“Krisja” e nisur në ditën e tetë të protestës studentore u reflektua në protestën e thirrur për në ditën e nëntë të saj. Ironike apo jo, sloganet studentore “Jemi të bashkuar” dhe “Jo negociata” u kënduan nga dy sheshe të ndryshme në protestën e kësaj të mërkure.
Grupi më i madh u mblodh para Ministrisë së Arsimit, ndërsa një grup tjetër e kishte gdhirë natën në protestë para Kryeministrisë. Shpejt thirrjet për t’iu bashkuar grupit të dytë, pra atij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u bënë më të forta dhe nga aty grupe-grupe disa studentë iu drejtuan Kryeministrisë.
Nën zë studentët pranojnë se ka disa grupe organizatore dhe që të gjithëve u druhen për manipulim të kauzës së tyre, ndaj janë të pavendosur se cilin grup të ndjekin. “Nëpër fakultete organizohemi përmes grupeve të WhatsApp-it që kemi hapur, ndërsa për vendin se ku do të protestojmë ndjekim kryesisht rrjetet sociale dhe njoftimet e bëra në disa faqe”, thonë studentët e Mjekësisë.
Ata pranojnë se në një javë protestë ka patur raste kur janë ndeshur me njoftime kundërshtuese sa i përket vendndodhjes së protestës, por i kanë qëndruar edhe bindjes fillestare e personale për të vazhduar tubimet para Ministrisë së Arsimit nga frika se para Kryeministrisë kjo protestë do të politizohet.
“Atje (te Kryeministria) është politika! Kërkesat tona janë për arsimin dhe arsimi është këtu ku jemi ne”, na thotë Drini nga Korça, student në vitin e dytë në degën e Gjeo-Informatikës.
Për të, kërkesat e studentëve lidhen me arsimin dhe protesta para Ministrisë së Arsimit është vendi i duhur. Ai thotë se u qëndron larg grupeve organizatore, por mbështet thirrjen e të gjithë grupeve për të rrëzuar ftesën e Kryeministrit për dialog.
“S’ka negociata! Kryeministri është vetëm një firmë larg plotësimit të kërkesave tona. Të plotësojë tetë kërkesat tona dhe më pas të dialogojmë për arsimin e lartë. Kaq!”, thotë Drini, student nga Korça.
Studentët këmbëngulin se nuk janë të përçarë dhe se do të qëndrojnë në rrugë deri kur të shohin të realizuar kërkesat e tyre. Me thirrjet “Jo negociata” dhe “Jemi të bashkuar” nisi edhe protesta para Kryeministrisë. Por, shpejt në këtë tubim u përfshinë edhe grupe të tjera, nga biznesi i vogël dhe ish të përndjekur politikë. Ata ofruan mbështetjen e kauzës së studentëve, por me kusht që edhe studentët të mbështesin kauzat e tyre.
Kjo përfshirje duket se përforcoi bindjen mes studentëve protestues para Ministrisë së Arsimit se bashkëmoshatarët e tyre para Kryeministrisë po politizoheshin dhe menjëherë nisën thirrjet “Poshtë militantët”.
Por, jo të gjithë ishin në një mendje. Një pjese e studentëve të Fakultetit të Gjeologjisë kërkuan që të zhvendoseshin para Kryeministrisë, duke u shprehur se me përfundimin e ultimatumit misioni i tyre para Ministrisë së Arsimit ka përfunduar gjithashtu. Por përgjigjen e refuzuese e morën menjëherë.
Debati zgjati disa minuta duke shtuar çoroditjen mes protestuesve dhe Rruga e Durrësit, ndryshe nga ditët e tjera, këtë të mërkurë ishte më e gjallëruar me grupe studentësh gjithmonë në lëvizje, disa që largoheshin drejt Kryeministrisë dhe njëkohësisht grupe që mbërrinin nga Kryeministria në protestën para Ministrisë së Arsimit.
Disa të rinj kërkonin përshkallëzimin e protestës. “Duhet të bëjmë hapin tjetër. Ultimatumi skadoi dje në orën 4 dhe nuk u mor zgjidhje. Unë nuk jam student, jam 31 vjeç dhe jam emigrant në Gjermani. Por, a i keni hyrë kësaj rruge? Çojeni deri në fund”, deklaroi njëri prej protestuesve.
Thirrja e tij u kundërshtua, ndërsa pak minuta më vonë para Ministrisë së Arsimit mbërriti përfaqësia e një grupi tjetër organizator që kishte dalë para Kryeministrisë. Ata diskutuan me aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” dhe në fund u ra dakord që protesta për ditën e enjte të zhvendosej para Parlamentit. Thuajse në të njëjtën kohë e njëjta thirrje për vendtakimin e radhës u bë edhe para Kryeministrisë.
Ndarja në dy grupe e studentëve u ra në sy edhe qytetarëve kalimtarë tek “Rruga e Durrësit”, që u kërkonin studentëve që t’u rezistonin partive politike dhe mbi të gjitha që të qëndronin të bashkuar. Studentët u kthenin përgjigje se pavarësisht se po protestonin në dy sheshe, kauza e tyre mbetej e njëjta dhe e bashkuar.
Tani, me fjalën e dhënë mes disa grupeve para Ministrisë së Arsimit dhe thirrjes së grupit protestues para Kryeministrisë, që të enjten protesta të zhvendoset para Parlamentit, aty ku deputetët do të mblidhen në seancë plenare, mbetet për t’u parë nëse studentët, që thonë se i bashkon e njëjta kauzë, do të bashkojë sërish i njëjti shesh.
Sinjali se kjo do të ndodhë është dhënë edhe nga lëvizja “Për Universitetin”, e cila deri më tani i kishte qëndruar bindjes për të protestuar vetëm para Ministrisë së Arsimit. Kjo lëvizje akuzon të gjitha partitë politike se për përpjekje të vazhdueshme për të përccarë protestën dhe shpreh gatishmërinë të mbështesë ccdo protestë studentore në vazhdim, pavarësisht vendndodhjes së saj.
“Nesër e në vazhdim është me rëndësi që të protestojmë, kudo qoftë, derisa të plotësohen të gjitha kërkesat! Ama, për të mos rënë pre e përdorimit prej bandave partiake, mbështetja dhe bashkimi me Lëvizjen Për Universitetin është mënyra më e sigurt! Ne duhet të synojmë të zhdukim gjithë këtë maskarallëk që na ka marrë frymën, jo të ndërrojmë maskarenjtë në karriget e pushtetit!”, thuhet në deklaratën e lëvizjes.(Gazetasi.al)
Vetem dy Jave i mjaftoi Z.Taulant Muka,qe te shohi me syte e tij sistemin e kalbur dhe te korruptuar te”rilindjes”,tejmbushur
me militante injorante.”Gabim fatal” i Rames qe emeroi nje te ndershem dhe njekohesisht inteligjent,sepse i hoqi masken,
per tu bere shkendija e levizjes studentore.Korrupsion,vjedhje,kriminalitet deri ne majat me te larta te Qeverise,por qe Rama
i mbron deri ne fund,duke i bere presion edhe drejtesise!Fajtori per kete kaos e ka emrin Edvin Rama.Edhe Gëbelsi,Endri Fuga,
(lindur më 11.11.1981) këshilltari kryesor i Edi Ramës ka bërë shkollën me lekët e shtetit shqiptar.Lindita Nikolla ka firmosur
vendimin që Fuga të bëjë 1 vit master në universitetin e Tufts.Ka qenë viti 2015-2016 koha kur Fuga ka përfituar nga lekët e
shqiptarëve për tu shkolluar, duke mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri.Kanë qenë pikërisht fondet
e dhëna nga MAS me të cilat Fuga është shkolluar jashtë Shqipërisë.
E cfare te keqe ka ketu o SIKUR KARI, por me ZILE ama ?
Ik ore bole,ik ore debil!
Ska asnje te keqe qe ate zilen ta fusi te goja jote me gjithe Car dhe Sikur..
Pyet Dritan Hilen sepse ai i di dhe i kupton me mire se te gjithe.
Zigur, mbaje veten. mos u deshpero. e thashe me pare qe levizja e ketyre eshte si vrapi i gjelit me syte te lidhur. e vetmja gje e mire qe ka kjo proteste eshte se edhe vete protestuesit po e shohin edhe vete qe jane bere gazi i botes, dhe populli mesohet pak me protesta qyfyresh dhe nuk ua ve me veshin idjotizmave alla shqiptare.
uroj qe heren tjeter me te vertete te ngrihen studentet apo kushdoqofte per nje ideal me te mire. patriotik, drejtesie, emancipues, kombetar, politik, mirqenje apo tjeter lloji. me vendosje e kembngulje deri te gatshem per te sakrifikuar edhe jeten po qe nevoja, por ma do mendja se edhe per nja 20 vjet zor se do te kete shqiptare te tille.
Jo se shqiptaret jane budallenj, por se jane te zgjuar dhe e kuptojne qe sisemi nuk lejon qe sakrifica te tilla te kene ndonje arritje te vertete dhe gjithmone do perfitonte ai qe nuk duhej. e njejta gje ndodhi ne 90en.
Keta jane ” studentet ” e bixhozeve , e te kafeneve…..
Robt ku ti kesh.Kjo kaste bandito-mafioze rrezohet vetem me kryengritje mbarepopullore te armatosur qe do mundesonte komplet rrezimin e keryre mafiozeve politikurva te te gjitha ngjyrave.
qe te vije ne pushtet Partia Komuniste e Enverit
Kaq e vështirë qenka të kuptohen këto protesta?!. I vini rrotull e rrotull dhe asgjë nuk thoni. Protesta është stisur për të rrëzuar Ramën. Mbase kanë të drejtë. Por kur shikojnë rrotull se kushë do jetë kryeministër tmerrohen. Luli, Monika, apo Ngjela, Rakipi, Zhei, apo ndonjë mafioz tjetër? Dhe në këto kushte s’kanë çfarë të bëjnë. Çfarë thotë njëri nuk thotë tjetri.
Keta militantet para kryeministrise jane dakord qe te nderpresin protesten nese strateg’ja e madhe e arsimit e leshitdhise Kejdi dhembcakallja behet ministre arsimi
Nuk po e marrim vesh, a jane per 8 kerkesat (ekonomike), apo jane per te pastruar gjithe kete maskarallek qe na ka zene frymen.
Nese jeni per 8 kerkesat, uluni dhe dialogoni. Nese jeni per pastrim maskaralleku, ndryshoni kerkesat.
Por ju o te dashur studente keni rene pre e manipulatoreve partiake. Qe nga fillimi, qe kur e niset. Lerini pordhet e mos na thoni se kjo proteste lindi rastesisht, se tek pd + lsi kishte dite qe zienin pregatitjet.
Ju debilat qe vertet besoni se po ngrini nje uragan te deshiruar, jeni kalamaj qe nuk dini asgje se si manipulohen jo vetem turmat, por edhe llapaqenet qe hiqen si organizatore. Ju kujtoni se behet puna me berihaj. Edhe sikur me berihaj te arrihej te manipulohej populli dhe tju vinte pas, ky do ish nje zhgenjim shume me trondites se sa ne 90-ten
Filloni dialogun, qetesohuni dhe behuni gati per te filluar shkollen. Me vjen sinqerisht keq se si keni perfunduar…si barbone rrugesh mbuluar me batanije dhe ngrohur ne zjarr kuti kartonash. Kjo tregon se jeni te papergatitur per beteja te medha dhe fitore qe kerkojne:
1. Mend/tru_por me shumice ama,
2, Reziztence-ju mungon sepse jeni dembele, parazite, nuk merreni me sport dhe mbetet kafeneve,
3. Ndryshoni perqasjen ndaj Smartfonave_ jeni te coroditur nga vartesia ndaj tyre-u jane bere e trupit (jo e kokes) dhe ziheni me njeri tjetrin se kush e ka me te madh,
4. Duhen dhe shume cilesi te tjera, por nuk kam kohe t’i them sepse duhet te filloj te punoj me djalin tim 6-vjecar per t’i mesuar kinezcen sepse me “JU E ARDHMJA E NDRITUR E KOMBIT” kur t’i vije koha per t’u shkolluar dhe punesuar duhet t’ja mbathe andej nga Kina, sepse Europa do jete invaduar nga ju analfabetet funksionale. Shkoni futjani gjumit. Me ju ne balle kjo ✌ s’ka sy per qabe te vije ndonje here!!!!
Qenke cope budalle
STUDENTET DUHET TE DINE SE QEVERITE JANE TE DETYRUARA TE PAGUAJNE VETEM DERI NE MBARIMIN E SHKOLLES SE MESME.
STUDIMET E LARTA JANE ASPIRATE E CDO PERSONI QE DO TE TREGOJE SE SA I ZOTI ESHTE DHE PER KETE ATA DUHET TE PAGUAJNE DUKE PERFITUAR NGA NDIHMA E QEVERISE PER STUDENTET EKSELENTE DHE TE SHTRESAVE NE NEVOJE. PER TE TJERET DUHET TE PAGUAJ FAMILJA OSE TE MARIN KREDI NEPER BANKA. KJO ESHTE BAZA E ARSIMIT TE LARTE NE SHBA ANGLI E SHUME VENDE TE TJERA.
NUK MUND TE KETE ARSIM FALAS PER STUDENTET TE CILET PERGATITEN NE SHQIPERI DHE SI SHPERBLIM SHKOJNE E PUNOJNE NE VENDE TE TJERA. NESE DONO ARSIM TE LART FALAS DUHET TE PERDORNI PARIMET E KOMUNIZMIT. MERR ARSIM FALAS DHE KTHEJA MBRAPSH SHPENZIMET SHTETIT E SHOHERISE DUKE PUNUAR PER NJE PERIUDHE 15-20 VJET KU KA NEVOJE SHTETI DHE PAS KESAJ PERIUDHE MUND TE SHKOSH KU TE DUASH E TE PUNOSH VETEM PER VETE.
THIRINI MENDJES SE SHPENZIMET PER TRUPEN PEDAGOGJIKE, LIBRA , STREHIM E USHQIM NUK MUND TI SIGUROJE SHTETI.
KAPITALIZMI FLET ME GJUHEN E TIJ TE ASHPER E PER TE MBIJETUAR DUHET LUFTUAR E SKARIFIKUAR.
ZGJIDHNI E MERNI NE DORE FATET E JUAJA.
Ah te kishim ca qereste si ZIGUR QURRJA sa perpara do kishte ecur ky vend.
Vetem familja berushovic ,hajdarajt dhe familja me parti private e ilirfloririt e rregullon kete vend.
Kur te mesojne keta “studiozet” tane te mbajne paster ambientin e te mos ndotin si derrat qe ku hane edhe dh*** e me pas zhgerryhen gjithe qef po ne ate m*t, atehere do mund te meritojne ndonje gje. Nuk ua vret syte llumi dhe plehrat qe hedhin rrotull por rehatohen mbi to. Kerkesat tuaja jane pjeserisht qesharake dhe mbi te gjitha nuk jane arsye per te bojkotuar mesimin! Mbase 10% e turmes vertet punojne per kauzen por e garantuar qe 90% thjesht shfrytezojne situaten per te bere pushim e tallur parapanicen tere diten pa pike pergjegjesie. Eshte e tmerrshme te shikosh analfabetizmin tuaj ne pankarta. Menyra se si shkruani e shpreheni tregon nje nivel mizerje, si te ishit nexenes te klasave te para fillore. Cfare mund te presesh nga ju ne te ardhmen? Ju nuk justifikoni parate e taksapaguesve e s’meritoni qindarken. Punoni vete qe te beni parate per shkolle nese vertet e doni shkollen. Taksapageusit do te paguanin me gjithe qef vetem per studentet ekselente qe meritojne burse. Te tjeret pacin fatin qe meritojne.
Kalamaj qe vlersohen me teper se sa jane. Keta jane studenta sa te paditur dhe frikacak. Ata duan can leke dhe kjo eshte e tera. Nuk mendojne as per cilesine e universitetit sic kerkonte Rama dhe as per politiken sic do opozita. Kane shume varesi nga opinioni sa duken mjaft provincial. Veprimi tyre nuk eshte rrebelizem po nje pergjigje e bindur ndaj organizatorve. Ndersa ultimatumet ishim aq qesharake sa tani nuk dine cfare te bejne.
Oree..nje person e paska kritikuar 100 here protesten.
Nga une studente te dashur. Vazhdoni protestoni.
Dhe gabime te beni nuk eshte gabim. Gabim eshte te mos e provoni cfare eshte forca e shumices.
Fjala juaj ka peshen e ligjit. Ju e detyroni ligjin ye shprehet per ju.
Po qe se gaboni tju shpetoje populli, ai qe ju jep keshillat, si me i mencur le tua ndreqe gabimin. Por populli po te ish me i mencur nuk ju kish lene juve ketu, ne kete gjendje, ne duart e maskarenjve. Populli ka frike. Frike se mos e perdorin plerat e politikes sic i kane perdorur deri sot. Dhe prandaj nuk ju mbeshtet . nga pas jush duhet te ngriheshin te gjithe. Meqe jeni vetem do keni dhe pasiguri, do keni dhe dyshime, do keni dhe tradheti, por ama sot do fitoni pjekurine dhe mencurine per beteja te tjera. Kjo eshte beteja juaj e pare.
Luftoni qe te fitoni.
Ne kete lufte nuk humbni aspak. Ata qe humben jane politikanet dhe mund te jene dhe shqiptaret nese marrin persiper heshtjen. Ata qe ju kritikojne jane krimba. Ata qe duan tju mashtrojne nga partite politike jane te gjithe kriminele
Prandaj vazhdoni pa u lekundur dhe pa u turperuar as nga krimbat dhe as nga kriminelet.
Nuk jeni ju deshtaket, por ata qe ju sollen juve ne kete pike, dhe tani bejne moralistin
Thirrje studentëve!
1. Koha që keni zgjedhur dhe këmbëngulja kundër dialogut ju vendos kundër reformës në drejtësi. A jeni ju kundër vendosjes së shtetit ligjor? Ndonjë pakicë prej jush edhe mundet. Shumica po shkon pas berihajit.
2. Këmbëngulja apriori për të mos komunikuar me qeverinë për mirëkuptimin e mundshëm tregon se ata që e kryesojnë protestën synojnë thyerjen e qeverisë që gjithashtu çon në sabotimin e reformës në drejtësi. A do të kënaqeshit ju nëse qeveria do të vinte interesat tuaja mbi sigurimin e interesave të gjithë popullit? Atëhere fitorja juaj do të ishte si fitorja e Pirros.
3. Vëreni me kujdes cilat forca ju mbështesin që të kuptoni se kush e frymëzon këtë protestë. Ruhuni nga zullumqarët që i tremben reformës, ruhuni nga zëdhënësit e tyre që po përpiqen të krijojnë edhe protesta të tjera për të arritur synimet e tyre. A nuk i dalloni dot ata mes jush? Ata janë pikërisht personat që këmbëngulin në mënyrë të paarsyeshme, që çon në degjenerim politik dhe amulli që më pas, nën pretekstin e luftës kundër korrupsionit, të fitojnë kohë të korruptuarit për ta eleminuar fare reformën, siç ka ndodhur gjetkë. A do të donit ju një fund të tillë? Shumica duhet ta refuzojë këtë perspektivë jo dinjitoze për shkollarët, shpresa dhe drejtuesit e ardhshëm të shoqërisë sonë.
4. Nëse kërkesat tuaja janë të sinqerta dhe pa prapavijë politike e tregon sa të gatshëm jeni të komunikoni me qeverinë e zgjedhur nga populli dhe të jepni kontributin tuaj për një kombinim të suksesshëm të interesave për të gjithë, pleq e të rinj, punonjës e të papunë.
5. Si qytetare jam e shqetësuar për solidarizimin e të rinjve pa ditur fillimisht përse protestohet dhe bëhen krahë e të papriturës. Uroj që studentët të kuptojnë se çfarë fitojmë e çfarë humbasim ne duke krijuar situata të tilla populiste në kohë të papërshtatshme. Uroj të kapni momentin dhe ta ktheni vëmendjen tuaj edhe tek realizimi i reformës në drejtësi, kyçi i zgjidhjes së problemeve. Ajo është e ardhmja juaj dhe e jona, e të gjithëve. Përshëndetje, Kasandra.
Dialogu me qeverine nenkupton dialog me kriminelet.
Ashtu eshte dhe reforma qe e ke merak ti o pushte tare e Ramutit. Reforma eshte konfirmim ne detyre i krimineleve te drejtesise.
Prandaj studentet jane ne kohen e duhur per ti dhene pergjigjen e duhur ndyresise se institucioneve shteterore ne Shqiperi.
Thjesht po u cjerrin masken. Nders a ju jeni trembur se mos ju iken pushteti
Po mirë mo gazetar që ske vënë as emrin, qytetarët ju thonë qëndroni, kur i pe qytetarët që i thoshin qëndroni! sepse qytetarët duhet ti paguajnë studentët nga xhepi i tyre. Po që se i pe qytetarët që i thoshin qëndroni, pse nuk rinë dhe qytetarët me studentët? I pe te burgosurit politikë,Cilët të burgosur politikë?ata që rrahu saliu! Pse mundoheni të shkruani artikuj të cilat nuk kanë lidhje me realitetin, dhe më idealet e studentëve. A di ndonjëri të më thotë që përse janë studentët aty? Së në rast se janë për politikë,shumë mirë, le të hyjnë në parlament dhe të diskutojnë politikisht. Në rast se janë për probleme ekonomike të diskutojnë problemet me përfaqësuesit e ministrisë, jo me ministren sepse paska pas ca nota të këqia! dhe se ajo paska bërë ligjin. Po ata që e aprovuan ligjin Ps-LSI nuk kanë faj? Pastaj ligji nuk ka filluar të funksionojë akoma plotësisht, ku e patë ju që nuk funksionon? Në perëndim një student që nuk punon merr kredi nga bankat minimumi 150.000 Euro apo Dollar dhe i shlyen ato për 15 deri 20 vjet. Ndërsa disa student të tjerë që punojnë sepse nuk duan të marrin kredi, por dhe që nuk kualifikohen për kredi, e mbarojnë Universitetin në dyfishin e kohës.
aresim falas???Ku jemi ne socializem?…Te paguajne taksa pagusit,edhe ata qe nuk kane bere femije,ose nuk kane asnje femije ne universitet?…Po ai qe do marr diplomen ,si do tja ktheje taksa pagusit parate? Me cfare lloj mekanizmi? A keni internet? Gjeni ndonje vend “Arsim te larte falas”..Kerkesat e studentave ne radhe te pare duhet te ishin per cilsine e studimeve,per laboratoret,per njohjen e diplomave ne arenen nderkombetare,per vetingun e pedagogeve,per nivelin e korrupsionit,per blerjen e notes ,diplomave dhe titujve,per mesimdhenjen dhe mesim marrjen,per konviktet dhe ,per jeten atje,disiplinen dhe bashkejetesen studentore! …..etj. etj.dhe jo te kerkohet barazia ne pagesa,falja e pagesave,etj.
Studentet po e bejne punen e tyre
De qjo o kryeminister ata jan femijet tan ,nuk te vjen keq qe nuk kan qjerat me elementare
Nuk paske ti ndimosh po ato gratacelat me ca i bet ju me ca
Po ato vilat te qjiri lales me ca i net
Eshte veshtir te japesh parat e popullit te vjedhura cenga e veshtir .
Po jan shqiptar jan bij shqiptaresh kush ti ndimoj Greku apo Serbi apo Turku
Po pak vuajten prindirit e tyre dhe keta duhet te vuajn po pse se vidhni ju po ju nuk keni te ngopur ajde nje pal vidh ajde qjysem pale vidh ajde tjetra pal vith
Lere rinin te jetoj sic i ka hije bodh e torturuat
Ikni se jeni ber me keq se gardin burgu nuk dini ca flisni
e dini ju si jetojn studentet po te thon qe po vuajm
Pyet taksixhinjte se si punojn sudentet pyeti se ti thon ca punojn Pyet dhe hotelexhinjte se cfar punojn studentet
Po kur nuk jeni per popullin per ca rini ju politikanet
Gezoni kur fitono votat brohorisni per cfar brohorisni te shikoni popullin si vuan
Po parat teblini votat e tja ipni kriminelave te ushtrojn force mbi popullin ku i qjeni .Per studentet nuk keni
Ikni nuk ju mban njeri me zor kur se beni dot te udhehiqni
pse rini me mir pa ju se sa me ju
Ikni se u lodhet u raskapitet
Kerkuat votat ja u dha populli ,4 vjet nuk punuat se kishit poshtetin me te tjer
Bertitet duam timonin ja u dha timonin populli i qjor na mere ca do te japi tjeter populli .Kaq besim kishte populli te ty se te partit e tjera as behet flal te vin ne pushtet as per 1000 vjet nuk vin dot me ta harojn pushtetin populli i ka nxjer ne pencion
Po pse o njeri do te dalesh ne pencion pse
Shqiperia kapun sa te duhash per te ber po kur dalin studentet ne revolt ca pret ata nuk thon te ndertosh Shqiperi njershe qjerat me minimale po kerkojn
Si nuk paskemi fat o popull o Shqiperi e bukur te kishe nje njeri te ndershen te udhehiqte te ndertonte se e meriton o popull se je i vuajtur i lodhur i raskapitur shum tufane ke duruar o popull shum poshtersi te jan ber
po poshtersia me e madhe qenga kur shqiptari te ha koken kur i joti ti ncjer syt .Spaska qe me te keqe se i joti te vuash nga ca se panden o popull
Se kir ke pasur te huajin i ke treguar dyfekun po keture qe i linde o popull ca ti tregosh
Nuk paska me keq se i joti kaq pa fat qengemi o popull qe udhehiqemi nga te tanet kaq pa fat te shikojm femijet tan qe vuajn per dit te tera dhe mos te kemi fuqi ti ndimojm
As nje i huaj se ka ber keye mizori
Fajen nuk e kan qeveritaret e kemi ne si popull qe i votojm keta
Vetem zoti vend doren te ne Shqiptaret vetem ai eshte shpetimi jon nuk kemi ca te bejme te lutemi dit e natt zotit
zotit
Zoti qofte me ne o shqiptar te presim birin e tij qe te na udheheqi se tjeter nuk na ben derman ne Shiptareve
JAM PLOTESISHT DAKORT ME KERKESAT, QE KANE STUDENTET , POR MENDOJ SE JANE SHUME PAK , PASI CDO QEVERI QE KA ARDHUR , I KA LENE PAS DORE DHE KUSHTET MIZERABEL VAZHDOJNE TE THELLOHEN . PERSA I PERKET HEQJES SE TARIFAVE , MENDOJ QE NUK MUND TE REALIZOHET , PASI UNIVERSITETI ,NUK ESHTE I DETYRUAR SI SHKOLLAT DERI NE GJIMNAZ .
VAZHDONI ME KEMBENGULJE . KUR JENI TE GJITHE BASHKE DO TE FITONI , JO 8 PIKA POR EDHE ME SHUME . HQIPERIA PRET SHUME NGA STUDENTET , JU JENI E ARDHMJA E SHQIPERISE . POLITIKANET , DEPUTET ,QE SOT JANE ULUR NE PARLAMENT , JANE ME SHKOLLE TETEVJECARE , POR ME DIPLOM DR. DR .
ATA NUK DINE AS TE SHKRUAJNE , AS TE LIGJEROJNE , DHE AS TE ARTIKULOJNE DY FJALI TE VETME . JANE SKANDALOZE , JANE TURPI I SHQIPERISE , ATA JANE VETEM PER TE VJEDHUR . PJESA TJETER SI SALINJANI OSE GRIDA DUMA , QE KANE MBARUAR UNIVERSITETIN , JANE CA HORRHANE ,QE SHKOJN NE PARLAMET PER TE BERE DASHURI DHE ASPAK PER TE MENDUAR PER POPULLIN .
UROJ QE SHUME SHPEJT, KJO GJENDJE TE MARRI FUND DHE POLITIKEN E VENDIT TA MARRIN RINIA JONE , QE ESHTE SHUME ME E ZGJUAR DHE LARGPAMESE , PER TA DREJTUAR SHQIPERINE SI SHUME VENDE TE EUROPES .
MJAFT ME SHARLATANET , KLLOUNET ,QE I KEMI SOTNE PUSHTET , TE CILET MARRIN VOTA NGA QYTETARE DHE FSHATARE INJORAT . KY POPULL DUHET TE ZGJOHET , QE KJO KASTE POLITIKE I PERKET TE KALUARES KOMUNISTE . KANE QENE TE GJITHE SPIUNE TE KOHES SE ENVERIT . KOHA E TYRE DUHET TE MBYLLET , SOT SHQIPERIA KA NXJERRE BREZE TE RI ,TE CILET KANE TE GJITHA AFTESITE PER TA UDHEHEQUR SHIPERINE .
Ke harruar “lexhenden” e Sikur Qarrit per kryeminister, o Q. Qatipi. Nuk te “falet” kjo harrese.
KULMI
NGA ANALFABETET (se studente nuk mund ti quaj une te pakten se Fevzo me shoke kerkojne mjegull qe te humbasin gjurmet) ne emisionet e diteve te fundit nuk degjova jo nje prononcim te mencur por as tre fjali nga njerez qe pretendojne se jane student. Me kete cilesi arsimi mjer ky vend se cfare e pret, por le ta leme kete teme se do kohe per diskutim. PYETJA ESHTE ??
Pse duhet te paguaj shoqeria dhe shteti qe keta injorante edhe pas diplomimit nuk ja kthejne shoqerise investimin e bere. Paguani Ju te arsimohem UNE dhe mireupafshim .JO kapitalizmi eshte ekonomi .Te jap 5 sot dhe temi kthesh 7 neser KY eshte LIGJ. Shikoni bankat
Pyetja jote eshte vetepergjigje per fatin qe je cyryk mendor. Transformimi i shkolles ne mjet biznesi e zhvleftesoi dijen dhe vleresoi hajvanet si puna jote qe e lyejne ingranazhin e se keqes me lyre injorancie dhe produti eshte urrejtja ndaj shkolles dhe edukimit.
Populli paguan 10 tra taxa per horrat. Pse te paguaje per femijet e tij nu ka asgje te keqe pervecse te mires.
Dhe Alexandri i madh i hapi bibliotekat falas per njerezit deri ne indine e larget. Sepse e komsideronte dijen virtyt.
Horrat e Shqiperise duan ta bejne qender perfitimi. Si qelbesira qe jane.
I vini veshin Mirelit, se eshte KOK E MADHE ai. Po tha ai vazhdoni, me siguri, qe duhet vazhduar p medyshje.