Elbasani me çerdhe të re, Balla: Domosdoshmëri për fëmijët

15 Dhjetor 2018, 15:01Sociale TEMA
Elbasani me çerdhe të re, Balla: Domosdoshmëri për

Një tjetër çerdhe e re po ndërtohet në qytetin e Elbasanit, një investim i Agenzia Italiana per la Cooperazione Allo Sviluppo, Save the Children dhe Bashkisë së Elbasanit. E ndërtuar në pjesën jugore të qytetit, çerdhja do t’i shërbejë komunitetit të kësaj zone duke parashikuar të gjitha shërbimet që duhet të kenë institucione të tilla.

Përveç infrastrukturës e cila përfshin, ngrohje, kuzhinën, këndet e lojërave, çerdhja e re do të ketë gjithashtu dhomën e psikologut, dhomën e nënave, ku këto të fundit të ushqejnë foshnjat, pra një standard i cili duhet të përhapet në të gjitha çerdhet dhe kopshtet. Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit panë nga afër punimet, të shoqëruar edhe nga drejtuesja e shoqatës MedPak, Zela Koka.

“Edhe kur vjen fjala për projekte me organizata të rëndësishme ndërkombëtare, apo qeveri partnere, Bashkia Elbasan zë një rol lider në këtë proces, po të kemi parasysh një projekt me të cilin Bashkia e Elbasanit përmbush një kërkesë të kahershme të banorëve të kësaj zone të Elbasanit të cilët prej vitesh kërkonin një çerdhe.

Ky është një projekt i cili përmban në vetvete të gjithë asistencën e domosdoshme për fëmijët, duke përfshirë këtu edhe psikologun e përditshëm, ushqimin, këndet e lojërave, ngrohjen, pra një edukim i plotë parashkollor, sipas të gjitha standardeve më të mira” tha Balla. Për Kryetarin e Bashkisë Sejdini, një bashkëpunim i tillë ishte mjaft i efektshëm, përderisa një zonë e qytetit kishte nevojë për shërbimin e një çerdheje:

“Kjo është një çerdhe e një niveli tjetër që përfshin të gjitha kategoritë e fëmijëve. Është çerdhe me të gjithë treguesit modern që kërkohen për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve. Shpresoj që jemi duke bërë një punë të mirë, të nevojshme dhe të domosdoshme dhe një shërbim për fëmijët, që mbetet puna më e mirë që ne bëjmë.”

Partner lokal në këtë investim është shoqata MedPak, drejtuesja e të cilës, Znj.Zela Koka, shprehet e kënaqur me zbatimin e standardeve më të fundit në këtë çerdhe:

“Në Bashkinë e Elbasanit po ndërtohet kjo çerdhe, bazuar në standardet e miratuara nga Qeveria Shqiptare në vitin 2016, që janë standarde bashkëkohore, ku do të ketë brenda, përveç mirërritjes së fëmijëve, edhe kujdesin për zhvillimin e tyre.”

Aktualisht në Bashkinë e Elbasanit funksionojnë 3 çerdhe, ndërkohë që nisur nga kërkesat në rritje të qytetarëve, kjo bashki është e angazhuar në shtimin e këtij shërbimi dhe ndërtimin e të tjera çerdheve, tashmë me standardet e kësaj çerdheje.

1 komente në “Elbasani me çerdhe të re, Balla: Domosdoshmëri për fëmijët”

  1. Savon says:

    Cfare jane keto TURPE,qe arrijne te bejne lajm edhe nje cerdhe femijesh!
    Dhe kete e quajne sukses te madh,kur diktatura komuniste jepte lajme vetem ndertimin e nje hidrocentrali,te ndonje uzine,fabrike apo kombinati,te perurimit te nje hekurudhe,pallati sporti,vaporri transoqeanik,etj,etj!
    Pse me cerdhet e femijve do mburreni ju se do hyjme ne Europe?
    Po kjo cerdhe ka kushtuar sa nje veture deputeti per me teper qe mburren se Elbasani me 200 mije banore paska vetem 3 cerdhe kur kaq cerdhe kishte nje fshat koperativist dikur ne diktature!
    Doemos qe kaq pak cerdhe do kishte sot se Rama nuk merret me hallet reale te popullit,por ka bere rrush e kumbulla miliona leke per pedonalet,sheshet,pazaret e rinj,fshatrat turistike,Aushvicin e Tepelenes,te paguaje koncertet reklame te turli lloj kengetaresh dhe prinderit nuk dine ku t’i cojne femijet ne mengjes!
    Vetem nje bredhje neper takimnet nderkoimbetare ku shkon Rama dhe ministrat sebashku me nje shpure te madhe nga mbrapoa te mos beje ky turist corape kuq, (,se nuk ia ka nevojen njeri atij atje) mund te ndertohet nje cerdhe ne Yzberisht per 5 mije femijet qe nuk ka asnje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje