Analisti i Gallup: Pse ikin shqiptarët (dhe kush do të vij në Shqipëri)

16 Dhjetor 2018, 11:10Sociale TEMA

Në një anketë, Shqipëria renditet e katërta në një listë me 152 vende përsa i përket dëshirës së qytetarëve për t’u larguar nga vendi.

Në anketën botërore të Organizatës Gallup, 60% e pjesëmarrësve nga Shqipëria shprehen se do të donin të largoheshin; Kosova renditet e trembëdhjeta me 46% të pjesëmarrësve që shprehin dëshirë për t’u larguar.

Mes shteteve të Evropës, Kosova dhe Shqipëria ishin vendet me përqindjen më të lartë përsa i përket dëshirës për imigrim.

Kolegia Ardita Dunellari bisedoi me zotin Jon Clifton, një ndër analistët e Gallupit.

Zëri i Amerikës: Në anketën e re të Gallupit mbi dëshirën e njerëzve që të emigrojnë, cilat ishin përfundimet më interesante?

Jon Clifton: Pyetja që u drejtuam njerëzve në botë është nëse kishin dëshirë të largoheshin nga vendi. Në krye të listës ka vende si Sierra Leone ku 75% e njerëzve thanë se duan të largohen. Ndërkaq Shqipëria është e katërta në listë. 60% e njerëzve thonë se do të donin të largoheshin përgjithmonë nga vendi.

Zëri i Amerikës: Cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit të duan të largohen nga vendet e tyre në përqindje kaq të larta?

Jon Clifton: Dy shkaqet kryesore që vërejmë është se njerëzit duan të largohen pasi ka një formë krize. Për shembull Siria është një ndër 10 vendet me përqindjet më të larta për shkak të konfliktit. Një tjetër arsye është ekonomia. Në shumë vende të varfra njerëzit duan të largohen për të gjetur mundësi ekonomike. Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që njerëzit duan të largohen nga vendi janë korrupsioni dhe siguria vetjake.

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek Ballkani, rajoni më problematik në Evropë në anketën tuaj. Në rajon nuk ka pasur konflikte prej dekadash, në një vend si Shqipëria ekonomia ka vazhduar të rritet gjatë vitesh. Si shpjegohet kjo dëshirë kaq e madhe për t’u larguar?

Jon Clifton: Kur shohim GDP-në për frymë, në një vend si Shqipëria apo nëse shohim fuqinë blerëse të qytetarit në Shqipëri, ky vend renditet i 100-ti në botë. Pra shumë njerëz besojnë se në Shqipëri nuk u ofrohen mundësitë ekonomike që mund të gjejnë diku tjetër. Shohim se tërheqja më e madhe për t’u vendosur në vende të tjera është ekonomia. Vendi që tërheq më shumë njerëz në botë është Amerika. Shqiptarët duan të vijnë në Shtetet e Bashkuara pasi këtu ka mundësi ekonomike si dhe pasi kanë njerëz të afërm këtu. Vendi tjetër ku duan të shkojnë shqiptarët është Gjermania, pas Shteteve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Përse kjo rritje tani? Përse jo disa vite më parë?

Jon Clifton: Nuk do të thoja medoemos se është ndonjë rritje në vetvete. Shqiptarët kanë vite që shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria.

Zëri i Amerikës: Në anketën e Gallupit thuhet se këto përqindje reflektojnë dëshira dhe jo shifra reale të emigrimit, apo njerëz me plane konkrete për emigrim. Si krahasohen këto shifra me lëvizjet konkrete të njerëzve?

Jon Clifton: Kur shohim prirjet në Shqipëri, vërejmë se popullata në pesë vitet e fundit po ndjek kahjen e gabuar. Që në atë kohë ka filluar tendencën e tkurrjes me 0.1%. Pra mund të shihet se të dhënat reale ndjekin të njëjtën prirje si dëshirat që shprehin njerëzit. Kjo është e vërtetë për të gjitha vendet e Ballkanit, në të gjitha këto vende mbi 25% e njerëzve shprehen se do të donin të largoheshin. Në Kosovë kjo shifër është rreth 45%.

Zëri i Amerikës: Si do të ndikonte kjo prirje tek potenciali i këtyre vendeve për zhvillim?

Jon Clifton: Kur shohim vendet e Ballkanit, problemi kryesor është rrjedhja e trurit. Kur pyesim njerëzit nëse duan të vendosen në Shqipëri, ata që shprehin dëshirë nuk janë njerëz të arsimuar, po ashtu nuk janë të rinj. Kur të rinjtë e arsimuar të një vendi duan të largohen dhe njerëzit që duan të vijnë në këtë vend nuk janë të arsimuar, atëherë vendi përballet me rrjedhje truri që duhet të përbëjë shqetësim serioz për udhëheqësit.

Zëri i Amerikës: Çfarë qëndrimi mbajnë ballkanasit ndaj emigrantëve?

Jon Clifton: Nëse shohim Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe i krahasojmë nga qëndrimi i tyre ndaj imigrantëve, këto vende janë shumë të ndryshme dhe kështu kanë qenë gjatë viteve të fundit. Kur i pyesim njerëzit “A mendoni se qyteti apo komuniteti juaj është vend i mirë për imigrantët? A do të pranonit që imigrantë të vendosen në vendin tuaj? A do të konsideronit të pranueshme që një i afërm i juaji të martohej me një imigrant”, Maqedonia është e fundit në listë ndër 150 vende.

Kurse në Shqipëri gjejmë një nga kulturat më të hapura. Shqipëria renditet e 15 në botë. Në Maqedoni, vetëm 10% e pjesëmarrësve e quajnë të pranueshme që imigrantë të vendosen në vendin e tyre; në Shqipëri 75% e pjesëmarrësve në anketë shprehen pozitivish. Pra dy vende që janë kaq pranë gjeografikisht por që janë dy botë krejt të ndryshme.

13 komente në “Analisti i Gallup: Pse ikin shqiptarët (dhe kush do të vij në Shqipëri)”

  1. millosh kopiliqi says:

    perendimi ka shume nevoje per punetore pastrues dhe fizik, dhe do merrni page mujore 1000€. Vjene me “diplome” mjeku, ing……..dhe gjithe jeten do jesh punetore fizik. Ikni nga nje vend me vlera turistike boterore (shqiperia) dhe vini ne perendim e do hani gjithe jeten mbeturina (ushqime me afat te kaluar)

    1. Sulo says:

      Po mer kokloqe po te gjith pune fizike po bejme….. vlera turistike, pa breke ne byth nuk I hyn ne pune njeriu.

    2. Babuç says:

      E kuptoke gabim konceptin e te integruarit ne perendim . Perendimi duket i eger sepse cdo gje esht e bazuar ne kapitalizem , me pak fjal nqs ke deshir te punosh apo ke tru nuk do te thot te jesh pastrus por mund te behesh i zoti vetes dhe punon per vete mhafton te kesh nje zanat . Un personalisht njoh disa infermiere doktora dentista qe sado me nje theks te trash e te folurit Anglisht ja kan dal te bejn nje jet shum here me te mire se ne Shqipri . Kuptohet si vendi yt nuk ka por kur vendi jot nuk te afron as nje lloj kushti ne pun apo ne shpi atehere duhet ikur atje ku esht me mire. Rroga me e ulet qe egziston ktu ne USA esht $1800 deri ne $1900 ne muaj dhe nqs bashkjeton apo je i martuar dy rroga te tilla te mjaftojn per ti plotesuar vetes te gjitha kushtet minimale qe nje njeri ka nevoj , do me shum puno me shum e ke vet ne dor se cfar do besh me jeten tende , te pakten nuk varesh nga te tjeret per jeten tende. Ushqimi ktu mund mos te jet cilsor por ta garantoj un qe esht me i sigurt se ai ushqimi qe qarkullon ne Shqipri … aty han njerzit cfar i do qefi serbit grekut italianit tju shesi qe kuptohet cilsia me e dobet e mundur. Eshe ato pak ushqime te freskta qe jua ofron sezoni jan plot pesticide qe nje zot e di ca behet

  2. Kalec Dega says:

    Pse ikin shqiptaret eshte shume e veshtire per ta kuptuar, se kush shkon (do te vij) ne Shqiperi kjo eshte shume e lehte per tu kuptuar.LOL!

    Kusha ka durim ta lexoje ,kush ka ne plan te shkoj ne Shqiperi ndoshta edhe duhet ta lexoj…une se lexova per veten teme….

  3. Leon Rrapini says:

    Shkaku i vertete eshte qendrimi i shtetit enverist daj prones, shteti pronar e beri popullin te pa lidhur me pronen, ta shoh fajin tek shteti qe kujdeset per vete, jo nepermjet progresit te investimeve per lulezimin e iniciatives se lire, por nepermjet grabltjes. Vete shteti me firmat piramidale maskoi ligjin katasttrofik te prones.

  4. Ergys says:

    Politikanet e qelbur i detyrojne njerezit te ikin.Historia duhet te ndryshoje.Nuk duhet te lejojme me qe njerez te qelbur te kene pushtet.

  5. Deshmitar y says:

    Precedenti Rama do mbahet ment si hajduti Rama.
    Deri say kap mevpresh NE Dore me 40 miljonet dhe firmen hije.
    Shqiperia duhet te nderroje kursin e drejtimit 100%.
    Duhet te krijojme nje sistem 50% kapitalist private dhe 50% sistem kapitalist vetadministrimit shteteror te tipit jugosllavet.
    Vetem kjo do ti mbjellin shqiptaret ne shqiperi. NE vend te concesioneve dhebppp ve keto para ti jepen njebkompanie vetaadministruese shteterore. Si psh NE rastin e ndertimit te rrugeve Apo mirmbajtjes see tyre.
    Farmaceutika dhe mjekesia.
    Edhe ferma bujqesore shteterore moderne duhet te ngrihen.
    Shteti nuk duhet te financoje privatin Po duhet ti konkurojne.
    Konkurenca shtet privat do ta stabilizoje shqiperine.
    Rama do mbahet ment si nje hajdut manjak

  6. I gjati per te gjatin says:

    Une besoj te rrjedhja e trurir see shikoj ramen dhe meron we kane rjedhur

  7. don says:

    ….shqiptaret ikin sepse ndjejne ne kurriz te tyre dhunen e mentalitetit komunist bile edhe me te eger se ne kohen e enverit. DISA JANE PASURUAR ME TE VJEDHUR PRONAT E TE TJEREVE. Disa te pasur me letra po ngordhin per buken e gojes. Ne fund te fundit atdhetar eshte ai qe eshte pronar i nje cope prone ose pune ne shqiperi. Nese individi nuk ka as prone dhe as pune ate nuk e lidh asgje me vendin.

  8. aleko says:

    Shqipetaret ikin me arsye por dhe pa arsye..Arsyeja kryesore eshte prirja ose nje psikoze e vecante e tyre per te braktisur vendin, e pavarur nga fakti se eshte I varfer apo I pasur..Pavaresisht parrullave Shqipetaret nuk futen ne popujt qe duan vendin e tyre..Nje gazetar maqedonas per kete percaktim per Shqipetaret , kur u pyet nese Shqipetaret jane factor ne Ballkan duke u shprehur:..Jo !.. “Shqipetaret nuk jane kurrefare faktori ne Ballkan:, Ata kane natyre cigane dhe nuk qendrojne ne vendin e tyre si Ne Maqedonasit”Per fat te keq ky per4caktim eshte I sakt per staruren tone…

  9. Agimi says:

    Fatkeqesi-kryesore eshte politika qe nuk sjell shprese tek njerezit, dhe padyshim edhe populli qe nuk kerkon te miren ne vendin e vet por dorezohet para politikes dhe marr arratine. Asnjehere nuk mund te ndihesh me mire ne nje vend tjeter se ne vendin tend.Asnjehere nuk mund te shijosh ate qe shijon ne vendin tend. Ne shqiptaret jemi si delet; shkojme mbas deles se pare -edhe nqse se ajo hidhet ne lume..

  10. mik says:

    Pse ikin Shqiptaret ?!
    Rrofte Instituti Gallup qe po ” tregon ” arsyen e ikjes se Shqipetareve.
    Per dijeni te Institutit Gallup :
    E gjith historia e jon asht ‘ Ikje ‘. E keni vene re ne historine e Shqiperise, qe punen ma te mire qe bajme na Shqipetaret, asht te ikim. Nuk e di pse por, asht fakt.
    Dikur, Nostradamus ka than diku : Shqipetaret jane populli i misterit dhe i Agimit !! Nuk e di se ku e ka fjalen. Jena popull i vjeter, apo i cuditshem !!
    Na jena mesu gjithmone me ik. Qysh prej fiseve Ilire te Mesapeve dhe Veneteve ( e te tjereve qe nuk po me kujtohen per momentin ) gjithashtu dhe te fiseve te tjera qe aktualisht jane te pa rregjistrume, historia jone fillon vetem me IKJE !!
    Ikje ( qe sot i konsiderojne levizje ) qysh ne kohen e Pellazgeve. Ikje para dhe gjate pushtimit te Rromakeve. Ikje ne kohen e Bizantit. Ikje para dhe gjate pushtimit Turk. Ikje ne shpalljen e Pamvarsise. Ikje ne kohen Mbreterise. Ikje me ardhjen e Komunizmit, dhe ikje ne IKJEN e komunizmit !!! A nuk jena popull cuditerisht n’ikje ?!! E kush ik ma shpejt se na ?!
    Gallupi do te na tregoje ne IKJEN ?!! Na jena specialista ne Ikje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje