Studentët e universiteteve publike kanë hyrë sot në ditën e nëntë të protestës, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha pikave të kërjkesës së tyre, drejtuar qeverisë.
Ndërkohë, krahas Tiranës, mobilizim të studentëve në protestë ka pasur edhe në rrethe, si në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë, Elbasan, Gjirokastër apo edhe në Sarandë.
Në Shkodër, protesta e studentëve është mbështetur edhe nga gjimnazistët, të cilët janë grumbulluar përpara shkollave.
Por një “incident” duket se ka ndodhur me nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” të cilët janë kërcënuar nga disa mësues dhe veçanërisht drejtoresha e shkollës, Albana Bushati, se nëse do të bashkoheshin me protestën e studentëve, do të përjashtoheshin.
Burime për CNA.al bëjnë të ditur se drejtoresha e shkollës, Albana Bushati e cila kërcënon nxënësit që të mos marrin pjesë në protestë, është bashkëshortja e kreut të Këshillit Bashkiak në Shkodër.
Bashkëshorti i drejtoreshës në fjalë është Xhemal Bushati, kreu i Këshillit Bashkiak dhe mik i kreut të PD, Lulzim Basha.
Ky është një tjetër rast i cili tregon se Lulzim Basha jo vetëm që nuk po i mbështet studentët, por po tenton t’i përçajë ata, madje të shkojë edhe deri në kërcënime, nëpërmjet bashkëshortes së gruas së kryetarit të Këshillit Bashkiak.(CNA.al)
Kete proteste e ka organizuar Edi Rama. Qellimi i kryeministrit eshte qe te shkaterroje korrupsionin qe eshte betonuar ne universitete dhe nuk ka burre nene dhe bir kurve qe ti caje pedagoget bandite, injorante ne profesion, dhe hajdute ne llojin e tyre.
Kryeministri kerkon qe te zbatohet ligji I arsimit dhe reforma ne arsimin e larte.
Me pas une mendoj qe nuk mund te kete me studente qe hyjne ne fakultete me nota 6. Universiteti eshte qendra e dijes. Ne universitet nuk mund te futet cdo I ri, vetem per te thene qe eshte student.
JO, JO, NE UNIVERSITET NUK MUND TE SHKOJE EDHE LOPA, EDHE VIÇI, EDHE GOMARI.
Ne kohen time duhet ta kishte mesataren mbi 8.5 qe te shpresoje, pra te shpresoje se mund te shkoje ne universitet.
Dhe ne fund, kryeminstri mendon qe me uljen e numeric te studenteve ne universitete, do te krijohen mundesi me te mira ne konvikte, me me pak studente ne dhoma, disa dhoma do te pershataten per te rritur numrin e banjave dhe dusheve, per te krijuar hapesira per kompjutera ose edhe internet ne konvikte.
Dhe ne fund kryeministri duhet te beje dicka,
Mardhenia e shtetit qe jep sherbim dhe studentit qe merr sherbim, jane mardhenie kontraktuale, pra eshte konntrate.
SHTETI DHE STUDENTI, PERPARA SE KY TE FILLOJE UNIVERSITTIN DUHET TE BEJNE NJE KONTRATE.
NESE STUDENTI NUK ESHTE DAKORD ME KONTRATEN KU TE PERFSHIHEN KUSHTE NE KONVIKTE, TE DREJTA DHE DETYRIME TE TJERA, LE TE SHKOJE NE UNIVERSITETE PRIVATE, OSE NE RROT’ SOMËS. AMA PO I PRANOI TE PUNOJE SI QEN, E MOS TE RRIJE NE KAFE.
NE FUND QEVERIA DUHET TE KETE NJE PIKE SHUME TE RENDESISHSHME NE KONTRATEN ME STUDENTET;
ASNJE STUDENT NUK MERR DIPLOME PA PUNUAR PER TE PAKTEN 4 VJET NE SHQIPERI.
Po qe nuk e keq analizen ti…. Bravo!
Z mere je ne terezi?
Studentet jan ngritur kunder qeverise pra rames ti akoma shkruan sikur studentet te ishin proqeveritar dhe kunder opozites
Studentet nga opozita duan vetem te mos perdoren dhe ajo tu rrije larg … kaq!
Por gishtin e kane drejtuar kunder qeverise me ligjin e bukur qe miratoi
Tani o tu plotsohen kerkesat dhe ta mbylli si macron ose te perballe pasojat
Ska dialog por kusht
Une them te plotsoi kushtet meqe vete rama pranoi se ligji nuk eshte i mire por po zgjati shume askush nuk do ngopet vetem me kushtet por me renien e qeverise
Sa per sqarim e urrej opoziten sesi ka qeverisur dhe si ben opozite por ska lidhje pergjegjes eshte rama me kete qeveri jo luli
Bashkeshortja e gruas se kryetarit te keshillit bashkiak po u ben presion studenteve se bashku me burrin e dajes i clili gruan e tezes se gazetarit me siper e ka burre xhaje ?
O TEMS,JENI BERE ME KEQ SE ATO PLAKAT E LAGJES PER THASHETHEME.
Me sa duket edhe ju te TEMES nuk mund te shkeputeni plotesisht prej kohes se merhumit, kur behej nje lufte e ashper klasore. Per ata qe komentojne rregullisht ne TEMA, e dine se nuk jam ndonje simpatizan i Bashes dhe klanit te tij ne PD, por per kete rast, nuk besoj se Lul Basha ka ndonje interes qe te pengoje rritjen e permasave te protestes kunder qeverise. Nuk e njoh fare Drejtoreshen e Gjimnazit ne Shkoder, por nuk mendoj se ajo kerkon te sabotoje protesten e studenteve. Ne te kunderten, perse te mos mendojme se zonja drejtoreshe po u kerkon nxenesve te shkolles se saj qe te mos bojkotojne mesimet, pra ne kete rast ajo po ben vec detyren e saj dhe asgje tjeter dhe per kete duhet pershendetur.
nuk me duket krejtesisht ashtu.Zonja ne fjale zbaton rigorozisht ligjin.Gjimnazisteve nuk u lejohet te braktisin shkollen….