“Më ofruan zarf me listë”, profesori flet hapur si bëhet korrupsioni në arsimin e lartë

13 Dhjetor 2018, 09:21Sociale TEMA

Protesta e studentëve ka bërë që të rikthehet vëmendja edhe tek një prej problemeve kryesore sot në arsimin e lartë siç është korrupsioni.

Profesori Ilia Mikerezi tregoi në emisionin “Arena” se korrupsioni në universitete është masiv dhe kjo plagë sipas tij është tejet e thellë.

Janë shumë e shumë gjëra të tjera që janë mbledhur dhe u “derdh gota”.

Vitin e kaluar më kërkojnë studentët për konsultime dhe në fund më ofrojnë zarfin me listën. Sigurisht reagova.

Ata u trembën dhe në fund ju përgjigja që mos u trembni dhe në provim jeni të gjithë të barabartë dhe në fund më thanë se paska ndonjë të ndershëm, jo se më vinte mirë mua, por kuptova ku ka mbërritur puna.

Si bëhet korrupsioni? Ditën e parë që vijnë studentët në universitet. Leksioni i parë, pedagogu thotë që ky është libri. Sa bën? 37 mijë lekë. Studenti nxjerr 40 mijë lekë dhe ai nuk ka për të kthyer.

Çdo student kupton që këtu është punë paresh. Unë them që është krijuar një rreth korrupsioni vicioz. Familjet dhe studentët që paguajnë paratë. Pjesa tjetër pedagogët dhe qeveria.

Para pak kohësh në fakultetin tonë dolën studentët me parullë që është ironizuese; ju lutem na ulni çmimin. Jo na e hiqni fare.

Janë pa fund. Është opinioni që nuk reagon. Në Universitet që duhet të konsiderohet si panteoni i demokracisë është shtypur fjala e lirë”, tha ai.

9 komente në ““Më ofruan zarf me listë”, profesori flet hapur si bëhet korrupsioni në arsimin e lartë”

  1. Klimax says:

    Dhe kjo qe thote Mikerezi eshte vetem maja e ajsbergut! Cuditem me propaganden e koheve te fundit dhe krahasimet qesharake me universitetet e botes!!!
    Universitetet shqiptare nuk jane gje tjeter, por pazare te epokes mesjetare ku cdo gje shitet e blihet me para, mall e seks. Keto pazare nisin me emerimin dhe vendosjen e personave ne postet drejtuese dhe me te larta ne universitete. “Detyrimi” ndaj “mikut” ne postet e larta qeveritare ne keto raste kap shifra qe mund te shkojne edhe 100 mije dollare e deri dhurata si apartamente, makina, etj, etj. E keshtu vazhdon ky cikel korrupsioni shkalle-shkale deri tek studenti me i fundit, “ngelesat” qe detyrohen te “shesin” edhe nderin e tyre per joshjen e pedagogeve te pangopur per nje note kaluese ne provimin e radhes.

  2. pafytyresi says:

    Sot Universitetet jane kthyer ne qendra korrupsioni.Sa here jane arrestuar e cuar ne prokurori pedagoget e Elb.Ne fund te gjithe kane dale te pafajshem dhe jane rikthyer ne pune edhe me te zellshem per korrupsion sepse duan te kapin kohen e humbur si dhe te nxjerrin pagesat ne gjykata dhe per avokate.Jo vetem kaq por ka edhe pedagoge imorale qe dalin neper media dhe na bejne moral.Sot studentet akuzojne pedagogun e gazetarise prane Univ Elbasanit per ngacmime seksuale.Emri eshte Ilir Yzeiri.Po qarkullon ndermjet studenteve nje rregjistrim audio ku pedagogu i kerkon troc per te marre note kaluese studentes ndryshe humb shkollen.Incizimi audio po qarkullon neper studente dhe pritet qe te behet publike ne ndonje media qe do ta transmetoje.Do te shihet mundesia te cohet pedagogu per ndjekje penale por pasi te filloj pune drejtesia e re.Turp Turp per keto vemie

  3. Qytetar i ndershem says:

    Bravo te qofte qe je treguar i ndershem dhe qe i cjerr masken ketyr njerezve te pameshirshem qe lumturohen me jete te rinjsh!

  4. Kujtese popullsise says:

    Keta lloj pedagogesh jane vrases te heshtur!

  5. pjeter says:

    Korrupsioni ne arsim do nje pergjigje ligjore.Meqe Rama ka shumicen derrmuse,duhet shtuar denimi per ate lloj korrupsioni,ne e kemi akoma me dajak qe ti kuptojme gjerat.10 vjet e siper per petagoge,dekane dhe drejtued te tille,ne qofte se zihen me presh ne dore,dhe zhdukje nga sistemi arsimor per gjithmone. Dhe duhet te hyje ne ato vepra penale te renda nen juridiksionin e BKH-se,me hapje te ceshtjes penale automatikisht,sidomos kur provohen ne permjet organeve te mediave.Jam i bindur qe nje denim i rende i mban larg ketij inztitucioni,te pa aftet dhe hajnat.

  6. Virusi says:

    Universiteti ku studjojne te rinjte, qe ne vend te marin dije dhe ndertojne karakter behen bythlepirsa. Universiteti me pedagog te ardhur nga komunizmi. Pedagog qe deri dje flisnin per ekonomi te centralizuar e tani per ekonomia tregu por ne vetdije Jane kunder tregut. Universiteti; Keneta qe duhet pastruar!

  7. Drini says:

    Ilia mund te jete nga te vetmit qe nuk ka bere korrupsion me provimet.Por asnjeri nuk kujtohet ta vlersoje per kete sepse ke ber punen sic duhet i thone. Eshte jashtezakonisht e veshtire te cahet ky rreth vicioz i korrupsionit ne universitet sepse te dyja palet si pedagoget si studentet jane te interesuar. Nuk jane vetem pedagoget e keqja , eshte shumica e shoqerise , eshte mentaliteti etj etj
    E ka marre ferra uraten.Lereni te qeveriset me korrupsion . Ne fakt ka pasur nje periudhe te gjate prej 35 vjetesh qe eshte qeverisur me korrupsion ne Angli. Interessant te dihet se si dolen nga kjo periudhe anglezet. Ndoshta duhet te ndjekim sheembullin e tyre.

  8. emigrant says:

    O milet shqiptar. Universitetet e Shqiperise duhet te mbyllen te gjitha dhe i pari qe duhet tembyellet sa me shpejt eshte ai i Juridikut sepse nuk eshte FAKULTET DREJTESIE POO KORRUPSIONI. Nuk e kane fajin professoret dekanet,punonjesit,ligjet,prokuroria etj etj. Te gjithe jane shqiptare. Fajin e kane vete shqiptaret te ndershem e te pandershem. Nuk ka kulture shqiptari per per te krijuar nje komb te civilizuar. Shqiptari kerkon te zgjidhe cdo problem me rruge jo legale por korrupsioni. I madh dhe i vogel dhe kete mentalitet ja kalon nga nje brez tek tjetri. Ne keto kushte cfare kerkoni kot “qiqra ne hell”. Do ndrrohen njerzit do vehen te tjere, do ndrohen gjykatesit do vijne te tjere. Do ndrohen qeverite do vije PD apo ndonje tjeter, do ndrrohen institucione do vijne te tjere.
    CFARE KUJTONI JU MILET SE DO NDODHE ? E NJEJTA GJE TE RINJTE DO PERPIQEN TE KORRUPTOJNE AKOMA SE KESHTU I KANE MESUAR PRINDERIT DHE FAMILJET. PRA KU ISHIM ASGJEKUNDI. MBYLLNI TE GJITHA UNIVERSITETET. S’KA ME KUPTIM VETEM SHKOLLE E MESME. TE RINJTE SHQIPTARE ME DESHIRE PER STUDIM TE SHKOJNE E TE STUDJOJNE JASHTE SHQIPERISE . LE TE BEJNE PAK SAKRIFICA FAMILJET E TYRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje