Lazarati mes mjerimit dhe braktisjes totale nga qeveria

12 Dhjetor 2018, 22:22Sociale TEMA

Lazarati e ka lënë pas të kaluarën e tij të hidhur. Por, për këta banorë, më e hidhur se e kaluara, sot po bëhet gjendja e tyre ekonomike. Dhe këtu nuk po flasim për një fshat të thellë, që ka më pak familje se gishtat e dorës. Por për një komunitet, që ka gati 3500 banorë, më shumë se disa qytete të vogla të Shqipërisë.

Piramide ekonomike e krijuar nga hashashi kishte sjellë në vitet e kaluara një farë mirqënie në Lazarat. Ajo mirqënië u shkul me rrënjë, ashtu si bimët narkotike. Shumica e banorëve tregojnë që ata ishin të ndërgjegjshëm që droga duhej hequr. Vetë qeveria deklaroi në atë kohë, se nuk do ta linte këtë fshat pa mbështetje.

Të artikuluara edhe nga vetë kryeministri këto terapi sociale dhe ekonimike nuk u realizuan kurrë.

“Deri më sot që po flasim bashkë, asnjë plan, asnjë projekt konkret. Thjeshtë flitet që jemi në projektin e madh të 100 fshatërave, por edhe ai ka mbetur vetëm si një pyetësor dhe asnjë gjë në terren”, tha Benard Pollo, Administrator në Lazarat.

“Ai (shteti) në 4 vjet vetëm ka burgosur. Mbështetje e qeverisë, vetëm burgosje. Asnjë gjë”, tha Xhevahir Derxho, banor në Lazarat.
I vetmi interes që tregoi shteti për Lazaratin pas aksionit të policisë ishte rikonstruksioni i i një ambulance. Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe mblodhi gjithë mediat për ta inaguruar këtë objekt.

Por edhe kjo rezultoi të ishte një show televiziv.

Kjo mungesë e mbështetjes nga shteti me investimeve apo nisma ekonomike e ka çuar sot këtë fshat drejtë falimentimit. Gjatë 3 ditëve që grupi i xhirimit të Top Storit qëndroi në Lazarat, e patën të vështirë të gjënim një person optimist për të ardhmen.

Dikur në Lazarat ndërtoheshin shtëpi. Edhe sot të bien në sy shtëpitë e bukura që ka ky fshat. Si pasojë ndërtimi ishte një sektor në të cilin punësoheshin shumë familje. Por sot, realiteti është ndryshe.

Top Story bisedon me një çoban të fshatit, teksa po kullot tufën e tij. Ai tregon se deri dje, ai kishte një biznes të vetin. Punonte saldator në fshat. Sot përpiqet të mbajë familjen me këtë tufë delesh.

“Dhjetë vjet – 15 vjet, punova saldator. Kisha punë, punonim të gjithë, sepse kishte punë. Kur ndërhyri policia, apo që vuri taksat, Rama tani, detyrimisht i mbyllëm se punë nuk ka më. Delet i vura më pas, nuk i kam pasur. E pashë që s’kisha çfarë të bëja dhe sa të rrija në shtëpi pa punë, mora këto dhe ja dola. Nëse do kishte ndërtime do kishte edhe punë. Ska ndërtim ska punë”, tha Godo Gerveshi, banor.

Po në këtë situatë ndodhet edhe një sipërmarrës tjetër në fshat. Një ndër ata pak që punojnë akoma. Asqeri Buzheri ka një mobileri. Por, porositë sot janë shumë të rralla, sepse në Lazarat nuk ndërtohet më.

“Këto janë situatat më të vështira që ne po kalojmë, kryesisht përsa i përket punës sepse nuk kemi punë. Rinia që është e ardhmja e këtij vendi, që do martohen do bëjnë dhoma gjumi, do krijojnë familje, e shikojmë që s’ka asnjë lloj shprese për të jetuar këtu. Kur jemi ne në vështirësi që kemi të paktën një punë, imagjino të tjerët, që janë pa punë. Ka shumë shumë familje që janë pa punë fare”, tha për Top Story Asqeri Buzheri.

Ndërkohë në dyqanet e fshatit, njerzit kanë filluar listat. Disa familje nuk kanë lekë as për ushqimet bazë. Makinat luksoze të dikurshme janë të rralla. Në fshat ka pak rini dhe më shumë sheh të moshuar. Në kopshte nuk sheh askënd që të punojnë.

“Rinia iku e gjitha. Këtu kanë ngel, ja, mosha ime. Edhe më të mëdhenj nga mua. Ska më rini fshati. Shteti ka hequr dorë nga fshati. Me një fjalë i ka kthyer b…n, fshatit tone”, tha Xhevahir Derxho.

“Edhe ato biznese që ishin në ndërtim, ishin goxha biznese në Lazarat, kishte të paktën 100 biznese, të mëdha dhe të vogla. Ato 80 % janë mbyllur”, tha Izet Bejko.

Si në çdo fshat, të ardhurat ekonomike për Lazaratin mund të vijnë nga pak drejtime. Bujqësi, blegtori, bimë medicinale, ose turizëm.

Por ngado që i kthen sytë banorët sot, rrugët i kane të mbyllura. Disa për faj të shtetit, disa edhe për fajin e vet banorëve.(Top Channel)

9 komente në “Lazarati mes mjerimit dhe braktisjes totale nga qeveria”

  1. goliku says:

    Bravo Beni i dole ne mbrojteje vrasesve,…..
    A e dini sa arme u kapen ne Lazarat…….
    Topa, antitanke, mitroloza te rende e te lete, automatik pistoleta, granathedhes, municjon pa fund. Sasia ishte tmereshisht e madhe…..
    Pa frike them qe depot e vjedhura ne Gerhot u kapen ne Lazarat……
    Keto nuk dolen fare ne ate kronike….
    Keto tregojne qe ata fshatare DEMOKRAT jane teper ” PAQESORE”
    Me cfar eshte mare Lazarati perpara se te mbillte kanabis…..
    Me ate te meret dhe tani me dele dhe dhi…..
    Apo pret te vi perseri Sali krimineli dhe te flloi perseri avazin…..

  2. rrema says:

    Kronik idjote. Lazarati eshte nje fshat dhe jo i thelle si e beri kronika se eshte 1 km nga Gjirokastra, po ne fshatrat e thella te Tirones me cfar jetojme…
    Fshati dihet qe meret me buqesi e blektori, lek fituan boll tani te behen fermere…..por kur mesohesh me lek droge eshte veshtire te meresh me buqesi.

  3. Emigranti says:

    Helmuat Europen mbare,ju ka zene e drejta e nenave qe i late pa djemte,me helmin hashash.

  4. Ergys says:

    Kaq shpejt i mbaruan parate e droges keta mo??Epo kot nuk thone: Paraja e ndershme ka duk.

  5. Zagoriti says:

    Fshati qe mbolli mbi 20 vjet hashash e qe krijoi rreth 350 mije euro te ardhurave per familje minimumi.E kuptoni see cfare thoni,Po Erindi,derviciani,libohova,gjithe fshatrat e tjere qe nuk mbollen hashash Po jetuan me Pune te ndershme.Lazarati Duhet te kthehen punes se ndershme Si veprojne gjithe te tjeret perrreth.

  6. Punetori says:

    Le te punojne Token sepse jane fshatare dhe kane toke ! Cfare te bejme ne punetoret e industrise qe mbetem pa pune pas shkaterrimit te uzinave e fabrikave !? Shumica e fshatareve kane `harruar `te bejne bujkun , por duan te mbjellin hashash qe te pasurohen shpejt e ne vend t´i bejne yzmet tokes , shohin telenovela ne tv. Une , do ta nderroja shtepine time ne qytet dhe pensionin tim mizerabel , me shtepine e nje fshatari me toke. He, a ka ndonje qe ta bejme kete kembim ?

  7. rexha 10 says:

    PO JU MBILLENI ATE SHKRETEN TOKE ,DHE FUTENI ATE BARIN E MIRE NE MESE TE PARCELES SE DO ZOTI VJENE NDONJE MINISTER PER TE THITHUR SADO PAKE QE KA NGELUR,SEPSE JO E GJITHA DO BLERE ME LEKE.
    THONE QE KURE TA JAPIN QYLE ,TE DUKET DHE ME E EMBEL .PRANDAJ MOSE E ZHDUKENI TE GJITHE FAREN .

  8. Artan says:

    Te merren me cte duan. Pse duhet ti mbeshtese shteti? Mos eshte gje special lazarati. Kan 25 vjet qe kan vjel para nga doganat nga kontrabanda qe bene qysh prej 93, dhe nga droga.
    Atje te rrine te merren me blektori te investojne parate e qelbuara qe kane ne dicka prodhuese. Asnje pare nga qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje