Ironia "therëse" e Lutfi Dervishit për skandalin e doktoraturave: Protesta e studentëve ende nuk mund të quhet masive, ja arsyeja

13 Dhjetor 2018, 14:42Sociale TEMA

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Përballë” Lutfi Dervishi, ka ironizuar procesin e dhënies së doktoraturave në vend.

Ai ka përcjellë një postimi në rrjetin social Facebook ku heq një paralele me numrin e studentëve protestues dhe atyre që kanë marrë titullin “Doktor Shkencash” viteve të fundit.

“Protesta ende nuk mund të quhet masive sa kohë që numri i protestuesve është më i vogël se numri i “doktorëve të shkencave“!”, shkruan Dervishi i cili njihet për dozat therëse të ironisë.

Së fundmi, në media janë denoncuar disa raste ku figura të shumta të jetës publike në vend kanë mundur të marrin këtë titull përmes plagjaturës duke ja zbehur vlerën.(TemA)

Lini një Përgjigje