FOTO+VIDEO: Vijon puna për hapjen e kantierit të Unazës së Madhe, prishet ndërtesa 3-katëshe te Astiri

13 Dhjetor 2018, 15:49Sociale TEMA
FOTO+VIDEO: Vijon puna për hapjen e kantierit të Unazës së

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një tjetër godinë 3 katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, duke i hapur rrugë projektit.

Operacioni për prishjen e kësaj godine ka nisur që në orët e para të ditës së sotme dhe mjetet e rënda të IMT-së kanë bërë shembjen e saj në mënyrë që të mos bëhej pengesë për vijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën pranë.

Ashtu si edhe në shumicën e rasteve të mëparshme, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e poseduesit të kësaj godine, i cili ka bërë boshatisjen e saj, duke i hapur rrugë prishjes.

Ndërkohë, ka vijuar puna edhe me prishjen e objekteve të tjera që ngriheshin në gjurmën e Unazës së Madhe, duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës.

Po ashtu, ndërmarrjet bashkiake janë kujdesur që pas procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje të bëjnë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje