Senati Akademik i UPT mbështjetje studentëve: Propozojmë krijimin e një axhende, ja pikat tona

14 Dhjetor 2018, 16:14Sociale TEMA

Në ditën e dhjetë të protestës, studentët kanë vijuar të përsërisin kërkesat e tyre.

Ndërkohë, Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës ka ofruar mbështetje ndaj kauzës së tyre.

Përmes një deklarate zyrtare, nënvizohen edhe disa propozime konkrete.

Deklarata e plotë e Senatit Akademik të UPT:

Senati Akademik i Universitetit Politeknik të Tiranës, i mbledhur sot në datë 14.12.2018, në mbështetje të studentëve dhe të protestës së tyre civile, krenarë për studentët tanë, për forcën dhe ndërgjegjen e tyre, mirënjohës për kontributin, vlerat dhe sakrificat e brezave të pedagogëve, të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka sistemi shoqëror, ai politik dhe vetë universiteti, larg politikës dhe qëndrimeve emocionale dhe individuale, me vullnetin e plotë për të nisur një ndryshim të madh që bazohet te cilësia e sistemit universitar, vendosi unanimisht të shprehet me këtë deklaratë:

1. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesat e protestës së studentëve që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

2. Universiteti Politeknik i Tiranës mbështet kërkesën për rritjen e financimit nga buxheti i shtetit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies, infrastrukturës dhe mundësinë e rishikimit të tarifave të studimit.

3. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër përgjegjësitë e tij dhe shpreh angazhimin gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe studentëve për evidentimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që i takojnë Universitetit Politeknik të Tiranës.

4. Universiteti Politeknik i Tiranës merr përsipër që nëpërmjet akteve të brendshme të mundësojë institucionalizimin e dialogut pedagogstudent si mekanizmin real dhe transparent për zgjidhjen e problemeve në Universitetin Politeknik të Tiranës.

5. Universiteti Politeknik i Tiranës distancohet nga të gjitha qëndrimet dhe aktet, të çfarëdolloj natyre, që cënojnë figurën e pedagogut, studentit apo Institucionit dhe shpreh vullnetin e plotë për të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet për të nxjerrë jashtë mjediseve universitare pjesëtarët e stafit të vet që thyejnë etikën akademike.

6. Universiteti Politeknik i Tiranës angazhohet të vijojë të bëjë transparencën e buxhetit dhe shpenzimeve të kryera për çdo vit kalendarik.

Universiteti Politeknik i Tiranës propozon:

1. Krijimin e një axhende politike dhe akademike për reformimin e sistemit të arsimit të lartë, ku:

– Parimet kryesore të jenë transparenca dhe gjithëpërfshirja;

– Cilësia akademike të jetë kryefjala e reformës dhe finaliteti i kësaj axhende; – Arsimi i lartë të shpallet prioritet kombëtar me buxhet solid dhe një plan investimesh madhore në 5 vitet e ardhshme;

– Studentët, pedagogët dhe politika të ngrenë një komitet shtetëror me status të veçantë deri në realizimin e plotë të axhendës;

– Në qendër të axhendës të jetë studenti dhe pedagogu, hallkat më të rëndësishme të sistemit. Me besim tek e ardhmja dhe të vendosur për cilësinë e universiteteve.

5 komente në “Senati Akademik i UPT mbështjetje studentëve: Propozojmë krijimin e një axhende, ja pikat tona”

  1. era! says:

    Senat inegzistent qe perpelitet tani qe e ka litarin ne grykeKu qe gjer dje koj fare sokoli Te zhduken keta vemje te ngordhura e te krijohen nga e para nen diktaturen e studenteve.

  2. Durresi says:

    Hahahahahahaha… HAHAHAHAHAHAHA… Po flasin dhe po kerkojn ato qe vodhen studentet. Bo, bo, bo k’to te LSI/PD ja pine gjakun nenes se vet vetem te plaçkisin dhe vjedhin Shqiperine deri ne qindarken e fundit.

  3. Jorgaqi says:

    Gjithmone dallkauk or Jorgaq legeni, palaco, komunist, hajdut dhe burre legen.

  4. Kalimtari says:

    Hallall tani qe bene keta pergjigjien u zgjidhe puna. Po z. Ish rektor Karcani dhe zoti Administrator cfare thone?!
    Po dekanet kane ndonje mendim apo ja mbeshtesin mendimin dekanit Nikolla*!
    * dean Nikolla eshte burri i ministres (per ata qe nuk e dine)

  5. Cobo says:

    Kerkoni e premtoni po me pare pastroni universitetin nga hajdutet e injorantet. Jo universitet po shkolle e mesme jeni, me pedagog qe sapo kane mbaruar studimet e qe japin ato qe lexojne. Ju jepni tituj shkencore pa product shkencore. Doktoret e profesoret marin rroga ekstra per punime shkencore, qe Jane perkthime, nje genjeshtar e madhe. Jo shteti po kompanite e interesuara duhet te paguaj per punimet shkencore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje