Nga Artan Fuga
Trishtim në prag dimri! Pas 14 ditësh protestash studentore dhe që studentët kanë braktisur mësimin, gjendja është e trishtë.
Shpresa ime se më në fund do të hapeshin, shtroheshin dhe zgjidheshin problemet e rënda të akumuluara prej njëqind vjetësh në arsimin, shkencën dhe edukimin shkollor të rinisë shqiptare, që Shqipëria t’i bashkohej emancipimit dhe revolucionit të madh shkencor që ka përfshirë të gjithë botën, po zverdhet, zbehet, bjerret, si gjethet në dimër!
Qeveria nuk ka ndërmend të pranojë se pa hequr këtë kupolë ligjore që i merr frymën dhe e bën inefikas arsimin e lartë shqiptar, që i merr jetën rinisë shqiptare dhe e bën atë të paaftë për të gjithë jetën, kriza dhe kalbëzimi kombëtar do të vazhdojë.
Nuk do ta abrogojë ligjin sepse një ligj i ri do t’a fuste vendin në një krizë politike meqë ky parlament e ka hallin për pushtetin e pesë vjetëve të ardhshme dhe jo për t’iu përgjigjur nevojave të rinisë për arsim.
Dhe në vend të bëjë këtë bashkëbisedon te Gjeologjiku me një dorë pedagogësh të lodhur duke harruar se industria e gjelogjisë dhe e minierave në Shqipëri i ka mbathjet në fund të këmbëve.
A thua se arsimi i lartë shqiptar për ndërtesa vuan!
Cfarë dialogu!!!
Opozita po nxjerr disa ish- universitarë deputetë që tani kujtohen të thonë se përgjegjësia është e ligjit për arsimin e lartë, pikërisht nga ata që katër vite më parë ishin midis atyre që nën zë ose me veprime mbështesnin pikërisht atë ligj të sotëm sotëm që kritikojnë dhe bëhen trima pas kuvendi!
E mbështesnin si pedagogë, tani e kritikojnë si politikanë!
Opozita nuk ka një ligj alternativ për arsimin sepse nuk ka dashur ta bëjë për interesat e veta të ngushta. Cfarë i thotë rinisë: përmbyseni këtë qeveri, kur nuk u premton asgjë studentëve!
Politika i ka tradhtuar studentët dhe ne pedagogët që luftojmë prej vitesh për një universitet të ri!
Arsimi është tradhëtuar nga politika dhe e shumta përdoret për luftën politike midis uzurpatorëve të skenës publike shqiptare.
Studentët nuk po dinë se cfarë duhet të kërkojnë dhe si! Ato 8 kërkesa as nuk dihet se kush i ka shtruar, as nuk dihet se ku janë konceptuar, as nuk u del Zot njeri! Duke e mbuluar gjithçka me një vello misteri!
Ato kërkesa ashtu sikurse janë formuluar, pa asnjë shpjegim, të shkëputura nga kritika e mekanizmave konkrete të zhvillimit të shkencës dhe arsimit, nuk të cojnë dot askund!
Mirë që studentët nuk i kanë, por përse nuk dëgjojnë kur u thuhet se ka gjëra të tjera që duhet të kërkojnë nëse duan të dalin nga robëria dhe bodrumet ku i ka futur shoqëria e prindërve të tyre qofshin këta të papunë, politikanë apo pedagogë?
Përse nuk dëgjojnë?
Unë sot e kam një përgjigje sepse pas dyjavësh durimi ka sosur. Sepse dikush apo disa i pengojnë studentët, ata që njoh unë me mijra, të artikulojnë kërkesat që duhen që ta shkundin njëherë e mirë barrën që u kanë ngarkuar mbi supe dhe që i bën skllevër të humbur për jetë!
Dikush i pengon!
Media as ka fuqinë dhe as nuk dëshiron të nxjerrë mbi dallgë interesin e vërtetë studentor. Nuk investigon, nuk e con kamerën në thellësinë e masës studentore, nuk analizon sepse politizon dhe shkon atje ku janë ata që bërtasin më shumë, te ata që vijnë në studio. Por, a është ai vërtetë zëri studentor?
Si nuk kërkojnë studentët rrëzimin e kuadrit ligjor në fuqi kur nuk ka dyshim që ai ligj i trajton si skllevër? Si është e mundur që kur flet për të drejtat e studentêve ka studentë gjoja të zgjedhur, pikërisht ata që i kundërshtojnë?
Më raftë pika mua për studentët e zgjedhur që përfaqësojnë studentët dhe që janë nën kontrollin e dekanëve dhe të disa pedagogëve uzurpatorë!
Media nuk ka gazetarë specialistë të arsimit, rinisë, shkencës. Nuk di të raportojë për to.
Drejtuesit e agjencive dhe të bordeve ministrore dhe jo pak drejtues fakultetesh, antarë senatesh, nuk ndihen sepse janë mësuar me këtë sistem të kalbur dhe të paturpshëm që merr në qafë jetë studentësh dhe tallet me ta.
Emra pa fund plagjiaturash dhe askush nuk ka moralin të deklarojë : Poshtë vjedhësit e dijes! Politika i mban ende në gjirin e vet!
Unë kam frikë se Shqipëria e humbi shansin që në sajë të pakënaqësisë dhe ndershmërisë studentore të shtronte dhe zgjidhte një herë të vetme cështjet e arsimit, edukimit dhe shkencës.
Tani 1000 mijë vjet errësirë rrezikojmë!
Studentët e gjorë kanë mbetur pa drejtim pa zë, pa ndërgjegjen e asaj që duhet të bëjnë dhe kërkojnë realisht.
Cdo minutë që kalon shoh gjethe që zverdhen, dobësohen dhe bien në këtë prag dimri që do të zgjasi nëse jo ndryshe edhe 30 ose 50 vjet të tjera.
Shqipëria paska zgjedhur që të jetë një muze në qiell të hapur i prapambetjes dhe sakrifikimit të brezit të ri!
Cfarë trishtimi!
Pas dy javësh përpjekje duket se je i zhytur në një shurdhëri planetare, ku askush nuk dëgjon, dhe në vend të arsyes sundon hipokrizia e një mbështetjeje fallco që secili për modë dhe për të larë gojën thotë: Ah jemi me rininë!
Ndërkohë e shoh këtë rini plandosur për tokë, rrëzuar, plagosur tek lufton në një natë të errët nuk dihet se me cilin, nuk dihet se për kë, nuk dihet se për çfarë!
Z.Fuga pse beni vetem kritika a ka mundesi te artikuloheni me shqip si zgjidhen keto probleme ?
Ju nuk sqaroni duhen zgjidhur me diskutime e debate te gjera midis qeverise petagogeve dhe studenteve si pale te interesuara apo me megafon ne dore duke bertitur ne sheshe.
JU THONI FAJIN E KA LIGJI por nuk thoni ishte me mire arsimi para ketij ligji ?.Diskutimet serioze ne universitete apo revolta ne rruge e rregullon ligjin.Ngrini problemin e plagjiaturave te petagogeve eshte problem i ligjit apo i mbartur ne vite?
ZOTI PROFESOR NESE DONI TI SHERBENI VENDIT XHVISHNI VEHTEN NGA POLITIKA DHE JEPNI KONTRIBUT REAL NE PERMIRESIMIN E GJENDJES SE TE VESH DUART NE KOKE E TR FLASISH SI MITINGASH VEC E BEN ME KONFUZE SITUATEN.
Cfare studentesh o professor. Mos u jepni merita qe nuk I kane. Studentet i nxori dikush ne rruge dhe i la atje ti perdorin te tjeret. Ke te drejte kur ngre nevojen e rishikimit te ligjit per vendosjen e arsimit te larte ne baza te shendosha. Po kujt i thua. Te rinjte e duan arsimin sic eshte, nuk i shqeteson mosvajtja ne leksione, kerkojne ca leke dhe konvikte me te mira. Nuk e kane fare konceptin e debatit dhe cilesise.
Krejtesisht dakord me Ju profesor!!
Protesta duket si e zbehur, e paqarte dhe e polarizuar ne ekstrem. Po i merzit njerezit me mungesen e vendosmerise per te kapitalizuar potencialin qe ka. E filluan mire me kushtetuten por nuk e di se cilat kulisa ja zbehen rendesine. Pikerisht tek kjo kushtetute e shoh rivitalizimin e mundshem te protestes. Duhet te shtohen pikat ne te, te zgjidhen garantet e saj, te artikulohen edhe nje here qarte kerkesat ndaj qeverise! Vetem pasi te behen keto hapa mund te dialogohet me qeverine, dialog i domosdoshem duke patur parasysh qe disa kerkesa jane vertete abstrakte (p.sh.: vetem shtimi i nje llambe ndricimi mund te konsiderohet permiresim i kushteve).
Rama eshte ne momentin me te dobet te vetin, pas maskaradave te njepasnjeshme ne ekranet kryesore (per nga shikueshmeria) dhe eshte koha e duhur per t’i marre maksimumin e leshimeve!
Cfare intelektuali je ti ?Je nje zvarranik, nje vanitoz, sikur ti ke mend dhe te tjeret i shikon me mikroskop, se vetem ti u shkollove dhe je perfekt te besh si te duash , pasi u ngrohe si te desh qejfi jashte vendit!Çfare i ke dhene ketij vendi?Ata pedagoge qe sheh ti , qe nuk te takon as t’i permendesh, jane doktore , profesore te nderuar, me arsim edhe jashte vendit , gjeologe, inxhinjere,qe e kane prekur dhe e prekin kete vend me pellembe, e dashurojne , madje dhe me te thjeshtit ,se i ben fusha ku japin dije dhe u hulumtojne studenteve ta duan vendin , kurse ti qe u shkollove ne degen si ta kishte qejfi, se i kishe krahet e ngrohta, na derdellis, turp te kesh! Mirenjohje per te tille pedagoge.
Nuk te pelqen se respektuan diskutimin me Kryeministrin, i cili eshte figure e nderuar, e respektuar, kushdo qofte dhe vecse zgjidhje po kerkon per te miren e Arsimit dhe te femijeve tane.
Te lumte Luce!
Profesor mendjemadh ! Profesor qe ka pare veten ne pasqyre ei ka pelqyer vetja. Si guxon e ofendon koleget tend ? Po ju a jeni i lodhur ? C’ke bere ti qe e mbivlereson veten ? PO, ke te drejte ! Ke nje foto kapardisur mbi motorr. Asgje tjeter me shume . Kete foton me duar ne koke po ta permedn per te thene njerezve : Mos e besoni se eshte i cmendur ! Po te ishte sic pretendon do fliste me shpirt e zemer si i madhi Rexhep Qosja ne shkrimin drejtuar studenteve. Dialogu balle per balle i zgjidh problemet .
Sa bukur e ngriti problemin ai studenti i gjeologjikut .
– Si mund te dale une inxhinjer me 1 jave praktike ? Po ky mund te jete shqetesim per te gjite fakultetet. Simund te dali mesues nje student duke bere nje jave praktike ? Po ai infermieri,doktori, agranomi apo veterineri ? Po nga doli ky shqetesim ? Nga 8 pikat ? Jo ! Doli ga bashkbisedimi . Ndaj ,o Artan Fuga ,bej thirrje per te bere dialogun universitete -qeveri,pa tjeter me pjesmarrjen e studenteve. Psh , per piken e pare rritjen 5% e debartojne ata te ekonomikut e jo ata te mekanikes. Te mekanikes mund te debatojne psh, praktikat. vetingun e pedagogeve ……. Me duket se protesta e studenteve po kthehet si revolucioni kulturor kinez…. Bllokimi i rrugeve ngjall vetem urrejtje ndaj tyre. C’;faj ka populli t;i bllokosh rrugen ? C’fare do fitosh ,o profesori i shquar ?
O Fuga! Fol nje here tamam ne ke ndermend te flasesh me qene se e heq vehten si me te zgjuarin ose qepe… Duhet te kuptosh se deri tani ketij vendi qe te mban me leke dhe te paguan udhetimet e shtrenjta jashte shtetit nuk i ke dhene as sa nje kamarjer i zakonshem. ÇDO GJE E KE QYL POR TE PAKTEN HESHT, QEPE.
Z.FUGA . U EMRUA NJE Z/MINISTER DHE E KEMIATE QE LLOMOTIT . ASHTU SI AI DHE JU JENI NE TE NJEJTIN NIVEL . PO TE ISHIT BURRA DHE PO TU DHIMSESHIN SHQIPERIA DHE STUDENTET ISHIT ULUR ME KOHE ME KM TANI ESHTE MOMENTI TE KTHJELLOHET SHQIPERIA PER TE GJITHA POSHTERSIT QE I KENI BERE JU AKADEMISTE E PETAGOGE . QEVERIA DUHET TE MARRI MASA TE RREPTA PER ARSIMIN NE PERGJITHESI DHE ARSIMIN UNIVERSITAR NE VECANTI DHE KJO Z. AKADEMIST KERKON PJESMARRJEN EDHE TE STUDENTEVE SEPSE DUHET TE TRIDBHEN ATA QE DETUROJNE VAJZAT NEPERMJET 100 POSHTERSIVE TE TIPIT POLLO QE DETYROJNE VAJZAT ……. PRANDAJ LERINI LLAFET DHE PO JENI BURRA PUNONI.
Bashkohem me trishtimin tuaj.
Siç duket na iku ky rast. Vërtet do na duhen 50 vjet të tjerë që të na vijë një tjetër?!?!?!
Mbase keni të drejtë.
Mjerë ne.
Ky popull nuk jeton dot sistem shum partiak , se futen ne konkurenc te gjitha mostrat kriminelet mashtruset e konsrabandistet kush te mari pushtetin .ky popull mund te zhvillohet vetem me kerbaç pa frik nuk bejn prokopi , kta duan nje te par ti vej ne rresht mundesisht mos jet hajdut kriminel e kondrabandist e mos shesi vendin e vet dhe kerbaçin ktyre njerezve dhe vetem ashtu hecin perpara , me rrugaçet ne politik ky vend ben dhjet hapa mbrapa nje perpara , burgaxhiu rrit vetem burgaxhi , krimineli e drogmeni rrit kriminel e drogmen dardha bie nen dardh , keq e me keq do shkoj ky vend deri sa te shperbehet komplet dhe te vij popullsi tjeter te kujdeset per ket vend , se ky popull qe e dhjet dhe e shan vendin e vet nga mengjesi ne dark nuk do bej kurr prokopi , llumi i kombit aq shum e shkaterruan njeriun ne kte vend kto 30 vjet demokraci muti me ojqt me rromanet e vrimave dhe me mentalitetin kush vjedh vret mashtron prostituon esht i zoti , ky esht fundi , mostrat pollen mostra kaq esht kthyer ne popull moster populli shqiptar , nuk kan as nder as moral as dashuri per njeri tjetrin as dashuri per vendin as ndergjegje , esht i xhveshur nga te tera .injoranca ka prekur dyshemen te ter kopjojn njeri tjetrit degjojn njeri tjetrin dhe hiqen per te zgjuar , nje vend ku nuk dallohen me budallenjt e lindur se dhe ata te japin mend , nje vend ku i dituri mbahet per budalla dhe budallenjt per te ditur se te ter pa perjashtim kan bler nga nje dipllom dhe nuk dihet kush esht i aft per dipllomen qe ka , se mashtrusi badakçiu i mbyt me fjal te mençurit dhe ben lloj lloj makinacionesh ti zer vendin dhe jeni kta qe jeni , per mos me ju mor msysh , por mos pafsh popull tjeter si ky dhe shyqyr qe jeni katandisur nje grusht njerez se boten belaja do pillte me ju.O SA MIR ME QEN SHQIPTAR . Kan kalu 30 vjet jemi kthy 100 vjet mbrapa per kultur inteligjenc dhe njerzillik.
Bravo luce!!!!!!!!!
Kur brekët i ve në kokë, koka të bëhet b..ë, dhe pastaj flet si me b…! Profesori i gjithëdijshëm paska nevojë për riformatim! Le të përballet Fuga me këdo nga ata kolegë që ai i përmend si të lodhur dhe të shohim kontributin e sejcilit për këtë vend!
Konfuz deri ne idiotesi ; ne fakt keshtu ka bere ky “intelektual” gjithe kohen; edhe ndonje ide pozitive e rrudh me marrezite e tjera qe artikulon. Shprehja me e sakte e tij eshte ” Me rente pika mua …”. Ne fakt ketij i ka rene pika mu ne piken e penalltise , cacke te kokes.
Kam lexuar shume nga prof. Fuga dhe shume herw nuk kam qenw nw njw mendje me tw. Bile ,per kwtw, mw duket se mw ka heqw edhe nga facebook-u i tij. Por kwsaj radhe, nuk jam dakord me ata qw ,jo vetem e kundershtojnw, por, pa tw drejtw, edhe e fyejnw. Mendoj se problemet qw ngre,janw ato qw shqetwsojnw mjedisin universitar sot. Edhe “fyerjen”, qw, sipas disa komentuesve, u bwn kolegwve tw gjeologjikut, mendoj se nuk mendojnw drejt komentuesit, mbasi vetw shteti i kwtyre tri dekadave, i ka zhvlerwsuar ata. Ku janw gjeologjia dhe minierat sot?!. Pra prof. Fuga ka bwrw skanerin e kwsaj situate, ndersa zgjidhjen e lw nw dorw tw atyre qw kanw tagrin dhe mundwsitw per ta ndryshuar gjendjen. E kwta janw: qeveria, opozita, studentw e padagogw. Po nuk u morwm vesh me njwri tjetrin, do mbetemi nw tranzicion gjithw kwtw shekull
“Profesor”, “Akademik”, “Cjithologu” Artan Fuga…
Meqenëse e nise me “brekët”, po të përgjigjem me të njëjtën monedhë…
Nëse pedagogëve FGJM-së ju kanë rënë “ato” në fund të këmbëve, aq më keq industrisë së naftës dhe asaj minerare, ju, me këto budallallëqe që po shkruani, jeni fare lakuriq…
Nuk kam çfarë t’ju them tjetër veçse ju kenj deformime në strukturë, do të thoshte një pedagog i lëndës së Mekanikës…
KEQARDHJE…
Populli eshte i gjithe hajdut , meriton te gjitha se i pelqejne . Ju pelqen te jetojne dhe pushojne ne pasurine e te tjereve. NE SE POPULLI DO TE REGULLOHET DUHET TE DALI NGA KONCEPTI SOCIALIST. asgje nuk eshte sociale jane private kane zot . Vetem privati e nderton vendin, jo nje grup hajdutesh me cfare do emri qe kane . Kur populli te kuptoje kete atehere vendi do regullohet. Dhe studentet nuk do kerkojne trahana se do jene pronare dhe do flasin si pronare.. Tani flasin si te sklleveruar te uritur dhe nuk dine cfare kerkojne..
Trishtim i madh gjithandej. Shko e futja noj gote raki o demagog, pedagog, truthare!
Korrekt Z.FUGANe mbreterine e qorrave ai qe eshte me nje sy eshte mbret
Pedagog me te lodhur se ty o Fuga, une nuk njoh tjeter. Vetem shqipja jote e lodhur dhe stili yt tejet i dhjere tregon se si plak mbi 60 vjec je i mbaruar. Se afermi te fillon shurra ne pantallona ne menyre te pavullnetshme….
I gjithëdijshmi dhe fortrrjedhuri Fuga!
Nëse pedagogët e Gjeologjikut janë “të lodhur”, janë sepse kanë kontribuar me mish e me shpirt për këtë vend, që ti dhe soji yt, që jeni lodhja e këtij vendi, të mund të kishe mundësi të vishje ”brekë”. Por me sa duket, si pabreks historik që jeni, ftohja ju ka hyrë thellë dhe diarreja ju ka shpërthyer trurin! Kërkoju falje kolegëve dhe prano mëshirën e tyre! I tillë je katandisur!
LETER E HAPUR DREJTUAR AKADEMIKUT ARTAN FUGA!
“…Sepse mjedisi, hapësirat urbane dhe rurale, natyra, territori i administruar në një mënyrë ose një tjeter, nuk kane vetëm vlere ekonomike, kjo po së po, por edhe vlere turistike, estetike, etj.” Kështu shprehet Z. Artan Fuga në parathenien e librit të tij “Komunikimi në shoqërinë masive”. Por mesa duket ato që shkruan nuk i ka të qarta as vete, ose nuk i mban mend (po guxojmë të themi më siguri nga lodhja), ose nuk i beson dhe ka qasje konfliktuale më ato që shkruan (po guxojmë të themi sërish, më siguri nga lodhja).
Por, ajo që mund të themi më siguri, nisur nga shkrimi në gazetën Tema (20.12.2018) është së njohja e tij për ekzistencen e mjedisit e natyrës dhe profesionistëve që e studiojnë e punojnë për mjedisin, qenka shumë për të dëshiruar, edhe pse Akademik.
Në artikullin më titull: “Artan Fuga sulmon koleget e tij: Rama takohet më pedagogë të lodhur, që i kanë mbathjet në fund të këmbëve……” , duke anatemuar dhe ofenduar në këtë mënyrë, më dashje apo pa dashje, nga dija a cinizmi, jo vetëm një “dorë pedagogësh të lodhur”, siç shprehet ai, por një gjeneratë të tërë që kanë mbajtur e mbajnë më nder këtë diplomë e ushtrojnë këtë profesion; një institucion edukimi të arsimit të lartë, që prej krijimit të tij ka mbajtur peshën e edukimit e formimit të llojit të inxhinierëve të konsideruar si fronti më i vështirë i inxhinierisë në gjithë botën: asaj të gjeologjisë dhe miniereve; dhe më të eger e të frikshëm gjatë kohës së diktaturës, në Shqipëri. Duke harruar a mos ditur që këta janë të parët që i studiojnë e projektojnë vlerat e natyrës e mjedisit që ai përmend.
Nëse, industria e gjeologjisë dhe minierave është siç thoni ju; “me mb… në fund të këmbëve”, kjo jo për faj të inxhinierëve të gjeologjisë e minierave, as të pedagogëve “të lodhur” të tyre, po prej ekzistencës së një shumice njerzish, me pushtet dhe pa pushtet, që mendojnë kështu si ju, që konsiderojnë inxhinierin gjeolog e të minierës të lidhur vetëm më minierat, jo rrallë edhe si një profesion të panevojshëm në kohët e sotme. Dhe harrojne, që koka e tyre rri e qetë në një strehë, vetëm pasi ndertuesi ka zbatuar e respektuar deri në rigorozitet një projekt të inxhinierit gjeolog, se përndryshe medet njerëzia ç’do kishte parë. Dhe harrojne se liderat e ekipeve inxhinierike të veprave gjigande sot në botë (metro, tunele e gjithfarë) janë inxhinierët gjeologë e të minierave. Dhe kostot për të përgatitur një profesionist të tillë i kapërcejnë shifrat tuaja të perceptimit, dhe sigurisht nuk iu duket arsye kërkesa për ndërtesën e rrëmbyer, sepse për një filozof a punonjës social mjafton një pako letër, një tufë lapsash e një biblioteke dixhitale. Jo më kot, në Francën e shkencës dhe inxhinierisë, të kulturës dhe arteve, inxhinieria nuk është thjesht diplomë, por Titull. Dhe inxhinieri gjeolog apo i minierave qendron në top-listen e inxhinierive, për nga vështirësia dhe rëndësia.
Të jesh “i lodhur” nga puna e mundimshme e me përgjegjësi të mëdha, kjo vetëm të nderon. Të jesh “i lodhur” nga lufta për të sfiduar realitetin, dhe “filozofët” e çmendur shqiptar, duke u përpjekuar të jetosh më ndershmeri kjo veçse të fisnikëron. Të jesh “i lodhur” së puna të ka detyruar të ecësh më mirë nëpër male e galeri sesa në bulevard, gjithashtu vetëm të nderon.
Dhe në ka rracë profesionistësh në këtë vend, që i kanë qëndruar me dinjitet e ndershmëri sfidave, diktaturave, burgjeve, tranzicioneve, ata janë inxhinierët e gjeologjisë e minierave. Dhe në ka rracë që nuk i ka bërë kurrë marketing punës së vet, por kokëulur vetëm ka punuar duke respektuar ligjin e shtetin ata janë inxhinierët e gjeologjisë e minierave.
Por fatkeqësia është tjetër kund zoti Akademik, ju “ndoshta” nuk i dini megjithëse pretendoni që jeni “Akadmiku qe i dini të gjitha”, por që në shumë raste keni treguar që nuk dini azgjë. Ju merreni me “mb..nëpër këmbë..” por harroni që ju nuk keni mb..fare, thjesht jeni një Akademike lakuriq.
Populli thotë: “Fale Zot se nuk di çfarë thotë”! Por, keni guxuar shumë z. Fuga. Se në fakt ju dini të hidhni “gurin e parë” dhe njihni vetëm pikën e ngopjes së durimit njerëzor, dhe s’keni idenë se ç’ndodh kur Toka barset e i sos durimi.
Por, megjithatë, nuk marrim përsipër të gjykojmë se përse ju keni artikuluar këtë fyerje, nga lodhja, padija, apo ngaqë vetë jeni “lakuriq”. Jo se ne nuk dimë të guxojmë…, por, kjo është përgjegjësia juaj dhe relacioni tuaj me veten. Të vetëvlerësuarit nga maja e Olimpit nuk u jep të drejtën të zhvlerësoni askënd, sepse pastaj përfundoni ASKUSH. Ndaj, ajo ç’ka detyrimisht kërkojmë, është ndjesë publike për ofendimin publik bërë komunitetit të inxhinierëve të gjeologjisë e minierave dhe stafit akademik të këtij fakulteti.
Në mbyllje citojmë “Mjedisi kthehet në një mesazh mediatik, ose kthehet në mesazh marketingu, kurse komunikimi i rrit ose i ul vlerat materiale, financiare, reale të hapësirës materiale!”*
Zhvlerësimin e vlerave materiale e mjedisore të këtij vendi, me fjalorin e përdorur për komunikim në artikullin në fjalë, e keni realizuar më së miri.
Së fundi urojmë të ndodh, por jemi të bindur që nuk do të kërkoni ndjesë publike sepse, ju jeni nga ata akademikë që nuk keni as b…e as….b…., thjesht jeni një Akadamike Lakuriq, që vetëm mburreni dhe nuk keni kurajo ta bëni këtë.
______________________________________________________________________
• – Fuga, A. Komunikimi në shoqërinë masive. Libri i parë: Mjedisi si imazh i komunikuar, f.23