Gramoz Ruçi komenton protestën: Studentët kanë të drejtë, Universitetet të shohin tarifat

14 Dhjetor 2018, 11:05Sociale TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka komentuar protestën e studentëve.

Ai ka thënë se “universitetet duhet të rishikojnë të gjitha tarifat për të garantuar mundësi të barabarta për studentet me të ardhura të pakta”.

Ruçi ka komentuar protestën, ndërsa merrte pjesë në Forumin “Konkurrenca dhe biznesi”.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se “liria e tregjeve duhet të  mos godasë të pambrojturit”

Ruçi ka “shkundur ” institucionet e pavarura, duke kërkuar nga to që të monitorojnë tregjet.

Sipas Ruçit, duhet që “rritja ekonomike të përkthehet në mirëqenie për të gjithë qytetarët”.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje