Njihuni me studentin.... 74-vjeçar të Kamzës, që proteston prej 9 ditësh

13 Dhjetor 2018, 17:15Sociale TEMA
Njihuni me studentin.... 74-vjeçar të Kamzës, që proteston

Ai sapo ka mbushur 74 vjeç dhe prej 9 ditësh del në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës për të protestuar. Destan Dangëllia është ndoshta studenti më i veçantë në protestën studentore që ka shpërthyer në Tiranë.

“Unë jam 74 vjeç dhe vazhdoj shkollën për Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Bujqësor në Kazmës.

E kam filluar në vitin 2005, por nuk kam pasur mundësi që ta përfundoj në kohë, pasi më ka mbetur vetëm një provim pa marrë,” shprehet Destan Dangëllia për Gazeta Si.

Ai nuk është moshatar me studentët e tjerë, por në protestë del për të njëjtën kauzë, një arsim më cilësor dhe përmbushjen e 8 kërkesave të bëra publike.

“Unë jam nga Devolli dhe tani duhet që të jap edhe provimin e mbartur që më ka mbetur, pasi këto vite nuk kam pasur mundësinë që të paguaj tarifën çdo vit.

Unë e kam filluar shkollën me një mision, që t’u përcjell të gjithë të rinjve mesazhin se arsimi është gjëja më e çmuar.

Kur mësova për këtë protestë të të rinjve, nuk mund të rrija dhe i jam bashkuar që nga dita e parë.”

Dëshira për arsimin te ky zotëri është e pakufishme, pasi e ka një burim të vjetër, që nga rinia e tij e hershme.

Ai ka arritur ta realizojë ëndrrën e tij për shkollim, pasi gjatë regjimit komunist kjo e drejtë i ishte mohuar.

“Unë jam kushëri i Sami Dangëllisë që gjithë jetën e tij e kaloi në internim.

Edhe unë disa vite i kam kaluar në burgjet e sistemit.

Datëlindjen e 34-ët e kam festuar në burgjet e komunizmit dhe dua t’ju them të gjithë këtyre të rinjve që mos të lejojnë një rikthim të atij lloj regjimi.”

Destan Dangëllia si në të gjithë ditët, edhe këtë të enjte mbajti fjalën në podiumin e improvizuar para parlamentit, duke i motivuar akoma dhe më shumë studentët me historinë e tij.

16 komente në “Njihuni me studentin…. 74-vjeçar të Kamzës, që proteston prej 9 ditësh”

  1. lisi says:

    Ky i shkreti vuan nga prostata e trurit Gjynah Kungull i pjekur ne hije.

  2. Po says:

    Ha, ha, ha … kot e ke o “student plak”, se vetem kjo qeveri me drejtesin qe po ngre do denoje Salen tat, Bashen dhe liliputin president Meten…

    Edhe kjo perpjekie e fundit e tuaj me Studentet e parties tuaj do deshtoje… Burgu po vjen.

  3. xho says:

    E cfare te duhet shkolla dhe diploma tani. Te shes mend ,po kuajt tja shesesh shqiptareve te moshes tende qe kane mbaruar universitetin e
    Enver Hoxha te Tiranes. Seriozisht po te pyes: ja mbarove universitetin, e cfare?.Kujt do ti sherbesh.Per mendimin je I nderuar qe ke deshire per te mbaruar Universitetin por fatkeqesisht je, je shume I vonuar. Ku ishe ti kur ishe 20 vjec,ishe kundershtar I regjimit dhe cfare fitove: lesht e Currit!
    Tani na shet mend dhe del ne demostrat, per cfare: Jeni kunder Rames, ky eshte PROBLEMI. Edi po punon me shume se cdo Kryeminister shqiptare dhe mund te krahasohet vetem me Zotin Mehmet Shehu si njeriu me Largpames i shoqerise shqiptaresidomos mbas vitit 1973, ne kohen me te turpshme ,ne luften kundra burokratizmit, qe ishte fillimi I renies se ideollogjise Komuniste.

  4. USA says:

    PO KY ÇA PIDHIN E ROBEVE KERKON

    1. mergim tari says:

      O USA
      Po e kerkon o plako se I ka mbetur edhe nje provim. Do qe mos te paguaje per kreditet. ???
      Pastaj kerkon arsim cilesor per niperit dhe mbesat.
      Pastaj ky edhe po te jete nga KORCA nje fare kohe shkon edhe ne Kamez. Dhe po qendrove aty te infektohet truri.
      Pastaj ku I dihet, mund te kete bere edhe ndonje selfi me Xhelalin, shamikuqen, ose lulezimen.
      Pastaj edhe mosha ben te veten……..

  5. Noli says:

    Ky i shkreti ka rrjedhur

  6. shqip says:

    I ngeli provimi i fundit pa marre ! Thua te jete shkak Saliu qe theu qafen ? Ore student ! Po Saliu u dha diplome plepore gjithe sojit e sorollopit tuaj . Erdhi , ne fakt nuk erdhi fare , Trota , djali i buze shtremberit Bossi . Mori dhe ai nje diplome , ( karte higjenike ). E ke humbur kot o student . Sot do ishe me Gjin Gjonin ne KLD . Rri , rri te shohesh estrade . E bere si ai mavria ; m’xu nata per nji viç .

  7. Jimi says:

    Ja ky eshte e ardhmja e Shqiperise!

  8. Ali Asllani says:

    Ju te gjithe jeni me paragjykime. Pse? Se pari, nje 74 vjecar rinohet duke pare vajza ose nqs eshte i krahut tjeter, djem te rinj. Tjetra ai mban larg Alzheimer. Prandaj lereni te studjoje sa me shume. OK?

  9. besmiri says:

    Ky që shikoni në foto ka qënë nëkohen e komunizmit një spiun i rrezikshëm dhe tani don të rregulloj biografinë.Mund të studiosh kur ke nje qëllim por jo që në 2005 dhe deri më sot se ka mare akoma provimin.

  10. Whitesnake says:

    Ik o loqe zer nje vend ne Tufine se po behen varrezat me leke!

  11. Qim Peka says:

    Ky eshte surrati I PeDes

  12. Shefqet Cela says:

    Humor, por eshte ngjarje e vertete:
    Nje ish partizan, ne moshen e zoterise, vazhdonte universitetin dega inxhinieri, viti 68.
    E pyeta: Pse i ke hyre ketj telashi kur je ne pension dhe eshte koha te rrish rehat ca vite. sa ta kesh kesmet?
    E di qe vdekjen nuk e kam dhe aq larg, poor ne varrin tim do te shkruhet: KETU PREHET ing. Filani
    I ndjeri vdiq me nder por ne varrin e tije nuk i eshte vene titulli i deshiruar.
    Ky ketu mos vdekte kurre sepse po e ben kete sakrifice per ti treguar brezit te ri RENDESINE E ARSIMIMIT.
    M shembulln e tije personal, qe ka nje provim, pa dhene, qe nga viti 2005 te gjithe mallengjehen dhe frymezohen.
    Me te lumte more cjap!

  13. Kasemi says:

    Ti them edhe gjyshes time te vazhdoje arsimin e larte, sepse e kishte enderr, por nuk pati mundesi.

  14. Sebastian Straus says:

    hahahahah, i ka dhene edhe nje hidrocentral Sala me Meten per qoke, qe te mund te shesi letrat. Vjen verdalle se mos baje naj lek dhe harxhon me ate rast dhe kohen e lire.

  15. XheJ eN Bi says:

    Ky më duket se kaloi nga 8-vjeçarja me deftesë fallco në Universitet.Deri tani i ka marrë provimet me pagesë dhe tani që Pedagogët kan frikë të marin para ,këtij i ka ngelur një provim se nuk shkojëm më metodat e para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje