I gjithë qarku i Kukësit është përshirë nga reshjet e borës që prej orëve të vona të mbrëmjes.
Bora ka arritur trashësinë 8 cm, duke zbardhur qytetin e Kukësit dhe fshatrat.
Në rrugët rurale ka vështirësi në qarkullim dhe nevojiten zinxhirë për lëvizjen e mjeteve.
Ndërkohë në “Rrugën e Kombit” lëvizja kryhet pa probleme.
Reshjet e borës vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet më të ulët.
Bukur, po s’ka problem në Rrugën e Kombit, e gjithë Shqipëria, është në rregull … (?!)