Miku i ngushtë i Lulzim Bashës, Kamil Ekim Alptekin, vijon të ketë probleme me drejtësinë amerikane.
Pasi është akuzuar se ka lobuar në mënyrë të paligjshme tek zyrtarët e qeverisë së SHBA për të ndikuar në opinionin publik kundër Fehtullah Gulenit, drejtësia ka konkluduar sërish me një vendim.
Sipas Washington Post, biznesmeni i njohur turk ka bashkëpunuar me ish-këshilltarin e Sigurinë Michael Flynn, i cili gjithashtu akuzohet se vepron si agjent i një qeverie të huaj dhe kryen komplote për të ekstraduar klerikun turk.

Ndërkohë, sot patneri tjetër i Alptekin tek EA Aerospace, Bijan Kian, bëri paraqitjen e parë në gjykatën federale ku sipas vendimit ka bashkëpunuar me biznesmenin për të lobuar në mënyrë të paligjshme tek zyrtarët e qeverisë amerikane.
“Biznesmeni turk Ekim Alptekin, është akuzuar për drejtim dhe financim të punës së Kian dhe Flynn.
Ai është akuzuar për krime të njëjta si Kian, si dhe duke dhënien e deklaratave të rreme”, shkruan WP.
Vendimi është komentuar edhe nga Partia Socialiste e cila ka reaguar përmes kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.
Deputeti socialist thotë se Basha ka qenë kumbar në dasmën e tij, duke postuar dhe një foto, ndërsa ka dhe një pyetje për kreun e PD.
“Miku i ngushtë i Lulzim Bashës, të cilit siç e shikoni në fotografi i ka qenë edhe “padrino” në dasmë, Kamil Ekim Alptekin merret zyrtarisht nën akuzë nga Drejtësia Amerikane për lobing të paligjshëm, por edhe deklarime të rreme.
Vetëm një pyetje sot për Lulzimin.
Lulzim vazhdon ende edhe ti të japësh deklarime të rreme për lidhjet e tua me këtë person të vendosur nën akuzë në SHBA?”, shkruan Balla.
Hekim Alptekin akuzohet per 6 vepra penale:
1.Konspiracion (marrveshje e kundraligjshme) per te vepruar si agjent i nje qeverie te huaj, duke bere deklarim te rreme si dhe mosdepozitim i deklarates per veprimtarine si agjent (neni 371, titulli 18 i kodit te USA)
2.Veprimtari ne USA si agjent i nje qeverie te huaj (neni 951, titulli 18 i kodit te USA)
Dhe 4 vepra penale qe kane lidhje me deklarata te rreme perkatesisht ne shkelje te Neni 1001, te titullit 18 te kodit te USA.
Akuzat praktikisht janë të njëjta me ato të Bijan Kian (Bijan ose Rafiekian).
Ekim Alptekin njihet si shoku më i ngushtë i Lulzim Bashës dhe ka shërbyer si konsull nderi i Shqipërisë në Turqi, i emëruar nga kryedemokrati në kohën që drejtonte Ministrinë e Jashtme.
Ai ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Demokratike të vitit 2013 duke lobuar për fitoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Akuza e plotë: dokumenti
(TemA)
Bashuku rshte i akuzuar ketu per vjedhjen e 320 milion euro,vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem dhe spiunimin e luftetareve te UCK-se e ky thote qe miku i Bashes eshte i akuzuar ne Amerike.Hajde palle hajde.