Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi protestën e studentëve, e cila sot ka hyrë në ditën e nëntë. Sipas Mustafaj, kërkesat e studentëve janë shumë minimaliste dhe shumë shpejt theksoi se do të vijë kohë kur kërkesat e tyre do të marrin një përgjigje pozitive.
“Fjalimi i Edi Ramës përballë rektorëve dhe dekanëve jo shpresëdhënës. Fillimisht ka patur entuziazëm. Kërkesat e studentëve kanë qenë minimaliste dhe nuk shoh një protestë kaq të madhe përballë këtyre kërkesave. Kjo protestë në mënyrë të vullnetshme po izolohet.
Mua më bën shumë përshtypje, që edhe studentët e universiteteve private nuk janë bashkuar as për shenjë solidariteti. Po behët një protestë horizontale. Do vijë ajo PO-ja, dhe është e lehtë për ti realizuar. Rama e njeh mirë me sa duket mentalitetin e tyre dhe po pret të shkërmoqet pak nga pak. Sot kemi ishuj protestash në të gjithë Shqipërinë.“, tha Mustafaj.
Gjithashtu ai tregoi se rezistenca e studentëve është një tregues i mirë për të gjithë shoqërinë, por problemi më i madh në këtë mes shtoi ai është fakti se kjo protestë po izolohet në mënyrë të vullnetshme.
“Nuk ka një dialog për aq kohë sa nuk ka përfaqësi. Nuk bëhet me anëtarët e FRESH, të cilët bënë spektakël në një televizion. Problemi qëndron se vatra e protestës është tek studentët. Mua më duket një rast i mrekullueshëm, për Shqipërinë, nëse ky rast do fitojë është gjë e mirë për vendin. Ka një tendencë të qartë për ta mbajtur jashtë politikës protestën për të mos i bërë dëm kryeministrit.
Dita e parë ka qenë si dhjetori i ‘90, sepse kërkesat e tyre ishin ekonomike. Ramiz Alia doli natën dhe i takoi studentët. Pankartat janë moral dhe jo politike. Këta e shohin kryeministrin jo si njeriun që mund të realizojë kërkesat dhe e shohin me dyshim dhe i shmangen. Ka një përpjekje të organizuar për t’i mbajtur jashtë”, tha mes tjerash Mustafaj.
… Ik e dil ne pension… ju verioret historikisht kurre nuk keni dashur dhe punuar per te miren e Shqiperise …
Kurdohere keni kerkuar pushtetin me dhune dhe ultimatume …
25 vjet e shkaterruat, vodhet dhe zabtuat pranat e shtetit dhe pronateve … Harrojeni, histori a juaj kurre nuk do harrohet dhe perseritet.
PO CFARE POLITIKE KA KETU,KA POLITIKE P.D,KA POLITIKE L.S.I,KUSH KA POLITIKE,TE GJITHE KETA QE SOT KANE MONOPOLIN E POLITIKES DHE QE KANE UZURPUAR PARTITE POLITIKE,JANE BA SI PARJA E KUQE,POPULLI I NJEH MIRE BEMAT E TYRE,SE I KA PROVU NE KURRIZ,NDONJE ALTERNATIVE TJETER,ME NJE PERFAQESI DINJITOZE,NUK DUKET KUNDI,PRANDAJ CFARE TE BEJNE STUDENTET DHE KAQ BENE SHUME