Nga Artan Fuga
C’të bejmë?
Per mua tani ka nevoje per masa të urta.
Logjika politike nuk i zgjidh dot problemet e arsimit sepse politika dhe arsimi ndjekin dy metoda krejt të kundërta.
Prandaj nëse nuk duam që protestat të përfundojnë si fllucka sapuni dhe që kriza në inteligjencën e kombit të vazhdojë edhe pesëdhjet vjet të tjera duke mbetur kombi më idiot i Europës, ka nevojë urgjente :
Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart, per reformimin e arsimit te larte.
Pergatittja e nje samiti a kongresi per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit.
Amendime të plota të ligjit per arsimin e larte, i cili de facto është rrëzuar.
Perpunimi i shpejte i modelit të ri të universiteteve publike shqiptare
Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë, shkarkimi i antarëve të tyre.
Pranimi i pageses me këste i detyrimeve financiare te studenteve dhe futja e një modeli financiar që con në uljen e vetvetishme të tarifave.
Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare.
Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise.
Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.
SHTO EDHE KETO :
1. Ndalimi me ligj i dy punesimit per trupen mesimore,nga kophti e deri tek rektori i universitetit.
2. Nalimi i perdorimit te teksteve shkollore nga cikli i ulet e deri ne universitet ,pa miratimin e nje komisioni ( sigurisht sipas lendeve) i aprovuar ky komision nga Ministria e arsimit.
3. Asnje liber shkollor nuk duhet shitur jashte librarive shkollore.
4. C’do vit te botohet katallogu i librit shkollor duke filluar nga Abetarja e deri tek tekstet e universitetit.
5. Ministria e Arsimit para fillimit te vitit shkollor te botoje ne shtypin e perditshem kete katollog,icili blihet nga prinderit e studentet qe te njihen me tekstet shkollore qe jane ne perdorim.
6. Te vendoset me ligj ,sasia e mungesave per pjesmarrjen ne shkolla , leksione e seminare. Jo me shume se 5 mungesa te paarsyeshme, e jo me shume se 10 mungesa te aresyeshme. Modelitete te tilla kane egzistuar edhe me pare. Kjo te jete edhe per mesuesit e pedagoget,me perjashtim te grave ,te cilat marin leje lindje. Plotesimi i mungesave te arrije deri ne perjashtimin nga shkolla per nxenesit si dhe perjashtimin nga puna per mesuesit e pedagoget ……. Disiplina nuk eshte diktature,por rregull.
shtese .
7. Ne fund te c’do viti te meret mendimi i i cdo studenti per punen e mesuesve nga shkolla 9-vjecare e deri tek pedagoget. Pse jo formular pa emer,ku do te shikohet edhe niveli i formimit te c’do studenti se si e shpreh vkleresimin e mesuesit apo pedagogut,dekanit e rektorit.
8. Temendohet edhe per vendosjen e provimeve me teza ,ku nxenesi e studenti te pergjigjet para nje komisioni minimumi prej tre personash. Diskutim balle per balle. Do eleminohen shitja e tezave qe vendosen ne pyetsore….
Shtese nga prindi!
1-Libri shkollor dhe universitar te pergatitet ,te shtypet dhe te botohet ne shtypshkronjen shteterore!
Te ndalohet me ligj perdorimi i teksteve shkollore dhe universitare private!
2-Ne fund te cdo viti shkollor te merret me shkrim mendimi i studenteve per nivelin akademik,mesimdhenes,etiken etj te pedagogeve dhe ata qe kane me shume kritika nga studentet te perjashtohen nga puna!
3-Ne Shqiperi te kete vetem nje universitet shteteror dhe ai te mbeshtetet plotesisht nga buxheti i shtetit!
4-Te funksionojne te gjitha Institutet shkencore prane Akademise se Shkjencave!
Z Fuga, do kisha deshire te mesoja opinionin tuaj per KARTEN E BOLONJES.
A mund te praktikohet KARTA e BOLONJES per PROFILIN SHKENCOR?
Jo cdo reforme qe importohet nga Europa, eshte progresive.
Sistemi i vjeter 4 vjecar ose ne ndonje dege edhe 5, ishte me i mire.
Studentet me mesatare 8 e siper ne lendet profesionale, me sistem 4 vjecar, kalojne ne MASTERIN SHKENCOR, e me pas ne DOKTORATURE.
Te gjithe ata qe diplomohen me sistemin 4 vjecar, kalojne si specialiste te besueshem ne tregun e pones.
Karta e Bolonjes, i mban studentet nje vit me teper, nderkohe, studentet dalin me te dobet se me sistemin 4 vjecar.
Per profilin shkencor, Karta e Bolonjes eshte e pajustifikueshme.
Artani ka shume te drejte.Problemet e aresimit te larte dhe ato qe ngrene studentet nuk futen ne rrugen e duhur me zgjidhje “populiste”.Kjo eshte nje platforme cila edhe mund te permiresohet.Kush eshte i afte,perfshire edhe institucionet qeveritare,pergjegjese,le ta “pasurojne” me tej.Duhet “ndertuar nje themeli ri”,per ndryshimin rrenjesor te ketij sistemi te edukimit te larte.Ne menyre relative,inxhinieri,kimisti,fizikanti,matematicieni, filologu,veterineri,agronomi,ekonomisti,etj.,profesionalisht,sistemi i kaluar i “prodhonte” shume me te pergatitur per te hyre ne aktivitetin jetesor. Kam frike qe ata,te cilet kane pergjegjesine e ketij transformimi te kerkuar,rrenjesor,nuk jane ne nivelet e duhura intelektuale.Prandaj,ne kete reforme duhet te terhiqen dhe angazhohen personalitete te cilet kane se cfare te ofrojne.Jo vetem te rinj por edhe nga “brezi i vjeter”,ata qe ne gabimisht i konsiderojme si jo te pershtatshem.Kthehuni ne kohe dhe krahasoni pedagoget e universitetit te para 90`s,flas per “profesionistet” e te gjitha shkencave te mesiperme,me keta te kesaj kohe,distanca ndermjet eshte shume e madhe,shpesh ne nivele te turpshme shkencore…..Te degjohen njerezit e mencur,te reflektohet percka keta sugjerojne.Nje nga keta eshte edhe Fuga,me angazhim intelektual,jo rrogetar.Lymi Tutit