"Transporti publik, ndërhyrjet urbane dhe agroturizmi", Veliaj takim zyrtar me kryebashkiakun e Bolonjës

14 Dhjetor 2018, 14:03Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë pune në Bolonja, ku u prit në një takim nga homologu i tij, kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola.

Gjatë takimit të përbashkët, dy kryebashkiakët, Veliaj dhe Merola, diskutuan  mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe të rritjes së shkëmbimit të eksperiencave në fushën e transportit publik, si dhe atë të projekteve të rigjenerimit urban dhe mjedisit.

Një vëmendje të veçantë u vendos edhe tek projektet e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin me efikasitet të Terminaleve të Autobusëve Ndërqytetas, çka sjell lehtësi për udhëtarët, por edhe për drejtuesit e këtyre mjeteve.

Një pikë e rëndësishme e diskutimit mes dy homologëve ishte edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit, ku Bolonja është lider në botë falë eksperiencës së saj të krijuar ndër vite në këtë fushë.

Veliaj dhe Merola shprehën vullnetin për çuar më tej projektet e përbashkëta në fushën e agroturizmit, për të realizuar ambicien e Bashkisë së Tiranës për fuqizimin e sektorit të agroturizmit dhe zhvillimin e zonave rurale.

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola diskutuan mbi shkëmbimin e ideve dhe të eksperiencave mbi çështjet e strehimit social, decentralizimit të shërbimeve, si dhe të mbështetjes për stacionet e zjarrfikësve të Tiranës.

Më pas, Veliaj nënshkroi edhe tek “Libri i të ftuarve të Nderit” të Bashkisë së Bolonjës.

7 komente në ““Transporti publik, ndërhyrjet urbane dhe agroturizmi”, Veliaj takim zyrtar me kryebashkiakun e Bolonjës”

  1. andi says:

    Une jetoj te komuna dhe sherbimi i transportit ska ekzistuar fare tani qe ka ardh erioni u vu eshte mire por ky eshte lajm pozitiv se tregon qe permirsohet . plus pastaj italia e ka shume te mire transportin publik kshu qe nje eksperienc e shkembyer ndihmon .

  2. SOKOL says:

    lajm pozitiv , vazhdo sic ke nisur LALI se cdo dite po e ndjejm punet qe behen edhe ne transportin publik lirimi i unazes se mesme aty tek vasil shanto dhe ne 21sh e ka lehtesuar goxha nuk po ngecim me po dhe autobuzet jan me mire me pare na i mbanin biletat fatorinot dhe nuk shkonin leket ku duheshin … beji dhe me sistem elektronik si gjith bota dhe je nrregull tbehemi europ se plasem ?

  3. Landi says:

    jepi drejtim lali se prandaj je ne krye ti transformosh gjerat per mire sic ke bere keto kohe mos hiq dore

  4. alil says:

    super lajm cilesia e sherbimit transportit urban eshte rritur ndjeshem keto 3 vjet
    pergezime zoti veliaj

  5. agisa says:

    jam i sigurt qe jo vetem do ta kapim cilesin e transportit te bolonjes por
    edhe do ta kalojm se bashkia jone i ka te gjitha mundesit me
    punen e palodhur te Erionit

  6. POPULLI says:

    NA I FUTE O ERION FIKU ME ATE RITJEN E CMIMIT TE BILETES DHE ASGJE NUK U REGULLUA .AS AUTOBUZET AS,SHPEJTESIA E TYRE ,AS KOMODITETI VEC NE PAGUAJME DHE TI VAZHDON TE NA I FUSESH ME THELLE TU LUMTE KOLLODOKU SE I MBAN SUMA KETIJ POPULLI ….

  7. duno says:

    Olti Curi ka publikuar ne instagram nje vidio , bere ne nje nga trotuaret e Tiranes . NJe bure me nje peshore ne dore dhe pese cadra ne toke . I rrethuar nga pese polic aq sa ishte edhe numri i cadrave qe shiste fakiri . Akuza : ushtrim i aktivitetit te pa ligjshem . Ndeshkimi ; sekuestrim malli . Reagimi : dinjitoz dhe i zgjuar , i shkel cadrat me kembe dhe i thote shefit te policve se une jam nje jetim dhe rroj me djersen e ballit e per keto qe po beni do tju ndeshkoje zoti . Keta jane njerezit e thjeshte e dinjitoze te ketij vendi perballe monstrave te tilla si Edvin qelbesira e lali kellira . Ju vdekshin femijet o ndyresira qe po i ushqeni me gjakun e njerezve te thjesht te ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje