoheshin krah kandidaturës së individit më të pashkolluar nga të gjitha kandidaturat e tjera.

    Zoti Hysa fitoj me votë dhe u zgjodh dekan i fakultetit te mjekësisë.

    Sapo zuri atë pozicion nuk vonoj t’ua merrte provimet e mbartura Taulantit dhe te tjerëve.

    Sipas miqve të kursit Taulanti kishte 6 provime të tilla vitin e fundit.

    Shumë ish-shokë klase pretendojnë që Taulanti as nuk ishte në Shqipëri, në momentin që këto provime u bënë.

    Në mes të studentëve si ekselent njiheshin persona të caktuar por të gjithë ngelën të shokuar, kur bursat për në Bolonja dhe më pas ato të Erasmus i morën Almedicus-at. Këta të fundit, njiheshin për aktivizëm e aderime në parti, por jo për rezultate ekselente në shkollë.

    Asnjë nga ekselentët e vërtetë nuk ishte informuar për keto bursa, aplikimet u mbajten të fshehura dhe me to Bajrami gostiti ata që e kishin ndihmuar te bëhej dekan.

    Teatri i ekselenteve të shtirur vazhdoj dhe mori jehonë kur në ceremoninë e 60 vjetorit të fakultetit, bursantët morën dhe çertifikatat e ekselencës, në një kohë, që ekselentët e vërtetë ishin ulur nga rreshtat fund salle, e po bënin plane si ti ikin këtij vendi e padrejtelësisë që ju bë.

    Por, historia nuk mbaron këtu.

    Ti ike Taulant dhe ua le të tjerëve të vuajnë pasojat e zgjedhjes së klanit të zotit Hysa në krye të universitetit.

    Gjate kesaj periudhe në degën e mjekësise u fshehën kuota, të cilat u mbushën me nipa e mbesa prokurorësh e deputetësh me 5700 pikë.

    Fakulteti degradoj në atë pikë që nuk ishte parë ndonjeherë.

    U lobua për kthimin në universitet, gjë që dhe u arrit.

    Zoti Hysa humbet mbështetjen politike të Berishës, shkarkohet për abuzim me fondet dhe universiteti më i ri në botë ishte i falimentuar.

    Bile, nuk kishte fonde as për të printuar diplomat e studentëve.

    Për asnjërën nga këto gjëra ti nuk e hape ndonjëherë gojën Taulant.

    Por, Bajrami iku dhe në krye të universitetit erdhi dikush tjetër.

    Atëherë Bajrami të aktivizoj ty sërish, e ti u shfaqe dhe njëherë nga hiçi duke shkruar artikuj se si duhej të ç’bëhej ( po e shkruaj ashtu siç e ke shkruar ti dhe pse saktë do ishte “zhbëhej”) universiteti.

    Ti dole dhe dhe mendimin tënd, pastaj u zhduke prapë.

    Para ca kohësh të shoh në Top Show duke denoncuar mungesën e kërkimit shkencor në universitete, me grafiqe dhe prova.

    Duhet ta pranoj, çdo fjalë ishte e vërtetë. Ato ishin prova te pakundërshtueshme.

    Pastaj hyj dhe shof grafiqet.

    Nga universiteti i mjekësise prekeshin nga kritika dhe demaskimi vetëm anëtarë të klanit kundërshtar të z.Hysa.

    Kjo njëanshmëri ishtë ashiqare dhe të bënte ty shumë pak të besueshëm si palë e tretë, asnjanëse.

    Akoma dhe sot Taulant ti nuk ke thënë gjysëm fjale për vitet kur zoti Hysa ishte në krye të fakultetit, nuk ke demaskuar asnjë nga klani i tij, në një kohë, kur të gjithe janë me plagjiatura!

    Bile, as sot kur ti je i lirë ta bësh këtë gjë, i pajisur me dijet dhe diplomat e universiteteve europiane, që ti aq shumë i reklamon.

    Njohuritë tua profesionale dhe diplomat, as unë po askush tjetër nuk mund ti përbaltim, ato janë tuat, të fituara nga ti

    Ajo çka shumë prej nesh vëmë në pikëpyetje është integriteti jot.

    Ti Taulant nuk ishe ekselent dhe more bursë ekselence; nuk fole asnjëherë kundër njerëzve që e vodhën realisht UMT-në.

    Sot, të shohim që dëshiron të vihesh në krye të një lëvizje që nuk të përket.

    Një lëvizje që është më e pastër se ti dhe se çdo emër i perveçëm.

    Me shumë miq,që ti njohim bëmat, diskutojmë e pyesim veten:

    A mos duhet ta mbështesim?

    Por, kur shohim se si ti e trajton kauzën si tënden, e veten si Mujo Ulqinakun, atëherë kujtohemi e kthjellohemi.

    Nuk thonë kot që zakoni apo del me shpirtin.

    Ne nuk e dime Taulant, se kush fshihet sot pas teje.

    Në kohën kur ishe student dihej nga te gjithe; ishte z. Hysa e pas Hysës ishte ish-Ministri i Arsimit.

    Por, sot nuk e dimë.

    Dhe për ta mbyllur po sjell një shembull se si funksionon media në atë vend e se si individe katapultohen në jetën publike të vendit.

    Kur u diplomuam, fakultetit ju deshën një vit e gjysëm te na nxirrte diplomat.

    Në fillim menduam që ishte hapur nja dy-tre herë tender për karton e bojë, siç ndodh rëndomt në universitet shqiptare.

    Por, gaboheshim pjesërisht, tenderat ishin hapur e diplomat ishin printuar-veçse ne figuronim me numër matrikullimi të gabuar-pra, nuk figuronim fare.

    U nisem të dalim në media, se besuam që s’ka media që nuk do e paraqiste një turp të tillë.

    Ishte skandal shumë i madh e s’do e humbisnin mundësinë për pak zhurmë e audiencë.

    Por, s’na përfilli njeri.

    Ndërsa në rastin tënd, dyert e mediave u hapën të gjitha njëherësh.

    Uroj Taulant që mos ti presësh ata student ne besë, mos t’ua vrasësh shpresën.

    Mos kërko të bëhesh kryehero me zor.

    Vendi nuk ka nevojë për nje Edi, Erjon, Ilir, Sali, Lulzim tjetër.

    Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm e të ditur!

    Unë po i hedh të vërtetat e mia këtu, po marr përsipër dhe sharjet e etiketimet që mund të vijnë nga njerëz me kokë e pa mend e nga njerëz me mend e pa kokē.

    Mbaj përgjegjësi morale për çdo gërmë dhe koha le ta vërtetojë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje